Respektojini të vdekurit, injorojeni koronavirusin

Opinione

Respektojini të vdekurit, injorojeni koronavirusin

Nga: Ilir Muharremi Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:49
Ilir Muharremi

Më nuk shihen kortezhe të përmotshme, e as nuk përcjellen me muzikë, përsipër nuk ju vendosin as lule, as kurora, as flamuj. Shumica e njerzve të infektuar në botë, po varosen në mënyra më të këqija. Të vdekurit po konsiderohen si demonë, heretik, të spërkatur nga djalli. Në disa shtete po i djegin kufomat,  e në disa tjera po i gjuajnë sipër njëri tjetrit. Të infektuarve të cilët tashmë janë të çliruar nga kjo botë mizore dhe e pa ndërgjegjshme do u pëlqente të vdesin me ceremoni, madje edhe lëvozhga më boshe kërkon të shkelet e të kërcasë.

Vdekja është shumë e rëndësishme, por sipas Nietzches njerzit  akoma s’kanë mësuar të festojnë festat më të bukura. Këta njerëz po vdesin në luftë, në luftë më jetën, por shpirti nuk e përballon dhe i braktisë nga ky ferr jetësor. Shpirti sikur fundos vetveten. Ta kemi të qartë se ata ishin njerëz ndoshta të mirë, prindër, familjar, gjysh, fëmijë, nipër, pronar të ndonjë kompanie, të varfër, milioner, hajdut, budallenjë e ku ta di tash unë. Edhe ata e shohin vdekjen si të urryer, si ankuese, si një hajdute që afrohet hap pas hapi, por ajo vjen si pronare e ekzistencës sonë.Gëzim Krujën, humoristin e njohur shkodran dje e varrosen mes panikut të sëmundjes. Ai u përcoll pa asnjë nderim dhe xhenazës nuk i kishin vendos as lule sipër.

E Çfarë bëri bota me ta, në shenjë “respekti”,  vendosi kurora lulesh të thara në altarin e jetës. Italianët po i djegin kufomat. Një pjesë e familjarëve nuk kanë të drejt të marrin pjesë në varrim. Edhe  goja padhëmbë ka të drejtë ta kërkoj vdekjen me kurora lulesh të freskëta dhe me lotë nga familjarët. Secili nga ne për kufomat e infektuara duhet ta kuptoj ndarjen me nderime, pra t’i bindet artit të vështirë të largimit nga skena jetësore. 

Kam dëgjuar që pleqvë para se të vdesin u kan hequr respiratorët, por edhe këto mollë të thara e meritojnë të zverdhen dhe të rudhen. Njeriut të sotëm ju ka plak zemra disave edhe shpirti. Zemra e tyre është prekur nga krimbi i helmuar. E këta që kanë frikë nga mortja e që izolohen e nuk i respektojnë të vdekurit, sa më shpejt ardhtë stuhia e ti shkundë plehra të tilla sepse janë ushqim veç për krimba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat