Nuk duam “albinizëm” e as “hashimizëm”, por rugovizëm!

Opinione

Nuk duam “albinizëm” e as “hashimizëm”, por rugovizëm!

Nga: Nehat Hyseni Më: 10 prill 2020 Në ora: 20:10
Nehat Hyseni

Vjosa Osmani e nisi betejën kundër LDK-së me shpresën se do e përfitoj shumicën e deputetëve për votimin kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, më 25 mars 2020, por përfundoi me vetëm dy deputetë që iu bashkëngjitën bllokut “albinist”, apo “VV-ist”, brenda LDK-së.

Pra, nuk shkon polikbërja me ndërskamca e me blloqe joparimore dhe me puçe staliniste!

Përkundrazi, nevoitet një politikbërje stabile dhe e sinqertë, e bazuar në frymën bashkëpunuese rugoviane, që nuk e ka merak pushtetin dhe vendosjen e regjimit autoritar e diktatorial, të mbështetur në populizëm, ultramajtizëm e neokomunizëm.

Realisht, pikërisht këtu qëndron shpresa për një të ardhme më të mirë, në mirëqenie, demokraci të mirëfilltë e prosperitet të gjithëmbarshëm shoqëror, ekonomik e kulturor, si dhe në anën tjetër i rrezikut nga autokracia “në emër të demokracisë” dhe instalimit të diktaturës në emër të populizmit ultramajtist e neokomunist.

Prandaj, detyrë mbi të gjitha detyrat, mbetet kultivimi i vlerave rugoviane të demokracisë popullore europiane e euroatlantike, dmth jopopuliste e autokratike!

Realisht, ky është amaneti i Presidentit tonë Historik, Dr. Ibrahim Rugovës, që tanluftojmë çdo formë të autoritarizmit apo të mbështjes së hajnisë, korrupsionit e zhvatjes së shtetit nga PAN-istët që janë strukur diku brenda LDK-së dhe presin momentin e duhur që të gjuhen në sulm për qëllime të errëta karrieriste.

Lufta e pakompromis ndaj dy krahëve antagonistë: “VV-istë” dhe “PAN-ist” është luftë jetike brenda LDK-së, për t’i mposhtur që të dyjat dhe për të fituar rruga rugoviane, që është e vetmja garancë dhe shpresë e mirëfilltë për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë Shqiptarët, kudo që ndodhen dhe uroj që sa më parë e sa më lehtë ta kalojmë pandeminë e coronavirusit dhe të lëvizim e të jetojmë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat