Letër e hapur Kryeminisrit të Kosovës në detyrë, z.Albin Kurti

Opinione

Letër e hapur Kryeminisrit të Kosovës në detyrë, z.Albin Kurti

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 prill 2020 Në ora: 10:06
Albin Kurti

E vërteta gjithmonë është e hidhur,por thuaje,për këtë edhe ke votat e qytetarëve

Presidenti aktual serbë, Aleksandër Vuçiq është një gangster I pashembull në ballkan, dhe Serbia është ajo që ka qenë, fantazma e Serbisë së madhe do të duhen dekada ndoshta shekuj për të dalë nga Beogradi. Presidenti aktual serb është po aq serbomadh sa ç’ishte paraardhësi i tij Millosheviç, por ky është presidenti më filorus në historinë e shtetit serb.Këtë i kam shkruar si juve tani leter e hapur këdo ditë,e dhe presidentit të SHBA-ve..Fjala është drejtpërdejtë për Veriun e Mitrovicës,sipas mendimit tim,dhe bindja ime,po qe se i gjithë kombi ynë të ngritët në këmbë,Veriun e kemi hunbur.

Z,kryeministër në detyrë,Albin Kurti, ju më pak jeni fajtor për këtë,dhe gjithmonë thoje të vërtetet gjithnjë,edhe pse është e hidhur, sepse jeni më i votuari nga të gjithë politikajt tjera me votën e popullit

Siç jeni në dijeni se Idea e Serbomadhisë krijoi luftat më të përgjakshme ballkanike, krijoi luftat më të përgjakshme në shekullin e kaluar, kjo ide u provua katastrofike për Ballkanin atëherë çdo ide përpjekje, hap të hergjemonisë serbe është hap drejt luftës, konfliktit dhe destabilitetit.

Presidenti ktual serb, Aleksandër Vuçiq-Ish-ministri i komunikimit të Millosheviçit sot mohon masakrat e kryera në Kosovë, e sidoms atë të Reçakut,dhe familjes Jashari dhe jasharëve të tjerë.

Rrugëdalja Kosovë-Serbi, shpëtimi, ndërtimi i një muri Berlini

Kjo për dike do duket opsurde por kështu siç kanë filluar punët, edhe pas 20 vjet pas luftes dhe 12 vite pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës, me Serbinë, ndryshe nuk kanë shpëtim shqiptarët, veçse ndërtimi ndaras i një muri kopje e Berlinit.

Kur jeni intervistuar nga Rel, nëdisa pytje,ju jeni përgjigjur;

''Nuk mund të them që situata në veri të Kosovës ka qenë ndonjëherë e kontrolluar siç duhet dhe sa duhet që prej çlirimit e këtej. Shpallja e Pavarësisë nuk e ka ndryshuar fort gjendjen tash e 12 vjet, dhe qeveria jonë, e cila nuk i kaloi as dy muaj të plotë dhe erdhi mocioni i mosbesimit, nuk mund të jetë përgjegjëse për gjendjen që e kemi gjetur aty.''

 ''Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ndjekin me vëmendje vendimet e qeverisë në këtë kohë pandemie si dhe udhëzimet e mjekëve e të ekspertëve tanë. Virusi nuk ka këmbë të vetat, por i shfrytëzon këmbët tona dhe përhapet. Ne nuk e kemi nivelin e kënaqshëm të sistemit shëndetësorë publik andaj le të bëjnë gjithçka, tërë kohën në çdo vend për parandalimin e këtij virusi e më pastaj me siguri që do t’i japim hov edhe reformave të shumta edhe progresit të gjithmbarshëm në vendin dhe shoqërinë tonë.

Natyrisht, Serbia ka ndikim më shumë dhe vepron më aktivisht në veri të Ibrit, mirëpo unë kam komunikuar me kryetarët e komunave me shumicë serbe, të gjitha ato dhe sidomos ministri i Shëndetësisë, por edhe ai që është ushtrues detyre i Punëve të Brendshme, kanë komunikuar dhe bashkëpunuar me këto komuna dhe i kemi marrë vendimet të cilat zbatohen. Nuk them që nuk ka edhe vendime të Serbisë, që pjesërisht e nganjëherë nuk zbatohen ndokund, meqenëse ende ka struktura të Serbisë në Kosovë, por ne nuk mund të ndryshojmë këtë gjë brenda pak javësh, e aq më tepër në kuadër të kësaj pandemie të koronavirusit. Ne përkundrazi, po përpiqemi që pavarësisht dallimeve etnike, rajonale e partiake, të bëhemi bashkë me të gjithë të tjerët në këtë frontin kundër koronavirusit, i cili përndryshe qysh dihet nuk na dallon neve në bazë të etnisë, komunës apo partisë.

 Nuk besoj që ka ndonjë fuqizim të strukturave të Serbisë shumë më tepër sesa që ato veprojnë zakonisht dhe le të mos harrojmë që një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve serbë në Kosovë i kanë nga dy kapela apo nga dy karrige ka një lloj dualizmi i cili është i pashëndetshëm. Mirëpo, po them edhe një herë, nuk kemi mundësi që të gjitha këto t’i ndryshojmë përnjëherë e aq më pak në kuadër të kësaj pandemie, e cila është një situatë krejtësisht e re për shtetin dhe për shoqërinë tonë, me të cilën nuk kemi përvojë e megjithatë po ia dalim relativisht mirë.

Pandemia është shfrytëzuar nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë për të përçuar thirrje te elita politike në Kosovë, që të lë mënjanë ndasitë. Por, edhe komuniteti ndërkombëtar ka qenë i ndarë, në raport me zhvillimet politike në Kosovë. Në njërën anë Shtetet e Bashkuara dhe në anën tjetër vendet e Bashkimit Evropian. Qëndrimet tuaja janë rreshtuar kryesisht me ato të BE-së, përfshirë këtu edhe mbi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pse nuk jeni rreshtuar me SHBA-në?

 Nuk është se unë jam rreshtuar me ndokënd dhe nuk mendoj që askush është rreshtuar me mua. Politikanë, diplomatë të ndryshëm kanë qëndrime, mendime të ndryshme, mendime të ndryshme brenda Bashkimit Evropian po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pse nguroni të përmbushni kërkesën e SHBA-së për reciprocitetin? Aleanca me Uashingtonin gjithnjë është cilësuar si e shenjtë në Kosovë.

Albin Kurti: Unë jam i bindur që aleanca dhe partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pashkëputshëm dhe nuk varet nga Qeveritë e Republikës së Kosovës, as nga kryeministrat e presidentët. Kjo është një gjë shumë më e thellë e cila ka të bëjë edhe me historinë, ka të bëjë edhe me gjeopolitikën. Por, ka të bëjë edhe me vlerat e përbashkëta. Prandaj, fakti që ne mund të kritikojmë njëri-tjetrin nuk është dobësi.

Unë besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një Kosovë të fuqishme, për një Kosovë e cila e mbron interesin e vet dhe në këtë mënyrë edhe e forcon aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë nuk besoj që shteti i dobët i Kosovës jep kontribut më shumë në aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shteti i Kosovës forcohet pikërisht duke pasur respekt për vete, e duke ndërtuar marrëdhënie reciproke me të tjerët, në radhë të parë me Serbinë.

Logjika e Millosheviqit kopje politike të Aleksandër Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në zemrën e Kosovës, në fjalimin e tij në Mitrovicë, më 9 shtator 2018, ka demonstruar mendësinë nacionaliste agresive, identike me ato që kishte bërë Sllobodan Millosheviqi në vitin 1989 në Fushë-Kosovë dhe Vladimir Putini në mars të vitit 2015 në Dumën Ruse, pas pushtimit të Krimesë.

Edhe pse fjalimi ishte menduar si një bashkëbisedim me qytetarët serbë të Kosovës, janë tri subjekte kryesore të cilave u adresohet Aleksandër Vuçiqi: qytetarëve serbë të Kosovës, opozitës në Serbi dhe aktorëve ndërkombëtarë. Dhe varësisht nga subjekti, që i adresohet, ndryshojnë edhe mesazhet, në përmbajtje herë-herë kontradiktore.

Fjalimin e përshkon një fill i kuq nacionalizmi serbomadh. Vuçiqi flet për “Serbinë e Madhe”, për Betejën e Kosovës, e cilëson Millosheviqin si “lider të madh serb, i cili kishte qëllime madhështore”, flet me përçmim racist për shqiptarët, hyjnizon “tri e më shumë luftëra, që serbët kanë zhvilluar në shekullin e kaluar, në të cilat serbët kanë vdekur në Knin (Kroaci), Sarajevë (Bosnje) dhe Prishtinë (Kosovë)”. Por, ajo që nuk përmendi Vuçiqi janë viktimat, gjenocidi, terrori masiv, pastrimi etnik, dhunimet dhe vrasjet, që gjatë këtyre luftërave i kanë shkaktuar forcat ushtarake serbe.

Tani kur kemi parasyesh 20 vjet pas luftës së UÇK-së, dhe 12 vjet pas pavarësisë së Kosovës, dhe kur kemi parasyesh se sa ishin të interesuar ndërkombëtarët,dhe shtetet mike qe e njohen Kosovën,dhe dihet se sa i kanë terhjekur njohjet,Daçiq,i vetmi sa gjithë institucionet tona duke filluar nga Qeverit e deritanishme  e deri te qytetari i rendomt,me politikën e tij dhe paaftësit tona udhëheqëse,më shumë të ndar se të bashkuar,si na zuri edhe ky virus, dhe kur kemi parasyesh se totalisht Veriu i Mitrovicë udhëheqet edhe sot me strukturat paralelel serbe,frymon dhe vepron me simbole serbe,Kushtetuta e Kosovës dhe as shtetit i Kosovës, për ta asgjë,kjo na le të kuptojmë se Veriun e Mitrovicës na ka ikur, dhe kjo është e vërteta,jeni në dijeni edhe ju,z.Kryeministër Kurti,mos mbaj fain e dikujt tjetër,fole e thuaje realitetin se je më i votuari dhe ke marrë mbi vete fatin e Kosovës,normal me votat e qytetarëve dhe nga ty populli ka kthuar kokën,pasi te gjitha qeveit e deritanishme na kanë prua deri këtu.

Presidenti aktual serbë, Aleksandër Vuçiq është një gangster I pashembull në ballkan, dhe Serbia është ajo që ka qenë, fantazma e Serbisë së madhe do të duhen dekada ndoshta shekuj për të dalë nga Beogradi. Presidenti aktual serb është po aq serbomadh sa ç’ishte paraardhësi i tij Millosheviç, por ky është presidenti më filorus në historinë e shtetit serb.Këtë i kam shkruar si juve tani leter e hapur këdo ditë,e dhe presidentit të SHBA-ve..Fjala është drejtpërdejtë për Veriun e Mitrovicës,sipas mendimit tim,dhe bindja ime,po qe se i gjithë kombi ynë të ngritët në këmbë,Veriun e kemi hunbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat