Qeveria e Kosovës ta dërgojë një ekip mjekësh për t’a ndihmuar Luginën e Preshevës dhe Vranjën!

Opinione

Qeveria e Kosovës ta dërgojë një ekip mjekësh për t’a ndihmuar Luginën e Preshevës dhe Vranjën!

Luan. A. Dibrani Nga Luan. A. Dibrani Më 8 prill 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Ditëve të fundit, sikur edhe në tërë planetin tokësor , edhe ne Luginën e Preshevës u lajmëruan rastet e para te të prekurve dhe te infektuarve nga Corona-virisi.

Në Luginë të Preshevës qytetarët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre pas përhapjes me të madhe të Corona-virusit CIVID 19 në gjithë botën. Duhet ta theksojmë se edhe gatishmëria e Serbisë mungon për ta ndihmuar këtë rajon nga ngarkesa shoviniste dhe nacionaliste e qe është e banuar me shqiptarë!

Kështu që, numri i përgjithshëm i atyre që janë infektuar me COVID-19 dhe qe kane arritur në Vranjë është 37. Nga ky numër thuhet se 12 qytetarë kanë qenë pozitivë.

Vetëm në qytetin Bujanocit është konfirmuar rasti i tretë.

Ne bazë të situatës së krijuar edhe atje kërkohen ndihma,sajimi dhe evitimi i përhapjes së kësaj të keqeje qe tronditi tërë botën ,prandaj në bazë të kësaj situate është mirë qe sa më parë,qeveria e Kosovës në koordinim me “Ministrinë e Shëndetësisë se Kosovës” ta dërgoj një ekip mjekesh për ta ndihmuar atë rajon, nga e cila është një gjest edhe shumë humanitar .

Koha e kërkon qe reciprocitetin ndërshtetëror, ndemjet Serbisë dhe Kosovës, do t’a ndihmoj edhe kjo ekip mjekesh të Kosovës!

Me këtë rast do ta tregojmë solidaritetin , humanitetin dhe obligimin qe tu jemi neë ndihmë asaj ane të popullatës shqiptare. Deri sa në mjetet lokale të Kosovës dhe të Beogradit përpiqen qe ta tensionojnë gjendjen në Mitrovicën veriore për shkak qe kanë ardhë në ndihmë një ekip mjekësh te Serbisë. Koha e kërkon qe reciprocitet ndërshtetëror ,ndemjet Serbisë dhe Kosovës do t’a ndihmoj edhe kjo ekip mjekësh të Kosovës për ta ndihmuar atë popullate nga pandemia e Corona -Virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat