T’u thaftë dora, po si vritet vëllai për 35 mijë franga e 8 mijë euro?!

Opinione

T’u thaftë dora, po si vritet vëllai për 35 mijë franga e 8 mijë euro?!

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 10 prill 2020 Në ora: 13:18
Ilustrim

Po a harrove se e ke vëlla nga Nana dhe nga Babai,ooo shpirt ligë... E vrave,po se po,tu dok pak kjo,dhe edhe e dogje, i pa shpirt...Denimin do ta përjetosh,por pas denimit,si do i dalish para,familjes,farefisit, miqëve e sidomos familjes se vëllait,po pse edhe e dogje për 35 mijë franga e 8 mijë euro. Jamë i bindur po ti kishe treguar vëllait se unë e kam vendosë  të vras për këtë shumë të frangave dhe eurove, qind për qind vëllai ti kish dhënë,por me këtë rastë faqe të zezë edhe për kombin shqiptarë.

Këtë rastë do e denoj i gjithë kombi shqiptar

Nga lajmi i parë që u publikua, për detaje nga rasti i tmerrshëm në Rahovec: Pasi e vrau vëllanë dhe ia dogji trupin, ia mori 35 mijë franga e 8 mijë euro, u shokuam të gjithë, dhe ende sun po e marrim veten,sidomos,autori i shkrimit,që kjo ngjarje makabër tronditi e gjithë kombin shqiptar.

Policia e Kosovës ka dhënë  detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në Rahovec, ku dyshohet se një person u vra, e më pas u dogj nga vëllau i tij për motive tashmë ende të paqarta.

Por pasi Policia në raportin 24-orësh ka thënë se i dyshuari është arrestuar më datë 9 prill, teksa rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 shkurt.

Sipas policisë, i dyshuari ka marrë nga vëllau i tij një sasi të konsiderueshme të parave, nga ku më pas edhe e ka djegur trupin e tij. Po ashtu, policia në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur para të gatshme 8 mijë euro dhe 35 mijë franga.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po i drejtohemi vrasësit të vëllait

Çka tu desh kjo vërasje?! Pse e Dogje tani?!, A vritet vëllai me këtë shumë, 35 franga e 8 mijë euro?! Unë,autori i këtij shkrimi,jam në dijeni se ; ka të tillë që ata ,në të zezë,janë furnizuar nga fajdegjit me kamata merramendese,dhe ka nga ta që edhe mbi 100 mij euro borgj fajdegjive,po foli nga vitet 2000 e kendej,se disa dihen,por ata që kanë zemër e shpirt,që as që,një shuplak,e le më ta vrasë borgjëlinë, dhe pa qenë afërsi fare .

Po pse këto vrasje?!

Ne patëm armikun shekullore dhe ende e kemi,por pas luftës së UÇK-së kam qenë qind për qind se nuk do kemi më vrasje në mes veti,por ato ndodhën dhe nuk u ndalën dhe po vazhdojnë ende,por në këtë rastin e fundit, e tesht Zoti më të vërtet të jetë i fundit, të ndalen këto vrasje, e aq më pak se kam menduar se pas 20 vjet pas kësal lufte,lexo lart, që unë do jem gjallë kur një vëlla ,të një Nane e një Babe,të vras vëllin e tij për 35 franga e 8 mijë euro,kësaj i thonë turp mbi turpin, dhe kjo ju dok pak,pastaj ta djegë dhe mos të zbulohet kjo makabër.

Po a harrove se e ke vëlla nga Nana dhe nga Babai,ooo shpirt ligë... E vrave,po se po,tu dok pak kjo,dhe edhe e dogje, i pa shpirt...Denimin do ta përjetosh,por pas denimit,si do i dalish para,familjes,farefisit, miqëve e sidomos familjes se vëllait,po pse edhe e dogje për 35 mijë franga e 8 mijë euro. Jamë i bindur po ti kishe treguar vëllait se unë e kam vendosë  të vras për këtë shumë të frangave dhe eurove, qind për qind vëllai ti kish dhënë,por me këtë rastë faqe të zezë edhe për kombin shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat