Agjitacioni propagandistik serb kundër Kosovës dhe keqadministrimi në vendin tonë

Opinione

Agjitacioni propagandistik serb kundër Kosovës dhe keqadministrimi në vendin tonë

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:06
Prof. Dr. Riza Smaka

Sikundër dihet dhe me asgjë nuk mund të përgënjeshtrohet, shteti sërb , veçanërisht, nga Kriza e Lindjes në shekullin e tetëmbëdhjetë e deri sot, ka   zhvilluar aktivitete agjituese e propagandistike kundër Çështjes Shqiptare posaçërisht asaj në Kosovë.

Agjitacionet propagandistike   sërbe  të  trilluara e qellimkëqia, të  stilizuara me gënjeshtra evidente të  cilat i konfirmonte edhe “Ati i Kombit Sërb”, Dobrica Qosiq,  madje edhe të tjerë, falë interesave dhe relacioneve të   fuqive të mëdha të kohës , në një anë si dhe segmenteve shoqërore – politike delikate në vendin tonë, në anën tjetër, zakonisht,  kanë  përfunduar me rezultate të dëmshme për Çështjen Shqiptare veçanërisht të Kosovës.

Vazhdimsia e politikave hegjemoniste sërbe kundër Kosovës edhe nga viti 1999 deri sot,edhe nga shkaku i  jo pak dobësive qeverisëse  në vendin tonë, janë  manifestuar  me efekte të dëmshme, nder të tjera  në tërheqjen e një dyzine të pranimeve të Kosovës nga  shtete të caktuara. Ose , aprovimi i  Ligjit për Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara,  në të  cilat, në kundershtim me  parimet e së drejtës ndërkombëtare penale, do të procedohen , në vend të   cilit do kryes  të aktit  penal,  vetëm  të dyshuarit shqiptarë.

Pse ndodhin këto e të tjera raste të tilla në dëmin e viktimave shqiptare të Kosovës, në një anë,  ndersa  në favorin e kryesve të  dyshuaur me bazë të akteve penale të kombit sërb, heshtet e për aq absolvohen ekzekutorët e krimeve të luftës, në anën tjetër. Gjithsesi , këto e pasoja të  tilla të tjera, në masë të konsideruar   kanë  rëne në truall të volitshëm,  edhe për shkak të  keqqeverisjes  në vendin tonë nga viti 1999 deri në aktualitet. Keqqeverisjet ishin më së të ndryshme nder të tjera në  formë të :

përgatitjeve të dobëta e të mëngëta të akteve ligjore e nënligjore,

zbatimit  të selekcionuar të  akteve ligjore e nënligjore në  fuqi,

sterfryrjes së Administratës publike me punësime  nepotiste, familjariste e përgjithsisht korruptive të bëra nga pushtetarë të caktuar,

humbjes së paarsyeshme të mbi 8000 hektarësh tokë të Kosovës  nëpërmjet  ratifikimit të Marrëveshjes  ( 2018) për Kufirin e Kosovës dhe Malit të Zi,

Pasurimit  nebuloz nga  fondet për  financimin e arsimit , shëndetësisë dhe të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës,

keqprivatizimit të shumë aseteve shoqërore 

abuzimit të tendereve jo rrallë herë të panevojshme ,

formave  korruptive më se të ndryshme,

sistemit destimulativ e  irritues të  pagave në sektorin  publik,

abuzimeve gjatë punësimeve në përgjithsi dh etë punësimeve  me kontrata për vepër,

mosmbrojtjes së  të   drejtave elementare të të punësuarëve në sektorin privat,

harxhimeve të pamëshirëshme të parasë publike,

papërgjegjësisë morale, politike as   juridike e  titullarëve të   funksioneve publike për dështime evidente në  kryerje të  detyrave si dhe për abuzime të pozitave zyrtare, zhdukjes fizike si dhe  parashkrimit të qellimshëm  të jo pak  rasteve juridike  më delikate, degradimit evident në  sistemin  arsimor e shëndetësor, lejimeve  korruptive të  shumë ndërtimeve  në kundërshtim me ligjin në  fuqi, mungesës së sigurimit shënderësor,  invalidor e pensional, shkallës së  lartë e papunësisë, mungesës së  perspektivës jetësore  të rinjëeve e të rejave,

Shkallës  enorme të  emigrimeve  të të rinjëve për shkak të  papunësisë dhe mungesës së shpresave themelore për jetësë normale, standardit jetësor tejet i ultë  shimicës së qytetarëve , në një anë dhe tejet të  lartë për një numër të konsideruar të pushtetarëve, shitjes së shumë  mallrave e prodhimeve të skaduara madje për çmime tejet të larta etj.

Në gjendjen e këtillë,  agjitacioni propagandistik qellim keq i shtetit sërb kundër  shtetit të Kosovës , nëse jo të të gjithë, atëherë po të  një numr i  shteteve  ,nuk  do të mund të   mbetej i   pa  efekte  as  impakte negative për vendin tonë.

Nder të tjera, qytetarët e vendit tonë, gadi të vetmit  në kontinenuk, janë  të  privuar nga e drejta themelore për livizje të lirshme jashtë   Kosovës!Madje as nuk  vërehet në horizont liberalizimi i vizave për qytetarët tonë!

Aktualisht flitet me të madhe për drojen  e  ndarjes së Kosovës, coptimin e Kosovës në favorin e Sërbisë.

Perfaqësuesit e autorizuar të  Kosovës ,duhet të jenë  konsekuent gjatë   negociatave politike me homologët e shtetit  sërb  dhe,  të këmbngulin në  demarkimin -  shënjimin e Linjës Administrative ndërmjet Kosovës e Sërbisë të  delimituar – caktuar në  vitet 1945- 6 dhe egzistente deri  sot.

Po të ishte  vepruar  në  atë mënyrë,  80 ish deputetët e legjislaturës paraprake tok  me liderët e partive politike të tyre,  nuk do ta kishin copetuar as dëmtuar territorin e Kosovës për më shumë se katër sipërfaqe të Vatikanit ,i cili, virtuelisht e sundon botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat