Lëvdatat e Amerikës në adresën e duhur!

Opinione

Lëvdatat e Amerikës në adresën e duhur!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 6 prill 2020 Në ora: 20:32
Ilustrim

Për herë të parë ndodhi që një diplomat i lartë i huaj në Kosovë t'i dërgoj një letër lavdie në emër të një ministri qeveritar.Uroj të mos jetë e vetme.

Pra,erdhën lavdata nga Ambadada e SHBA-ve,në Kosovë,por jo edhe nga kupola e klasës politike e shtetërore e Kosovës.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë,Philip Kosnett,i paska dërguar një letër falenderuese dhe lavdëruese ministrit në largim të Shëndetësisë,Arben Vitia,duke e përgëzuar këtë për angazhimin e tij në luftën kundër pandemisë së  koronavirusit Covid-19,ku ai ndër të tjera shkruan:"Më lejoni t'ju shprehi mirënjohjen time të thellë për përkrahjet e juaja në fuqizimin e bashkëpunimit për ofrimin e ndihmës së nevojshme mjekësore për qytetarët e Kosovës".Por,jo vetëm kaq ministri Vitia është përgëzuar nga ambasadori Kosnett edhe për profesionalizëm në momentin kur Kosova tash 25 ditë po përballet me pandeminë e coronavirusit.

Pothuaja në të njejtën mënyrë vlerësimet për punën e ministrit Vitia dhe stafit të tij kanë adresuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë,Christian Heldt si dhe shefja e Zyres së BE-së në Kosovë,Nataliya Apostolova.

Por,habit fakti se si këso lavdata apo të tjera mungojnë nga Kosova.Tani,shtrohet pyetja:E ku janë dhe ku mbetën liderët tanë shtetëror e partiak?Pse po heshtin?Pse nuk pranojnë realitetin?Kjo është e turpshme dhe e mjerë për kastën tonë shtetërore dhe politike.Asnjë fjalë goje asnjë falenderim në adresë të këtij ministri,mjekëve,infermierëve dhe ekipeve tjera mjekësore gjithandej Kosove.Nuk kanë faj,sepse këta janë të preokupuar më shumë me politikën ditore,por jo edhe me mortajën e cila po merr jetë njerëzish.Këta vetëm llapin natë e ditë në debate politike nëpër studio televizive me akuza e kundërakuza të pacipa ndaj-njeri-tjetrit.

Këtyre nuk u bënë përshtypje as kërkesa e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë,Nicholas Abbott,që të mos merren me politikë në kohën e koronavirusit.Pra,sa të mjerë janë shtetarët tanë në këto kohë të trishta.

Ky është kulmi i paturpësisë dhe i mjerimit të tyre!

Aferim ju qoftë o burra,me ju thënë.

Kosovë,o vend i padrejtësive dhe poshtërsive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat