Ura e veriut në kohë pandemie

Opinione

Ura e veriut në kohë pandemie

Nga: Fadil Lepaja Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:44
Fadil Lepaja

Ka njerëz dhe institucione që nuk kanë dilema. Paradigmae tyre është e thjesht. Por ka edhe njerëz me dilema, edhe trilema madje. Ka edhe situata kur individët dhe institucionet hutohen, sepse dilemat, apo trilemat e bllokojnë vendimarrjen. Hutia është bllokuese. Nëse marrëveshja e ndërton “shtëpinë”, mosmarrveshja e rrënon atë.

Kështu, Evropa, Amerika apo qytetarët, kush duhet të jetë lokomotiva e politikës qeveritare, kjo ishte trilema bazike para të cilës u ndodh qeveria. Të gjitha dilemata apo trilemat e tjera, si pandemia, gjendja e jashtëzakonshme apo masat e qeverosë,  mocioni varen nga kjo.

Edhe trilema, si taksa, reciprociteti apo SHBA-ja. Trilema e fundit u zgjidh me mocion, por pandemia e e bllokoi atë dhe skenarin e pritur. Qeveria u përcaktua se i ka prioritet qytetarët. Pa qytetarë nuk na duhen as miqtë, as Evropa, as SHBA-ja ishte logjika e saj. Kur ikun qytetarët nga vendi, kjo  i relativizon të gjitha proritetet e tjera.

Zgjedhjet e fundit nuk qartësuan shumçka, edhe pse e dhanë një lider dhe një parti që të prijë. Kush do të jetë lokomativa, ishte vendimi i parë që duhej të mirrej, dhe tjerat hapeshin vet, sikur në një lojë asociacionesh.

“Qytetarët”, tha qeveria! “Amerika”, tha Isa! Për Evropën askush nuk u përcaktua direkt edhe pse të gjithë synojnë që me vullnetin qytetarë dhe me ndihmën e Amerikës të përfshihen në Evropë. Por, Evropa e përqarë nuk ka fuqi të gjunjëzojë Serbinë. Ndërsa Serbia, (bashkë)qeverisë, në veri.

Kur na përfshiu pandemia, u hap trilema tjetër, bazike, në veri, nga e cila varet e ardhmja e vendit. Atje , mund të punojnë bashkë mjekët pavarësisht a vijnë nga spitali i Nishit, Prishtinës, apo Parisit, për të mbrojtur apo shëruar qytetrët, por nuk mund të vihen në jetë dy gjendje të jashtëzakonshme, njëkohësisht. Ajo nuk mund  të menaxhohej nga ushtria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, bashkë. Aq më tepër, as ushtria e Kosovës nuk shkon në veri sepse premtimi që ka dhënë presidneti, është bërë bazë e marrëveshjeve të cilat po dyshohet se i ka negociuar ai.

Qeveria lidhur me veriun, në rastin më të mirë, kishte trilemë. Duhej të zgjidhte në mes të tri opcioeve të mundshme. Pra, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë dhe të lejojë Presidentin që të përsërisë epopenë e tij të lavdishme të marrshimit në veri, asokohe me polici, dhe kështu të nxisë rrebelimin e veriut, apo ndërhyrjen ushtarake të Serbisë dhe rusëve, në veri me pretekst për të mbrojtur serbët!  Mundësia e dytë ishte që të shpallë masat e qeverisë së Kosovës dhe të sigurojë zbatimin e tyre përmes sistemit shëndetësorë dhe policisë së Kosovës përmes një bashkëpunimi me këdo që do të mbroj qytetarët e veriut. E treta ishte, të mos bëjë asgjë, pasi republika e Serbisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tërë teritorin e saj, pra edhe në Kosovë( të cilën ajo ende e konsideron të saj), dhe janë zhvilluar tashmë bisedime me shefin e UNMIK-ut për Kosovë me pretekstin për të mbrojtur qytetarët.

Trilema e veriut të Kosovës, mbetet baza e të gjitha problemeve të jashtme e të brendshme të qeverisë dhe faktorëve tjerë politik në Kosovë dhe rreth saj. Qeveria e Kosovës nuk i ndihmonte dot qytetarët e veriut pa një bashkëpunim me administratën lokale dhe me ndihmën nga institucionet shëndetësore edhe të Serbisë, qoftë për shkak të mosbesimit të qytetarëve serb, qoftë për shkak të deklaratave shpesh luftënxitëse të disa faktorëve politik në Kosovë përfshi edhe Presidentin e vendit.

Duke u përcaktuar që të mbrojë interesin e qytetarëve të veriut, pa i dalluar nga të tjerët,  duke mos e keqpërdorë epideminë për masa politike ndëshkuese, qeveria do të ndërtojë urë besimi, dhe reputacionin e një qeverie që i shërben qytetarët pa dallim etnie. Ky do të jetë një argument i fortë në, se integrimi i serbëve është i mundshëm dhe se kjo nuk do të thotë rrënim i urave, me Serbinë, por se ata mund të jenë urë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Trilema e veriut, nuk zgjidhej me gjendje të jashtëzakonshme, as me ushtri, as me marshime, në rrethana të pandemisë globale. Forca nuk është argumenti i Kosovës. Duhet të jenë dhe mund të jenë vetëm qytetarët, pa asnjë dallim! Vetëm urat e besimit, i thyejnë barikadat në veri dhe e legjitimojnë kufirin. Besimi ndërtohet në kohë të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat