Premtimet boshe të tri qeverive dhe kryeministrave të fundit ndaj pensionisteve të Kosovës?!

Opinione

Premtimet boshe të tri qeverive dhe kryeministrave të fundit ndaj pensionisteve të Kosovës?!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:40
Haradinaj, Veseli dhe ma heret Mustafa- shikoni ketë foto ndoshta ju kujtohen premtimet që na i dhatë të cilat deri sot mbeten vetëm premtime ne letër e asgjë tjetër

Këta tre krye qeveritare shqiptar të Kosovës gjatë viteve të fundit çdo ditë dërgojnë kritika të ashpra në adrese te Serbisë për  mos njohjen e diplomave universitare shqiptareve të Kosovës dhe të Kosovës Lindore, a ne anën tjetër këta janë ata që pensionisteve të Kosovës nuk ua pranuan diplomat  e Universitare të lëshuara para tridhjete vjetëve, për çka për çdo muaj i goditin me nga afro 5o euro ma pakë në të ardhura personale me sjelljet e tyre  të pensionistet e Kosovës me diploma universitare shkaktua pakënaqësitë,  indinjata dhe revoltat me  premtimeve boshë ?!

Ne pensionistet me diploma të fakultetit në gjepa që tridhjetë vjet, si  të moshuar të vuajtur dhe të diskriminuar gjatë viteve fundit nga tri  qeveritë e fundit në krye të cilat ishin si kryeministra Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe tani Albin Kurti me dy këmbët i shkelen të gjitha ligjet e Kosovës, ato ndërkombëtare dhe aktet tjera normative dhe drejtat njerëzore që kanë të bëjnë me pensionistet - shtresën - me të goditur në Kosovë. e sidomos të atyre me diploma të fakultetit të lëshuara gjatë vitit 1990. Po këta në adrese të shtetit serbe çdo ditë dërgojnë kritika të ashpra për  mos njohjen e diplomave universitare të Kosovës, a ne anën tjetër këta janë ata që pensionisteve shqiptar në Kosovë nuk ua kanë pranua diplomat  e Universitetit të Kosovës të lëshuara para tridhjete vjetëve?!  Me këto vendimet  të tyre skandaloze këta tre krye qeveritar   pensionisteve  me diploma të fakultetit pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore  pensionistet  me diplomë  të fakultetit në xhepa i  plasuan  në kategorinë  e tretë të shfrytëzuesve të pensioneve me -  përgatitje shkollore të mesme, e jo në kategorinë  superiore shkollore- ku për çdo muaj marrin afro 50 euro ma pake”?!. Pra këta janë ata qe po e udhëheqin të  mjerën Kosovë dhe popullatën e saj ?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat