11 Prill 1999- Koshare

Opinione

11 Prill 1999- Koshare

Nga: Milazim Maraj Më: 11 prill 2020 Në ora: 15:02
Milazim Maraj

Mbrëmje e ngrysur ishte atë natë. Isuf Haklaj ma kthej shpinën posa ju ofrova. Eci disa hapa dhe e pashë të qëndronte më kokë ulur.

që ishte në një gjendje të keqe. Mendova të i ofrohem apo ta le më halle te veta. Familjet i kishim në Kosovë dhe mund të kishte dëgjuar diçka shumë te keqe thash me vete. Vendosa të i ofrohem, hë dajë çka ke?, ai ktheu kokën nga unë por nuk foli asgjë, lotët i rrokulliseshin pa ndërprerë. Heshti përsëri , shikova për rreth në oborrin e QS në Papaj dhe po hetoja një heshtje. Dy ushtarë ishin pak më larg njeri ishte ulur dhe tjetri kërrusur mbi te. Ishin larg dhe nuk i dëgjoja çka flisnin ndoshta po bënin të njëjtën bisedë si ne. Iu ktheva përsëri Isufit fol o dajë çka ke i thashë më zë pak më të ngritur. A i ke mirë familjen, ai pohoj më kokë, por nuk foli. Atë herë trego o burrë çfarë halli ke, çka ka ndodhë. Isuf Haklaj ngriti kokën dhe më tha është vrarë por nuk arriti të më thoshte emrin, dëgjova vetëm tingujt imi. Kush e pyeta edhe një herë Agimi më tha, komandanti, sikur deshi të më thoshte si nuk paske dëgjuar. Në korridor takova një ushtarë më një tabak më ushqim.

A ke hëngër bukë komandant mu drejtua jo por nuk po me hahet, sonte askujt nuk po ju hajka çka keni more burrë, ia dërgova Komandant Rrustemit dhe nuk më hahet më tha, ty nuk të hahet ani more ka kush e hanë, ushtari ishte pak i habitur ai nuk kishte dëgjuar lajmin që tani e dija edhe unë dhe këto fjalë i thoshte sikur donte të mësonte diçka më shumë për këtë gjendje të zymtë. Ka rënë dëshmorë Katana ishte kumti. Secili hetonte mungesën e tij, dhe lajmi deshëm apo jo po përhapej. Komandantet kishin marr obligimin të u tregojnë ushtarëve. Por duhej kujdes ; rënia e Komandant Agimit duhet të prodhoj motiv për luftë, dhembja duhet të shndërrohet në forcë dhe urrejtje për armikun.

Tani kujtojmë porositë e Agim Ramadanit: • Vetëm një ushtarë të mbetët prej neve, ai ka obligim që në fshatin e parë të tuboj të rinjtë shqiptarë dhe të formojë ushtrinë. • Aty ku bije gjaku i ushtarit tonë këmbë e armikut nuk do të shkel më. • Kur pushkët i bashkojmë krismën e kanë më të mirë. • Nuk kemi kohë të merremi me njeri tjetrin, ushtria serbe po na vret, po na kallë shtëpitë tona dhe dhunon motrat e nënat tona. • Nuk ka armë të dobëta , kam parë serb të vrarë nga armët; hungareze, serbe dhe shqiptare. • Të gjithë udhëheqësit i kemi të mirë mjafton që ne të bëhemi ushtarë të mirë. • Ju ftojmë të luftojmë bashkë për lirinë e vendit tonë. Nuk ka komandë Këto dhe shumë porosi tjera u bënë refren për veshin e luftëtarit në Koshare. Në Koshare nuk kishte komandë përpara. Komanda ishte pas meje luftëtarë. Kjo komandë kishte ngritur moralin e ushtarëve. Por na mori shumë komandant. Çmimi i sinqeritetit dhe përkushtimit është gjithmonë i lartë. Këtë e provuam. Kemi lexuar për heroizmin e popullit tonë nga Skënderbeu, Mic Sokoli, Idriz Seferi, Isa Boletini e shumë e shumë të tjerë.

Por në këtë luftë u bindëm dhe provuam heroizmin shqiptarë të Komandant Agimit, dhe heronjve tjerë shqiptarë në luftën e fundit. Këtë heroizëm e treguan heronjtë e Kosovës në luftën e fundit. Kjo mundë të jetë trashëgim dhe sofistike i shkathtësive Sa herë që vije 11 prilli kujtojmë Heroin e Kombit Agim Ramadani. Sa herë flitet për lirinë e Kosovës kujtohet heroi Agim Ramadani. Sa herë flitet për strategjinë e luftës, poezinë dhe artin, kujtojmë komandantin Agim Ramadani. Sot në këtë përvjetor të përkujtojmë Komandant Agimi, të falënderojmë për sakrificën tuaj kapitale për lirinë e Kosovës. Lavdi për jetë dhe mot. I përjetshëm qoftë kujtimi për JU! 11.04.2020-Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat