Ta shpërbleftë Zoti, o Ram Geci...!

Opinione

Ta shpërbleftë Zoti, o Ram Geci...!

Nga: Agron Gjediaj Më: 9 prill 2020 Në ora: 09:40
Ram Geci

1.

Biznesmeni humanist Ram Ali Geci e shtrini dorën e ndihmës për bashkëvendasit e tij edhe në këto ditë të vështira pandemie.

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren e falenderon përzemërsisht birin e nderuar të krahinës Bytyç-Berishë në Malësi të Gjakovës (Tropojë), që si çdo herë tjetër, iu gjendet bashkëvendasve të vet në këto ditë të vështira.

2.

“Përshendetje dhe mirmëngjesi.

Së pari dëshiroj që të jeni sa më mirë si vetë, familja dhe njerëzit e tu, por dhe ta tejkaloni pa më të voglen pasojë këtë periudhë pandemie.

Gjithashtu, të përgëzoj, të falenderoj e të shprehi mirënjohjen në emrin tim, të Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, por edhe të Komunitetit Bytyç-Berishë që edhe këtë rradhë, ashtu sikurse edhe rradhë të tjera, e shtrine bujarisht dorën në këto ditë të vështirë e, si vëlla i madh, e ndihmove atë komunitet në nevojë e në zgrip të hallit.

Ta shpërbleftë Zoti, o Ram Geci, e pafsh gjithmonë ditë të bardha e të begata në jetë.

Me përkushtim nga ana ime,

Agron Isa GJEDIA”.

3.

Nga ana e tij, sapo m’u tha nga biznesmeni humanist Ram Geci, se ndonëse ka dërguar me urrgjencë një kontigjent ndihmash për njerëzit në nevoja, i ka pregaditur dhe po dergon ndihma edhe për të tjerët, pavarësisht nga statusi i tyre ekonomik, me qëllim që shtëpi për shtëpi sa janë atje banorë në krahinën e Bytyç-Berishës, nga ana e tij të kenë pako ndihmash duke kontribuar kështu në përballimin e kësaj situate për gjithsejcilin.

Shoqata Mbarkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat