Rusia është e disponuar që t’i përdorë serbët si mish për top, për të kënaqur interesat e veta gjeostrategjike

Opinione

Rusia është e disponuar që t’i përdorë serbët si mish për top, për të kënaqur interesat e veta gjeostrategjike

Nga: Prof. As. Dr. Nijazi Halili Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:13
Prof. As. Dr. Nijazi Halili

Në fakt, sponsori i fshehur i kësaj politike serbe është Rusia, e cila është e interesuar që ta mbajë NATO-n të bllokuar në një konflikt sa më larg kufijve të vet dhe zonave të veta të interesit. Si edhe herëve  të tjera në histori, fjala vjen, në Luftën e Parë Botërore, kur i këshilloi serbët që ta refuzonin ultimatumin austro- hungarez, Rusia është e disponuar që t’i përdorë serbët si mish për top, për të kënaqur interesat e veta gjeostrategjike.  Në kohën kur Serbia bën përpjekje zyrtare që të integrohet në strukturat evropiane, mbetja e lidhur me instruksionet e Rusisë, për të mbajtur konflikt me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, që paraqet po ashtu një dimension të absurdit serb.  Si është e mundshme që të bëhet politikë në favor të Rusisë e në të njëjtën kohë të priten favore nga faktorët perëndimorë, të cilëve kjo politikë u shkakton kokë dhembje. Në fakt, me këtë lloj politike Serbia është pengë mbajtëse e integrimeve evropiane të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor, duke e kërcënuar me poshtërim vetë Bashkimin Evropian, në rast të tejzgjatjes ose të dështimit të këtij integrimi.

Dështimi i projektit të integrimeve evropiane, për shkak të një zone malore me vetëm pak kilometra katrorë, ku banojnë vetëm rreth pesëdhjetë mijë frymë, do të ishte shuplakë në fytyrë ndaj Bashkimit Evropian dhe gjithë shteteve që e përbëjnë, sepse do të bënte të pakorrigjueshme paaftësinë e tyre për të zgjidhur një krizë lokale.

 Pse Bashkimi Evropian e lejon këtë lojë të rrezikshme të Serbisë?

 E para, këtu kemi të bëjmë me një defekt serioz në vetë mandatin e angazhimit ndërkombëtar në Kosovë. Sikundër dihet, rezoluta 1244 nuk ofroi qartësim të mandatit në favor të subjektivitetit të Kosovës. Rrjedhimisht, UNMIK-u nuk pati as mandatin, as kapacitetin e as vullnetin, që të përgatitë Kosovën për statusin e saj të ri, në pajtim me vullnetin e popullit. Krejt, për fund presioni do të duhej të orientohej ndaj BE-së, që ajo të eliminojë politikën destruktive të pesë shteteve të veta anëtare, të cilat po e rrënojnë autoritetin e vetë BE-së, duke e bërë të dështojë në Kosovë, edhe në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat