Thirrje personale për institucionet

Opinione

Thirrje personale për institucionet

Nga: Mehdi Krasniqi Më: 8 prill 2020 Në ora: 00:44
Mehdi Krasniqi

Të mbështeten mjekët dhe IKSHP. Të moskursehet paraja publike në mbrojtjen e tyre, sepse këta janë shtylla kryesore tashmë Shtoni stimulimin në pagë për mjekët, policët, doganierët, ushtarët dhe të tjerët që janë pjesë e rrezikut në këtë situatë. Asnjë përfaqësues shteti, qoftë në nivel lokal apo qendror, të mos del pa dorëza dhe pa maska në konferenca shtypi.

Njerëzit po veprojnë njëjtë sikur ju shohin juve pastaj. Të dënohen të gjitha portalet, individët, apo keqdashës të tjerë, që përhapin informacione të rreme lidhur me pandeminë. Të mbyllen të gjitha parqet sepse në to po rrinë grupe njerëzish të moshave të ndryshme.

Të vendosen shiritat e sigurisë dhe ndalimit të zonës. Të inspektohen pa paralajmërim marketet nëpër fshatra, sepse në to po rrinë grupe të rinjsh në mbrëmje deri vonë, duke shpërfillur kohën e lejuar.

Të dënohen pa përjashtim prindërit që shkojnë në markete së bashku me fëmijët e tyre pa maska dhe doreza. Të ndalohet puna në sektorin e ndërtimit. Të hapet rast ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë rregullat e izolimit apo të vetizolimit dhe dalin në fshat apo qytet duke u bërë rrezik për të tjerët. Kujdes! Kujdes! 1000 herë kujdes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat