Lufta biologjike nuk është përrallë

Opinione

Lufta biologjike nuk është përrallë

Nga: Armend Halimi Më: 7 prill 2020 Në ora: 23:52
Armend Halimi

Njerëzimi krahas zhvillimit të mbarë, prej se ekziston nuk ka rreshtur në përpjekjet për zhvillim edhe për të kundërtën, pra atë të shkaktimit të dëmit vetëvetës. Në këtë drejtim, paralelisht me shpikjet frytëdhënëse që kanë lehtësuar jetesën, janë zbuluar dhe akoma zbulohen mjete e metoda për vështirësimin dhe lëndimin e saj. Kjo e fundit është kështu pasi që bota ndoshta është e mbushur më tepër me armiqësi sesa miqesi, garë e rivalitet mes të mdhenjëve të globit, e gjithë kjo për realizim interesash ekonomike e territoriale të vendeve apo aleancave të caktuara.

Për realizimin e këtyre planeve historia njerzore ka regjistruar shumë ngjarje me pasoja të mëdhaja si pasoj e agresioneve (luftrave) të hapura, si sulmet e pushtimet apo aneksimet nga një shtet ndaj një shteti. Luftrat klasike, qoftë edhe ato me armë atomike nëse mund t’i quajmë ato jo vetëm me fronte por edhe me sulmues të hapur, nga bota demokratike e civilizuese kanë kërkuar përgjegjësi nga agresori para mekanizmave ndërkombëtar të drejtësisë, gjë që për veq kompensimit material që kanë bartë, kompensimi moral i epitetit të fituar si agresorë i ka dobësuar në arenën ndërkombëtare.

Prandaj, për të iu shmangur gjithë kësaj, hegjomonistët me motive dominimi në arënën ndërkombëtare kanë përdorur mjete tjera më pak të sofistikuara por me më shumë kapacitet të pasojave dhe të përshtatshëme për fshehje të përgjigjësisë, edhe pse përdorimi i tyre sjell përgjegjësi të madhe. Për pasojat që mund të përfshijnë armët e tilla, pra që edhe mund dalin jashtë kontrollit duke marrë jetën në masë të njërzëve të pafajshëm, konsiderohen si bioterrorizëm, gje që edhe janë nxjerrë konventa për sanksionimin e përdorimit të tyre. Këtu hynë armët biologjike dhe ato kimike e që marrin emrin nga përbërja e tyre me toksina të ndryshëme, apo virusët me anë të mikrobeve, bakterieve me bazë biologjike nga insektet apo kimike cdo gjë tjetër helmuese që shkaktojnë infeksion për të dëmtuar shëndetin apo vrarë njerëzit.

Armët biologjike dhe kimike edhe mund të duken për kohën tonë si mjete fantastiko-shkencore, e vërteta tregon se si të tilla janë përdorur shumë kohë më parë. Siq edhe thamë më lartë, zgjedhen për përdorim pasi që për dallim nga armët e tjera konevncionale (që nga armët e vogla deri tek ato bërthamore) këto mund të shpërndahen nëse mund të e quaj në mënyrë tinzare.

Përdorimi i këtyre armëve flitet se u bë shumë shekujë më herët dhe kohën e më vonshëme, sidomos luftrat botrore, dhe përkundër sanksionimit të tyre, fatkeqësisht edhe në kohën moderne flitet për disa shtete që prodhojnë dhe posedojnë ato.

Pa dashur të krijojmë huti e panik, e aq më tepër të nxjerrim para bankës të drejtësisë “kryesin” kur globi në ditët e sotit i ngjason e tëra si viktim nga pandemia e virusit të quajtur COVID-19 që e ka përfshij, ku me të njëjtin hall e pasoj përballet cdo shtet, megjithatë të panjohurat që ngërthen në vetëvetë ky virus, që nga dilemat e prejardhjës dhe shumë sekrete që fsheh në vetëvetë, na jep të drejtën e supozimit se ngjason me armë të llojit të përmendur. Përndryshe, njerëzimi nuk njeh pandemitë me prejardhje “natyrore” që kanë shënuar shtrirje globale dhe kaq të shpejt.! E gjithë kjo jep të drejtë e obligim në të njëjtën kohë shkencës për studim të detajuar në mënyrë që të kursehemi nga supozimet e pabaza, e mbi të gjitha mbrojtjës së njërzimit në të ardhmën pamvarësisht prejardhjës së tyre, e po ashtu që shkenca në përparimin e theksuar në arritjet e saj për gjithësinë, mos të mbetet gojë hapur për problemet tokësore.

(Autori është magjistër i studimeve të sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat