Polarizimet politike dhe koalicioni i mundshëm VV-PDK?

Opinione

Polarizimet politike dhe koalicioni i mundshëm VV-PDK?

Nga: Baki Azemi Më: 11 prill 2020 Në ora: 00:37
Baki Azemi

Polarizimit politik aktual pas mocionit të mosbesimit kundër qeverisë Kurti dhe metodat që po prodhohen në skenën politike, ka rrëzik se do ta qojnë Kosovën në një konflikt të mundëshëm civil (uroj që jo), i cili disi po kalon nê heshtje dhe nuk përmendet dot, nga askush nga skena politike kosovare. Krejt kjo po ndodhte si pasojë e polarizimit të skajshëm në skenën politike në Kosovë, përderisa këto veprime divergjencash rrezikojnë paqën dhe sigurinë në territorin e Kosovës dhe do ta dërgonte Kosovën në një rrugë të pa kthyeshme, me një jostabilitet në të gjitha rrafshet politike dhe egzistenciale të shtetit të Kosovës.

Kemi vu re se niveli i paknaqësisve, i fyerjeve, i bastardimeve të fjalorit politik dhe qytetarë, po rritet dhe po shkohet rreth një konfliktit të mundëshëm përbenda nivelit dhe thellimit te polarizimit, gjë që veç edhe po ndodhë me etiketime dhe sulme virtuale kundrejt njërës palë apo tjetrës. Polarizimi dhe divergjenca sot në Kosovë po vjen si pasojë e interaksionit qytetarë me shkarkimin e qeverisë në gjendjen pandemike në të cilën ndodhet Kosova. Pra anëtarët e një grupi këtë rast të LVV po identifikohen me idetë, ideologjitë dhe preferencat e tyre me kundër veprimet me anëtarët tjerë të grupit tjetër, këtë rast të gjitha partive tjera politike si:LDK, PDK, AAK, Nisma dhe minortitetet. Njëri grup po ndërmer veorime për të realizuar qëllimet politike, duke i konsideruar të huaja dhe të dëmshme të njëjtat elemente të grupit tjetër, siç është tendenca për të shkuar në zgjedhje, pa provuar një qeverisje gjithēpërfshirëse me qellim të zhmangëjes së zgjedhjeve në kushte të një situate pandemike. Polarizime të tilla politike i kemi pasur në Kosovën e pasluftës, ku atëherit njerëzit identifikoheshin në dy kampe shumë armiqësore, Krahu i Luftës, i reprezentuar nga PDK dhe AAK, por dominuar nga PDK, dhe krahu tjetër i LDK-së, në krye me Presidentin Rugova.

Jemi dëshmitarë se ai polarizim ka arritur të shkatërroj edhe raportet shoqërore e familjare, për arsye të identifikimit me njërin grup ose tjetrin dhe kundërshtimit të thellë mes tyre. Në zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës, në vitin 2001 Lidhja Demokratike e Kosovës doli bindshëm e para, duke fituar 45.65% të votave, apo 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës. E rivali i saj kryesor, PDK-ja e Hashim Thaçit doli e dyta me 25.70% të votave. Presidenti Rugova pamvarësisht fitores bindêse, për ti shuar polarizimet e s'kajshme të skenës politike të ashtuquajturat Krahu i Luftës dhe Krahu i Paqës, që e kishin burimin që nga vitet e 90-ta, pēr të vazhduar pastaj kundërthënjet edhe më të theksuara gjatë viteve 98 dhe 99 dhe ato në Rambuje, për tu pērcjellë edhe pas luftës, vendosi ti jap Kryeministrin PDK- së, duke e bërë Bajram Rexhepin Kryeministrin e parë të Kosovës nën administrimin dhe mbikqyrjen ndērkomëtare, ndërsa, presidenti i vendit u zgjodhe Ibrahim Rugova, ku me këtë ndaloj deri diku përqarjet dhe urrejtjet që egzistonin në popull në mes dy krahêve të asaj kohe. Pra, arriti një llojë armpushimi mes krahëve, normal që duke dhënë dicka nga vetja e tij, pra pozitën më tê lartë ekzekutive në vend. Edhe në zgjedhjet e vitit 2004, LDK vazhdoi hegjemoninë e saj, duke shkelur sërish kundërshtarët e saj politikë, dhe duke fituar hiq më pak se 45.42% të votave. Këtë radhē gjërat kishin filluar të polarizoheshin me partinë tjetër tê luftës të udhëhequr nga komandanti i Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj. Prap, Presidenti Rugova si njeri i menqur dhe me intuitë të shkëlqyer, përkundër fitorës bindêse vendosi që pozitën e kryeministrit ti jap partisë së AKK me 7% votave dhe Kryeministër u zgjodhë Ramush Haradinaj. Me këtê na la të nënkuptojmë se për ti ndalur vllavrasjet dhe polarizimet e skajshme elstreme që ishin në mes të subjekteve politike dhe qytetarëve që kishin mes vete, vendosi që duke lidhur kooalicion me një parti të themeluar nga njerëzit e luftês, vetëm e vetëm që të shuheshin divergjencat politike dhe regjionale që ekzistonin.

Pas Vdekjes së presidentit Rugova, LDK u ballafaqua me luftën e brendshme dhe u nda në dy pjesë, në krye të LDK-së erdhi Fatmir Sejdiu, ndërsa kryetari i Kuvendit Nexhat Daci bashkë me një pjesë tê antarësisë së LDK, u shkëputen dhe formuan subjektin politik LDD. LDK-ja më 9 janar 2008, pas zgjedhjeve të 2007, e cila për herê të parê del në vend të dytë, pas PDK-së, dhe kēto dy parti vendosin ta formojnë koalicioni qeveritar me kryeministër Hashim Thaçin dhe president Fatmir Sejdiu. Qeveria përbehej nga kryeministri, pra kryeministër për ministrat e LDK- së ishte Lutfi Haziri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra. Qeveria është formuar pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte fituar zgjedhjet. Këtu Lideri i PDK- së Hashim Thaqi, së bashku edhe me Liderin e LDK-së Fatmir Sejdiun, duke parë gjendjen e Kosovës para statusit final, edhe me insistim ndërkombëtarë por edhe për nevojën e vendit njerëzisht vendosēn ta bajnë kualicionim dhe së bashku, por edhe me partitë tjera pas bisedimeve të Vjenës , në bazë të Pakos së Ahtisarit me 17 shkurt 2008 ta shpallin Kosovēn e pavarur. Pikrisht edhe ndërkombëtarët dhe ambasadori Marti Ahtisari, në bazë të Paketës bazë tê shtetit të kosovës dhe në bazë të Kushtetutës, kishin vendos pika që një parti politike mos të mund të qeverisë vetë me vendin, por patjetër sistemi që ishte vendos ishte gati se i pa mundur që një parti vetë të dal fituese apsolute, po ashtu , ishte e paraparë që për çdo vendim të rëndësishēm me rëndësi vitale për vendit përveç 2/3 nga shumica parlamentare duhet patjeter edhe 2/3 e votave të minoriteteve. Kjo, na bënë të kuptojmë se ishte vendos tani më, në themel të shtetit, pra në Kushtetutë ana Praktike apo edhe Zakonore që Presidenti Rugova e bënte pa qenë fare e shkruar. Kjo, për të vetmin fakt, që partitë politike të bashkpunojnë mes vete dhe askush mos të ketë pushtet apsolut dhe njëkohësisht votuesit të ishin të edukuar ti pranojnë dhe mendimet ndryshe dhe të mësohen me sistem parlamentar e demokratik se edhe votuesit e partisë tjetër janë qytetarë dhe së bashku mund të punojnë. Por, pas një kohë, Fatmir Sejdiu aso kohe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte vendosur që të dalë nga koalicioni qeverisës PDK-LDK Si pasojë e një vendimi Kushtetues, që si President e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së, Mustafa fitoi me 234 vota në garën për të parin e partisë – post për të cilin kandidoi dhe kryetari i deritashëm, Fatmir Sejdiu. Ky i fundit arriti të fitojë 124 vota nga 359 delegatët e pranishëm të LDK-së. Në zgjedhjet e 2010 u mbajtēn zgjedhjet dhe Lëvizja Vetëvendosje, pēr herë të parë garoj dhe u bë pjesë e kuvendit me 9 deputet, dhe me 2011 u themelua qevria e Kosovës,me Ri- kyeministër Hashim Thaqi.

Aty edhe filloj akoma ma shumë polarizimi i skenës politike, u mendua se do mbetet vetēm brenda kuvendit, por VV, nuk u ndal, pamvarësisht se ishte pjesë e Kuvendit, organizoj edhe me dhjetra aksione të ndryshme kundyrshtuese kundrejt qeverisë dhe sistemit politik të Kosovës. Një fakt tjetër që duhet cekur është edhe rëndësia e elitave në polarizime, që kanë qenë konfrontuese dhe jo bashkëpunues, gjë që është përsëritur në politikën Kosovare qē nga hyrja e Vetëvendosjes në Kuvend, ku gjeneroi me një polarizim të skajshëm mes partive politike, specifikisht mes Vetëvendosjes dhe partive të tjera të kuvendit, i cili në fakt nuk bazohet në premisa parimore por më shumë në bazë të inateve që politikanët kanë në mes vete. Zgjedhjet e 2014 vendosēn PDK në vendin e parë, por partitë politike, LDK, VV, AAk dhe Nisma formuan bllokun opozitar dhe plot 6 muaj, nuk u afruan me PDK- në, për kooalicion, deri sa një vendimi i Gjyjatës Kushtetues vendosi, se vetēm partia e parë ka të drejtēn për propozim për kryeparlamentar dhe për mandatar për kryeministër. LDK u largua nga Blloku VLAN dhe bëri kooalicion me partinë e Thaqit. Gjashtë muaj pas zgjedhjeve, parlamenti i Kosovës votoi kabinetin e ri qeveritar. Për kryeministrin e ri Isa Mustafa nga LDK. Parlamenti i Kosovës vendosi me 73 vota pro dhe 38 kundër kabinetin e ri qeverisës në Kosovë, në krye me kryeministrin e ri, Isa Mustafa. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës u propozua për këtë post nga Partia Demokratike e Kosovës, me të cilën do të jetë në koalicion rreth 3 vitet e ardhshme. Marrëveshja PDK-LDK vuri në krye të vendit si president liderin e PDK Hashim Thaqin, si president, i cili vazhson edhe sot të jetë në krye tē shtetit. Pas dy vite si kryeministër në Kuvend përmës votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e deputetëve të Kosovës, tashmë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi kishte nënshkruar dekretin për shpërbërjen e Kuvendit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Deputetët me vota 78 për,34 kundër dhe 3 abstenim kanë vendosur që “kjo Qeveri të shkojë në shtëpi”. Mocion kishte nisur nga Nisma për Kosovës, dhe është nënshkruar nga opozita, disa deputet të komuniteteve jo shumicë dhe disa deputetë të PDK-së. Nē zgjedhjet e 2017, u formua edhe kooalicioni PAN, mes PDK, AAK, dhe Nismës, duke e lanē LDK dhe LVV në opozitë, dhe në krye të shteti erdhi Ramush Haradinaj, si mandatar i PAN-it. Divergjencat u shtuan shumë mes krahëve politik, jo vetêm me subjektet opozitare por edhe brenda për brenda kooalicionit, sidomos në lidhje me me Tarifen 100 %. Proklamimet dhe ndarjet që egzistonin mes VV dhe dhe LDK, gjatë qēndrimit në opozit kundrejt PAN-it, u shuan pak dhe filluan një lloj bashkpunimi për tê na lënë të nënkuptohet se po përgaditet një bashkpunim edhe para zgjedhor, që këto parti së bashku të garojnë në zgjedhje me një listë të vetme, por kjo nuk ndodhi. Pas dorëheqejes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, realisht për shkak të Tarifës 100% por e kamufluar për shkak të thirrjes së Gjykatës Speciale, partitë politike vendosēn që të shkojnë në zgjedhje duke e caktuar datën për 06 tetorë 2019. LDK-ja kishte marrë vendim që në zgjedhjet e 6 tetorit të kandidojë në Vjosa Osmanin për kryeministre nga kjo parti. PDK me Liderin e saj Kadri Veseli, VV me Albin Kurtin, AK me PSD me Ramush Haradinaj, Nisma dhe AKR me Fatmir Limaj. Rezultati i zgjedhjeve prodhoj LVV si fitues, të pasuar me LDK, dhe PDK. Ashtu siç edhe ishte premtuar dhe ishte proklamuar gjatë fushatês, LVV dhe LDK kishin vendosur vija të kuqe për partitë e PAN-it, dhe filluan bisedimet për bashkpunim të mundëshēm, dhe për plot katēr muaj, duke lēnē anash arqmiqësistë e vjetra që kishin mes vete, edhe pse me doza të konsiderueshme mos besimi reciprok, por edhe me shtyrje nga elektorati i të dyja palëve, më në fund arritën kooalicionin në krye me Albin Kurtin kryeministër. Divergjencat dhe dallimet e para dolēn në pah qysh në fillimet e këtij bashkëpunimi, por elektorati dhe militantët disi kishin arritur një lloj armpushimi mes vete, duke u rishfaqur herë pas herë kur edhe kishte thyerje dhe mosmarrëveshje brenda kooalicionit. Pas 45 ditëve qeverisje dhe ky kooalicion pësoj thyerjen e parë dhe të fundit, për disa arsye, e sidomos me realja ajo e Tarifês 100% ndaj mallërave sërbe dhe boshnjake.

Për të pasuar pastaj me disa provokime deri edhe tek shkarkimi i Ministrit të brendshēm, njëherit edhe Nën- kryetarit të LDK- së Agim Veliut, për të pasuar pastaj për një moocion mos besimi nga vetë LDK, duke marr përkrhaje edhe nga partitë tjera opozitare dhe me datë 25.03.2020 Qeveria Kurti u mosbesua me 82 vota për duke mbet tani qeveri në detyrë. Gjatë gjithë kësaj kohe dolen në pah dhe u rikthyen armiqësitë e vjetra, sidomos ato mes partnerëve që ishin ne marrëveshje, duke shfaqur haptas urrejtjet, sharjet e deri tek eriketimet mes vete. Gjithashtu filloj prap divergjenca edhe nga partitē opozitare, më pak PDK, por my shumë AK dhe Nisma, kundrejt LVV dhe kryeministrit Kurti. Motoja e të gjithëve se bashku ishte se LVV kanë instaluar anti-amerikanizmin në Kosovë, sidomos militantët dhe votuesit e LVV. Nga e gjithë kjo, kemi parë se sa e brisht ështē demokracia në Kosovë, sa shumë sulmohen dhe etiketohen njerëzit që mendojnë ndryshe, sidomos mediat dhe gazetarët që kanë mendimet e tyre të pavarura, andaj, ka thirrje dhe nxitje nga individ edhe deri në trazira dhe vlla- vrasje, sidomos disa ultra- majtist nga Shqipëria. Presidenti Thaqi si akter kryesor dhe unifikues ka filluar konsultat e tij me partitë politike, të cilat ja siguron Kushtetuta, pamvarësisht se LVV dhe Albin Kurti janë kundër, por kërkojnë zgjedhje, pas kalimit ty gjendjes së Pandemisë me Virus Kovid-19. Nga e gjithë kjo, Kushtetuta ja siguron edhe një mandat LVV për marrjen e mandatarit pēr krijim të qeverisë, por esenca qëndron se nuk ka partner, pasi që ishin arrogant dhe kishin krijuar vija të kuqe për të gjitha subjektet, tani me edhe për LDK. Më shumë se kurr tani në Kosovë nevojitet të ri-futet në praktikë urtësia dhe menquria e Presidentit Rugova, nga ndonjë lider i ndonjë partie Politike. Ma shumë se kurr, dikush duhet të marr primatin e shpëtimtarit të kombit për të dalur nga vetja e tij, për ti ulur gjakrat dhe inercionin që mbretron në popull, për ti ulur dallimet dhe paknaqësistë, që duket se nuk janë shumë paqësore; dikush duhet të lëshoj pe, në një situatë të tillë, siç lëshonte pe edhe presidenti Rugova, për ti hjekur vijat e kuqe mes partive politike, dhe të gjejnë një rrugë të ndërmjetme për kalimin e kësaj situate kaotike dhe aspak normal që po mbretron në Kosovë.

Njē lider që e vendos vetën mbi interesa partiake, do ishte jashtëzakonisht i mirëseardhur tani në Kosovë, për ti shuar zërat dhe dallimet mes tyre, pēr të koontribuar për një ambient të qetê mes partive politike. Duke parë një afërsi nga LDK, AAK, dhe Nisma, PDK , duket se preferon të jetë në opozitë, por kemi LVV asesi të pajtohet me këto zhvillime dhe tenenca e marrjes së mandatarit për kryeministër nga radhet e LDK, veq sa po thellohen dallimet dhe kriza politike. Duke parë që tani pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, gjërat kanë ndryshuar, vijat e kuqe tani më nuk kanë kuptim, duke parë konstruktivitetin e PDK-së, reformat partiake, pastrimin e radhëve nga strukturat me padi të ndryshme penale, mos lejmim e tyre në lista për kandidat për deputet dhe mbi 60% njerëz të rinjë në lista zgjedhorez njerëz të pa shfytëzuar më parë politikisht dhe me bagazh profesional, Lideri i PDK dhe ai i LVV, kanë rastin historik që ta bajnë KAPËRCIMIN E MADH , për ti kaluar dallimet mes tyre dhe tê dalin mbi populizëm personal dhe të mendojnë për një bashkpunim mes tyre, pamvarësisht se kush do ta marr Kryeministrin. Qëllimi do ishte që të shuhen urrejtjet ma shumë të perceptuara mes tyre dhe mbështetësve të tyre dhe të fillojnë një epokë të re politike në Kosovë. Ndoshta do ishte jo shumë populiste dhe jo shumë e mirëpritur nga të dyja palët dhe nga votuesit e të dy subjekteve në fillim, por me kalimin e kohës, jam i sigurt se gjërat do ndryshonin dhe të dy liderët do futeshin në analet historike si unifikues të popullit, siç ishte edhe presidenti Rugova. Tek e fundit ka pasur edhe më shumë dallime që nga pas lufta në Kosovë, por kemi parë që burra të kombit kanë arrit dhe kanë vendosur të punojnë nën një ombrellë dhe kanë bërê akt historik, e jo tani që dallimet dhe urrejtja mes LVV dhe PDK në krye me Kadri Veselin dhe Albin kurtin, janë më tepër perceptime se sa relisht edhe mund të jenë.

Do ishte më se e frytshme një marrëveshje mes të dy subjekteve edhe për faktin se do merrnin praktika dhe do mësonin njëra nga tjetra. Nga njëra anë praktikat e mira qeverisëse, nga anat tjetër praktikat e mira të mos keqpordorimit të parasë publike etj... Edhe nese nuk ndodhë pikrisht tani, unë jam i sigurt se një bashkpunim dhe kooalicion mes këtyre dy subjekteve do jetë i mundëshëm në një të ardhme të afêrt! Burrat e mëdhenjë njëherë japin provimin në histori, nuk ka nevojë ti provojmë shpesh herë! Do e përmbyll këtë me një fjalë të Kolonel Ahmet Krasniqit " Edhe bjeshkët e Strellcit me i përbijë, por vetëm të jemi të bashkuar, për hirë të interesit kombëtarë"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat