Epidemia dhe diktatura?!

Opinione

Epidemia dhe diktatura?!

Nga: Skënder MULLIQI Më: 6 prill 2020 Në ora: 13:14
Skënder MULLIQI

Epidemia dhe diktatura i kan dy karakteristika të përbashkëta, e ushqejnë njera tjetrën, qëndrojnë dhe përhapën të njerëzit .

Edhe epidemia edhe diktatura sigurisht së e kan përiudhën e inkubacionit.Kur, sulmojnë janë tepër të rrezikshme , njëra të futët në trup, e tjera të dërgon para gjykate, dhe gjithqka është tepër vonë. Epidemia  dhe diktatura kan ngjashmëri edhe tjetër.Njerëzit mendojnë së këto të liga duhet ti ndodhin dikujt tjetër , dhe jo edhe  familjeve të tyre  .Edhe Karantina  nga koronavirusi dhe qelitë e burgut nga diktatura  janë të përbashkëtat e tyre .Nese e para është e padukshme , që na godet nga toka , këtë të dytën e shohim mirë. Shohim së si pendreket policorë na godasin mbi kokë dhe trup.Edhe në këtë kohë koronavirusi , diktatura mund të rishfaqët keq , duke futur nën kontroll gjithaqka . Dhe, natyrisht së mund të kërcet  dajaku mbi ata  që nuk i përfillin rregullat e diktaturës.Ne, diktatorët i patëm mbi kokë për gjithë këto vite , e tash, kur pak a shumë në zgjedhje të reja  fituan forcat liberale , ish diktatorët e rënë nga pushteti, por jo i rënë edhe aparati i tyre dictatorial , mori forcë nga shfaqja e pa pritur e epidemisë , dhe  mori forcë edhe Grenel diplomacia e dorës së fortë , më gjasë e ndikuar  nga diktatori Putin,  me e rrëzuar qeverinë  reformatore të Kosovës. Diktatorët nuk e pranojnë lehtë humbjën e pushtetit , dhë  privilegjet që i sjellë ai .Mësyn mbi qeveri si ujëqeritë e pangopshem , së kështu zatën funksionon   edhe diktatura.Karantina për ta u bë terreni  i përshtatshëm për të dalë edhë një herë  në misionin e tyre rrënues ,siq jemi mësuar më i pa që 20 vite. Nese virusi është i padukshem dhe nuk selekcionin armiqë, diktatura dhe diktatatorët   armiqët i kan te selekcionuar. Si të pamëshirshem që janë , edhe po bëjnë veprime të pandalshme për egot e tyre të sëmuara për pushtet dhe para.E rrëzuan qeverinë, tentuan të shpallin gjendje të jashtëzakohsme , për të vu gjithqka nën kontroll .Dhe , e treta, po provokojnë dhunë në kohë epidemia në Veri të vendit, për ti realizuar skenarët e ërreta për ndarje të Kosovës ! Për diktatorë  më të rrezikshem janë “armiqët” e mbrendshem së sa “armiqët” e jashtëm. Me armiqët e jashtem bëjnë aleanca   , kurse më armiqët e mbrendshem i i qerojnë hesapet  në mënyrën më brutale. Sikur virusi që ka mutacion, edhe diktatura në Kosovë, ka marre të njejtin zhvillim.Kemi mutacion të  ish diktaturës jugosllave dhe  diktaturës ish komuniste të Shqipërisë.  Mutacioni që e kan pësuar i ka bër tepër agresiv dhe  të rrezikshem . Shteti  ekziston  vetëm për qytetarë të dëgjueshem të tyre.Demokracia për qytetarë sjellë masa që nuk prodhojnë dhunë, kurse diktatura për qytetarë  prodhon masa që sjellin dhunë .Edhe të dyja këto, këta  i shfrytëzojnë më mjeshtri, të parën si formë ,e të dytën si përmbajtje?!Edhe masat që i kan marrë në kohë të epidemisë , disa shtete që po thirrën në demokraci , po e shfrytëzojnë  mirë situatën për ta forcuar pushtetin .Kjo po pretendohet të bëhët edhe në Kosovë. Pikërisht tash diktaturat edhe po i  forcojnë aleancat .Diktatura si pandemia , nuk njohin kufi politikë.Kosova  megjithate  pati fat së qeveria  në dorëheqje  po e menagjon  mirë situaten emergjente nga pandemia. Ne këto kushte  që po jetojmë , na duhet qetësia fizike e shpirtërore, për ta tejkaluar edhe këtë sfidë të madhe natyrore. Ata që qytetarët po dëshirojnë ti tërheqin në kahun e padëshiruar të tyre ,nuk do tja arrijnë qëllimit.Kësaj nuk  do ti  thonë pastaj , as gjendje emergjente , as  gjendje e jashtëzakonshme , por i thonë gjendje qrregulluese…! Diktaturat nuk e kan vendin në  atdheun e shqiptarëve. Mjaftë i patem mbi kokë për 50 vite..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat