Me luftu për shtet për komb është patriotizëm dhe cilësi, por me bë dhe me mbajt shtet kërkohet njohuri

Opinione

Me luftu për shtet për komb është patriotizëm dhe cilësi, por me bë dhe me mbajt shtet kërkohet njohuri

Nga: Luz Tomaj Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:39
Luz Tomaj

Elita e shtetit të Kosoves, kryesisht apo në tërësi, vjen nga radhët e UÇK, ushtris çlirimtare, nga radhët e atyre që u flijuan për atëdhe, atyre që sakrifikuan. Populli i Kosoves, askujt nuk i është më mirnjohës se atyre që u flijun, se atyre që luftuan dhe atyre që edhe në forma të ndryshme, kontribuan, që populli të shef dritë.

Por tani, thënë shkurtazi, gjatë këtyre 20 viteve, pas përfundimit të luftes, pas shpalljes së pavarësisë aqë shum të pritur, ju të cilët erdhet në pushtet, të cilët u bët të pazavendësueshëm, nuk arrijtët ta rrumbullaksoni formimin e shtetit, ta bëni dhe ta forconi shtetin, të cilët, edhe sot e kësaj dite, i mbetët borxh popullit, po ia humbëni vetëvetes vleren e luftëtarve, dhe si duket, atë po e kompenzoni me përfitime materiale nga kapja e shtetit.

Autorët e shkrimeve të shumta, i shprehin mendimet dhe pikëparjet personale, sejcili nga këndveshtrimi personal, dhe, mund të thëm se tëgjith apo shumica vijnë në të njejtin përfundim. Mjerisht, edhe shprehja e mendimeve të shumta, kur është fjala për eliten politike, është bërë, si që thot një fjalë e moqme fol me tavan. Megjithatë do përpiqëm me i shprehë ndoshta edhe me i përseritë ca pikëpamje.

Komunikimi në mes liderëve politik

Ndonë se në pyetje është shteti, është populli bartës i shtetit, mënyra se si liderët, përfaqsuesit e popullit, komunikojnë në mes vedit është e mjerueshme. Komunikimi zhvillohet në bazë të përkatësive të subjekteve politike. Edhepse në pyetje është interesi i popullit, një subjekt politik, me padurim dhe me kënaqësi e mirëpret, qoftë edhe një levizje politike të gabuar, të subjektit tjetër, për t’ia shkarku fajin. Rasti më i freskët, dje, më ranë në sy apo vesh, reagimet e Kryetarit Thaçi dhe Kadriut, përkitazi me ndodhit në dy komuna të veriut. E bërën hor Kurtin, duke aluduar edhe në çështje të sovranitetit. Në këtë moment, nuk pretendoi të vlersoi se a ishte veprimi i Qeveris i drejtë apo i gabuar, në ato komuna. U përmend edhe sovraniteti, për të cilin do flas në vijim, por ua kisha bërë një pyetje Kryetarit Thaçit dhe Kadriut, deri dje, Kryetar i Parlamentit, kur e vizituan, për herë të fundit, pjesen e veriut. Javë më parë, në një artikukll, e lexhova deklaraten e një shqipëtari, banor i veriut, se që nga pavarsia, vetem një apo dy herë, ata pak shqiptar në veri, kishin qenë të vizituar nga liderët e shtetit!!!!

Çka mund të pret populli i shkret??!! Shiqoni formen dhe përmbajtjen e komunikimeve në relacionin Kryetari i shtetit - Kryeministri - Kryeparlamentari etj. Mjerim. Nuk i bie në mend askujt që të largohet. Nuk egziston komunikim me përpjekje të këmbimit të mendimeve, për koordinim të përbashkët për zgjidhje të çështjeve në interes të shtetit, të popullit.

Shteti dhe sovraniteti

Teorija e shtetit, madje edhe praktika, është tejet e qartë. Teoria mëson se sovraniteti, si një karakteristikë thelbore e pushtetit përfshin tri elemente të pashmangëshme:

Një - pavarsin ndaj pushtetit të çdo shteti tjetër,

Dy - mungesen e çdo kufizimi formal për pushtetin në nxjerrjen e ligjeve, dhe

Tre - epërsin e pushtetit shtetëror, në teritorin ku ai shtrihet, mbi çdo pushtet tjetër.

Bazuar në këto elemente, shtrohet pyetja e sovranitetit të shtetit të Kosoves në pjesen e quajtur veriore të Kosoves. Jo, nuk shtrihet sovraniteti në atë pjesë. Unë vërej nga larg se ajo pjesë është e izoluar dhe nuk i rrespekton as ligjet as urdhërat e shtetit të Kosoves. Për çdo veprim në atë pjesë, si duket, pushteti i Kosoves, mund ti ndërmerr në koordinim me atë KFOR, UNMIK apo si quhen. Sa herë lexoj deklarat të përfaqsuesve serb nga veriu se ata dëgjojnë vetëm Beogradin, që don të thot se për ta Prishtina nuk egziston. Kjo gjendje nuk është nga dje, nuk ndodhi gjatë qeverisjes Kurti por është në vazhdimsi që nga pavarësija e Kosoves.

Ditë më parë, lexova edhe deklaraten e Ises se me këto vota, mund të ndryshohet edhe Kushtetuta. Zoti “akademik” a e ke lexu donjëherë Kushtetuten. Kam shkruar disa her në këtë temë. Parlamenti nuk mundet me e ndryshuar Kushtetuten pa votat e Listes serbe, mjerisht, neni 65 pika 2. Përveq kësaj, Kushtetuta përmbanë edhe të meta tjera, të cilat e ilustrojn se ajo nuk e përmban vullnetin e popullit. Edhe pas 12 viteve, pushteti nuk ndërmerr masa për nxjerrjen e një Kushtetute në bazë të vullnetit të popullit.

Vite me radhë, zhvillohet dialogu Kosovë - Serbi, bile bile atë po e dirigjon Serbia. Pse more gjatë 12 viteve në pavarsi, Kosova nuk ndërmuar asgjë në aspektin e krimeve dhe dëmeve të luftes. Vetëm këto veprime e kishin gjunjëzu Serbin gjenocidiale. Në se ka pengesa, e unë mendoj se nuk ka, për inicimin e kërkeses, për krime, në aspektin penal, nuk ka kurrëfar pengesa për parashtrimin e kërkeses për kompenzimin e dëmeve. Si që është e preferuar, një kërkesë e tilli i parashtrohet, drejtëpërdrejt Serbis dhe, në se nuk arrihet marrëveshja, në radhë vjen kërkespadija pranë gjykates kompetente.

O ju pushtetar, rehni gjyks se keni luftuar, në rregull, por, a duhet të ndërmerrni diçka për atë numer të viktimave që ranë për këtë shtet, për ato femra që u dhunuan, për ato dëme që u shkaktuan.

Kush nuk din me mbajt shtet nuk ka haber as në diplomaci

Dialogu që e përmenda, hyn në sferen e punëve diplomatike. Hapja e dialogut është pasojë e mosdijes së diplomacisë. Në proceset diplomatike duhet radhitë gjërat se cila është e para dhe cila e radhes. Çështja e krimeve dhe dëmeve të luftes është desht dhe duhet ti prij çdo levizjeje diplomatike. U lodha më me betimet në SHBA. E kuptoj se është mirë ruajtja e marrdhënjeve dhe raporteve me SHBA. Por, veprimet e pushtetarve të Kosoves, më shpiejn të mendoj se a po paraqitet Kosova si shtet apo vetëm kërkon mëshirë nga SHBA. E kuptoj se Kryetari i SHBA-ve, është mjaft i papërshtatëshem për dijaloge. Hiq ma i mir nuk ishte as i deleguari i tij - R.Grenell. Mirëpo, edhe ata sjellen ashtu qysh ta shofin terenin. Me fjalë tjera, Kosova duhet me e skjaruar dhe me e argumentuar pozicionin dhe kërkesen e vet. Më duhet të thëm se, për Kosoven, i kam shkruar Kryetarit të SHBA-ve, përveç kë saj, një artikull të gjatë historik, e kam distribuar dhe e kam dërguar në shum adresa. Z. Grenell, nuk më la përshtypjen e diplomatit, por, është çka është. Në adres të Ambasadës në Gjermani ia kam përcjell artikullin e përmendur madje ia kam dërgu edhe një letër, në tëcilen i kam sygjeruar se si ndërmjetësues, nuk guxon të harroj se para vedit i ka dy palë - Serbin si egzekutore te krimeve gjenocidiale, në një anë, dhe Kosoven si viktimë, në anën tjetër.

Kur bëhet fjalë për diplomaci, mbaj përshtypjen se, gjatë tërë periudhes si shtet, Kosova ka çalu, dhe si pasojë, paraqitet edhe stagnimi i njohjeve. Në se edhe këtë dobësi e shiqojmë në konstelacion me shtresen politike të Kosoves, në përgjithësi, nuk është befasi. Prandaj, shtresa politike, klanet e ngushta të subjekteve politike, më në fund, duhet të vetëdijsohen, dhe vetëm me largimin e tyre, ia bëjn të miren popullit, ia hapin rrugë e perspektives shtetit. Po ua thëm troq se, personalisht jam në kontakt permanent me Senator dhe antaren e Kongresit këtu në SHBA madje edhe me njerz të Byros federale të hetimeve, dhe, ky shtet, të korruptuarit në Kosovë, bartësit e krimeve të organizuara, i dinë me emer dhe mbiemer dhe, ky lloj i krimit, i korrupcionit e mbyll, përveç tjerash, edhe rrugen e liberalizimit të vizave.

Është koha e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat