A do të ketë forca LDK që mos të rrëshqas në përçarje?

Opinione

A do të ketë forca LDK që mos të rrëshqas në përçarje?

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 9 prill 2020 Në ora: 16:11
LDK

Me rrëzimin e qeverisë së koalicionit ka qenë e ditur që LDK-ja do të ketë një përplasje sepse të gjithë tok, nuk qëndronin për një hap të tillë.

Valles së konfrontimit i ka prirë vetë kryetari i partisë zoti I. Mustafa. Ai është dashur t´i bëjë analizat, çka mund të ndodhë me partinë nëse e rrëzon qeverinë. Deklaratat e tij për taksën dhe për mos prishjen e marrëdhënjeve me SHBA-të nuk i beson tanimë askush.

Opinioni i gjërë edhe pa këto analiza e dinte përafërsisht se cka mund të ndodhë me LDK-në pas mocionit, të cilin vetë kjo parti e kishte organizuar.

Ka ndodhur si ka ndodhur, tash shtrohet pyetja si të dal nga kjo gjendje LDK-ja, të cilën vetë udhëheqësit e saj e sollën në një krizë të tillë ekzistenciale.

Elektorati i LDK-së dhe populli i gjërë i kosovës e duan një LDK të fuqishme, ashtu siç ishte në kohën e udhëheqësit legjendar I. Rugovës.

Nëse qërimi i hesapeve mes udhëheqësve të LDK-së bëhet në mënyrë publike, siç ka filluar, pasojat do të jenë fatale për vetë partinë.

Po u reagua shpejt, gjërat të kanalizohen në strukturat e partisë, do të shpëtohej ajo që mund të shpëtohej. Përndryshe do të duhej një fillim i ri për ta ngritur partinë aty ku ishte.

Mundësia për të dalur nga kjo gjendje do të ishte, udhëheqësit e tashëm ta përgadisin organizimin e Kuvendit të Jastëzakonshëm të Partisë.

Nëse udhëheqja aktuale i bllokon iniciativat e tilla, lufta brenda partisë do të ashpërsohet gjithnjë dhe LDK-ja do të ballafaqohet me vështirësitë e profilizimit si parti e qendrës së djathtë.

Rast përafërsisht i ngjashëm kishte ndodhur së fundi në partinë CDU të zonjës Merkel. Kryetarja e partisë zonja Karrenbauer kishte hasur në probleme organizative të profilimit dhe rimëkambjes së partisë dhe nuk arrinte dot ta shpiente përpara.

Për ta frenuar rënjen dhe përqarjen e partisë, vetë kryetarja e saj zonja Karrenbauer e kishte hudhur peshkirin dhe kërkoi organizimin e Kuvendit të Partisë.

Presioni ndaj saj ishte i lartë, ajo u detyrua t´i shpejtoi procedurat e organizimit të kuvendit, sa më parë që ishte e mundur.

Nga strukturat e partisë u zgjodhën emrat e kandidatëve se kush do t´i printe partisë. Gjithsejt janë tre personalitete që janë potencial për t´u zgjedhur. Në maj apo qershor pritet të organizohet Kuvendi dhe aty me vota të mshefta bëhet zgjedhja e njërit kandidat që do ta udhëheqë partinë.

Ne na intereson rasti i krijuar në LDK dhe kërkohet zgjidhje që kjo parti të ripërtërihet dhe të riforcohet pa pasoja të mëdha.

Kosova ka nevojë për një LDK të fuqishme dhe të vendosur që proceseve t´u prij përpara, qoftë si udhëheqëse apo opozitë.

LDK-ja ka reputacion të lartë në popull, ka kandidat të fuqishëm që partinë mund ta nxjerrin nga kjo gjendje.

Do të ishte dëm i madh që gjërat t´i lihen stihisë, të vazhdojnë përqarjet ashtu siç kanë filluar sepse do të dëmtohet dhe e pëson partia.

LDK-ja nuk është e rrezikuar nga askush, pengesë janë strukturat e saja të vjetëruara që akoma duan t´i ruajnë pozitat e veta duke u thirrur në emrin e I. Rugovës.

LDK duhet të gjej forcë që nga strukturat e veta të kërkoi zgjidhje dhe të dal e fuqishme. Këtë e pret elektorati i saj dhe populli i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat