Solidariteti është arma më efikase e cila e lufton dhe e mund koronavirusin

Opinione

Solidariteti është arma më efikase e cila e lufton dhe e mund koronavirusin

Nga: Ismail Muçiqi  Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:58
Ismail Muçiqi 

Në vitin 1999, kur Serbia na largojë nga shtëpit tona duke bërë pastrim etnikë, pata fatin edhe unë bashkë me një pjesë të familjes të qëndrojë 10 ditë në Bllacën fam keqe afër Maqedonisë Veriore.

E fillova këtë rrëfimë jo për ta lavdue vetën edhe pse isha përgjegjës në menaxhimin e këti kampi famë keq, por mu përkujtua një momentë kur një ish-biznismen i njohurë nga Kosova i cili në atë kohë kishte krijuar kapitalë dhe standardë të lartë duke bashkpunuar me biznismenët e Serbisë kishte arritur në kampin e Bllacës pasi që pushtetit serbë nuk ju është nevojiturë më.

Kur e pyeta; Si u ba që edhe ti ike nga Kosova?, ai mu përgjigjë.. "Nuk e di ku e kam djalinë dhe se a është gjallë për ndryshe nuk më intereson asgjë për gjithë pasurin që më ka mbeturë në Kosovë".

Gjatë historisë shqiptarët u ballafaquan me stuhit e ndryshme si nga luftrat një ashtu edhe nga katastrofat e ndryshme natyrore. Gjithmonë në këto momente solidariteti ka qenë vyrtyti më fisnikë i cili i tejkalojë të gjitha vështirësit.

Kështu ndodhi edhe gjatë vitit 1990 kur Serbia i largojë qindra mija njerzë nga puna por vetëdija kombëtare dhe solidariteti
i arriti ta mobilizojë, të bashkojë dhe homogjinozoj gjithë popullinë shqiptarë.

U ndërtue kauza si platformë nacionale më aksionin "familja ndihmonë familjën" e cila platformë do të mbetët si vlerë humane gjithmonë në historinë më të re të shqiptarve.

Solidariteti ndërmjet shqiptarve u vërtetue edhe gjatë kohës së luftës përkatësishtë gjatë egzodid kur shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe ata në Shqipëri, i hapën dyert dhe zemrat duke i strehuar familjet shqiptare të cilat vinin nga Kosova.

Edhe këto ditë kur po ballafaqohemi me këtë Pandemi të përmasave Botërore, sërish janë ringjallur ndjenjat e individve të Kompanive, të Shoqatave të ndryshme Humanitare dhe të fondacioneve tjera duke i ndihmuar familjeve të varfura dhe njerzit me halle dhe probleme shëndetsore.

Andaj fenomenet të cilat e atakojnë planetën dhe e godasin njerzimin pa dyshimë se ngjallin ndjenja dhe emocione dhe dhimbje shpirtërore ndaj njëri-tjetrit. Kjo është arma më e fortë e cila gjithmonë e ka shpëtuar kombin shqiptarë.

Kam shpresë dhe jam optimistë se duke përkrahur dhe ndihmuar njëri-tjetrin shumë më lehtë do ta sfidojmë këtë Pandemi.
Eshte për tu përshëndetur puna e pa lodhshme e instuticioneve përkatse të shëndetësisë të cilat janë shembull për të mirë në menaxhimin e kësaj situate.

Ky fenomenë po troket edhe në ndërgjegjjën dhe vetdisimin e strukturave dhe grupeve të biznismenëve, të pasurve të cilët posedojnë pjesën ndërmuese të kapitalit ekonomikë apo financiarë.

Paraja dhe kapitali ka vlerë dhe është i qmushëm vetëm atëhere kur në momente e krizave me të cilat ballafaqohet populli, pasanikët nuk rrinë duar kryqë, por pjesën ndërrmuese të kapitalit e shpërndajnë tek njerzit të varfurë të sëmurë të cilët jetojnë në kushte të vështira për ta sigurue edhe bukën e gojës, vetëm kështu jeta ka kuptimë.

Kam shpresë se kjo situatë dramatike po troket në ndërgjegjjen e njerzve për ti ndihmuar njëri-tjetrit për tu afruar në mes veti duke i lënë anashë xhelozitë, urrejtjet, përqarjet dhe interesat tjera të cilat vite me radhë janë manifestuar tek një pjesë e popullatës e sidomosë në skenën politike në luftë për pushtet.

Partit politike dhe liderët e tyre janë përgjegjës dhe fajtorë kryesorë në mos unitetin e popullit. Urojmë që kjo dukuri të eliminohet sa më parë aq më mirë është për popullinë dhe Shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat