Beteja e Kosharës

Opinione

Beteja e Kosharës

Nga: Hysen Neziri Më: 9 prill 2020 Në ora: 10:03
Hysen Neziri

Sot mbushen 20 vjet nga Beteja e Kosharës. Ajo është një nga betejat më të rëndësishme dhe më të suksesshme të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, që nga viti 1912, sepse:

1) Në Kosharë, më 9 prill 1999, u varros miti i "pathyeshmërisë" së ushtrisë serbe;

2) Aty u thye me luftë frontale kufiri shqiptaro - shqiptar, i ngulur me gjak nga Serbia më 1913.

3) Në Kosharë luftuan shqiptarët të bashkuar dhe fituan nën emblemen UÇK - së, pa dallime politike, krahinore dhe ideologjike;

4) Pas shkuljes së piramidës kufitare, këtu, më 9 prill 1999, rrafsh pas dy muajsh ( më 10 qershor 1999), kufiri shiptaro - serb fluturoi nga Morina në Merdarë;

5) Në Kosharë, praktikisht, u lidh dhe u rrënjos aleanca e vërtetë e Kosovës me NATO- n, me SHBA- të dhe me botën Perëndimore;

6) Aty u vulos liria dhe pavarësia e Kosovës nga robëria serbe e sllave, pas 87 vjetësh.

7) Dy muaj pas Betejës së Kosharës edhe fizikisht shqiptarët e Kosovës u çliruan nga kthetrat serbe e ruse dhe iu bashkuan qytetrimit të vet të natyrshëm euro - amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat