A mund të kompenzohen qytetarët e ndaluar nga shpallja anti-kushtetuese e vendimit të qeverisë

Opinione

A mund të kompenzohen qytetarët e ndaluar nga shpallja anti-kushtetuese e vendimit të qeverisë

Nga: Gent Gjini Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:14
Gent Gjini

Pak disa javëve më parë, qeveria e Republikës së Kosovës, përmes kabinetit të saj qeveritar kishte marur vendim adminstrativ për kufizimin e lirisë së qytetarëve për orare të caktuara përkatësisht zbatimit të saj përmes orës policore për tërë teritorin e Republikës së Kosovës.Pasi filloj së zbatuari kjo masë e qeverisë në praktikë, për ndalimin te lëvizjes për kohë të caktuar filluan arestimet në polici, dhe ndalimet për ata qytetar që nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë.

Parasegjithash dua të jem i qartë në kontekst të kësaj, masat që vendosen në dobi të preventivës dhe sigurisë shëndetësore publike për gjithë qytetarët në kohën e virusit Covid, ato padyshim i konsideroj shumë dobiprurëse për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve për parandalimin dhe luftimin e virusit Covid, pra masave te natyrave qfarëdo qofshin ato. Por për diqka tjetër, këtu bëj fjalë, pra është ligjshmëria dhe autoriteti se kush duhet të jetë i mandatuari për këtë qështje.

Tani meqë është vendosur ora policore nga ana e qeverisë, dhe meqë shumë qytetarë janë shoqëruar dhe janë ndaluar, pak me vonë presidenti kishte dërguar qështjen e tille në Gjykatën Kushteutuese për të shqyrtuar ligjshmërinë dhe procedurën, se a është i drejtë vendimi, të cilën e kishte marur qeveria. Gjykata kushteutuese pas disa ditësh, e kishte trajtuar këtë qështje, dhe kishte vendosur në mënyre meritore në kuptim se vendimi i qeverisë për kufizimin e lirisë për orë të caktuar përkatësisht per zbatimin e orës policore është i kundërligjshem me kushtetutën e vendit.Gjykata kushtetuese në aktgjykimin e saj, kishte dhënë një mori shpjegimesh, se përse vendimi i qeverisë nuk është akt konstituiv që mund të kufizojë lirinë dhe të drejtat e njeriut, e në mes tjerash duke theksuar se këtë të drejtë mund ta ketë vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës.Pra kuvendi me votat e deputetëve, do të mund të vendoste për këso masash të natyrave të tilla, kur flitet për kufizimet të lirive dhe të drejtave të njeriut. Aq më tepër kushtetusja kishte nënvizuar se këto qështje rregullohen me ligj, e jo me akte administrative qeveritare, por nga vet organi ligjdhenës.E tani kuvendi, a do mund të miratojë ndryshim plotësimin e kodit penal, apo të kushtetutës është qeshtje tjetër këtu për tu diskutar.Por qëllimi në këtë analizë është se qka do të bëhet me ata qytetarë, të cilët janë shoqëruar në polici, dhe iu ishte shqiptuar masa e ndalimit, kur tani më dihet se vendimi i qeverisë për kufizim të lirisë ishte shpallur kundër kushtetues.Duke u bazuar në shkollimin tim, në literature, ne eksperiencën time si avokat, mendoj se qytetarët duhet të kompenzohen, përkatësisht ata qytetetarë kane të drejtë të parashtrojne padi në organet gjyqësore, për periudhen deri sa kane qenë nën masen e ndalimit.Sepse masa e ndalimit konsideroj se është masë e rënde, është masë me të cilin kufizohesh në disa mure, është masë e cila mund të ngjall emocione të frikës, ankthit, pasigurisë në shëndetin e qytetarit, dhe mund të ndikojë edhe në vet psikologjinë e qytetarit në shkaktimin e dhimbjeve shpirtërore.Mëpastaj këtu duhet të trajtohet edhe autoriteti, pra dinjiteti i qytetarëve pra është një domen i gjerë i të drejtave natyrore të njeriut, ku me këtë rast qytetareve i’u janë shkelur lirite dhe të drejtat e njeriut.Pra me këtë qështje duhet të meret edhe institucioni i Avokatit të popullit, dhe Këshilli per mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të i shqyrtuar këto raste, dhe për të iu dhënë sastifikacionin moral dhe material, atyre qytetarëve të cilët kanë qenë të ndaluar dhe të vendoset rendi dhe siguria juridike e qytetarëve.

Autori është avokat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat