PAN-liderët dhe PAN-demia burim i njëjtë virusësh

Opinione

PAN-liderët dhe PAN-demia burim i njëjtë virusësh

Ali Kelmendi Nga Ali Kelmendi Më 12 prill 2020 Në ora: 13:01
Albin Kurti dhe PAN-liderët

Flitej dikur një barcoletë: Ҫka është mikrobi (virusi) - „Virusi është një hajvançiq i imtë (vockël), i cili hyn në huxhutin e insanit dhe bënë zullum“. Atëherë flitej vetëm për një virus, por tani i kemi të kombinuar një virus Siamez (PAN + LKD) politik dhe tjetrin PAN- demik. E tërë bota është ngritur në këmbë për t’i luftuar duke i hulumtuar kundërviruset, por ende nuk po i bie në fije.

Le qe po i infektojnë dhe i mbysin popujt, por edhe pasuritë dhe paratë po ua vjedhin dhe e kanë sjellur botën në kollaps ekonomik. More, po i infektojnë edhe kryetarët dhe burrat shtetërore. Te ne shqiptarët, lidërët, qeveritarët dhe kryetarin nuk po na i prek fare, pasi qe imunitetin e fituar helbet e paskan nga të ushqyerit me pasuritë dhe paratë e vjedhura të popullit dhe shtetit nga krimi dhe korrupsioni!

Ndoshta, paratë e krimit ua kanë bërë imunitetin duke hulumtuar dhe nxjerrur kundërvirusin nga krimi, si rrezikun më të madh kundër koronavirusit COVID-19. Ky imunitet po ju zgjatë mbi 20 e ca vite, njëjtë si injeksionet BSZH-së kundër tubërkulozit, qe u janë dhënë bebave të posalindura, siç po konstatojnë mikrobiologët tanë.

Këtë imunitet fatkëqesisht e kanë vetëm liderët tanë dhe jo populli i cili nuk ka arritur ta fitojë të njejtin imunitet pa para të vjedhura nga krimi dhe korrupsioni, pasi që i njejti nuk vjedhë dhe i qëndron besnik shtetit.

Nga virusi ynë PAN-istë me LDK-istat antirugovistë, po kam frikë personalisht të konfirmojë, por po duket së është infektuar edhe adminstrata e zotit Trump, të cilen sot po e konfirmon edhe ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper qe dha një intervistë për Zërin e Amerikës se administrata amerikane po synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë dhe ishte e pakënaqur me qasjen e qeverisë së kryeministrit tashme në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Zoti Hooper thotë se synimi është përmbyllja e konfliktit Kosovë - Sërbi dhe nëse kjo nuk ndodhë, rreziku për Kosovën është që mund ta humbas mburojen ushtarake amerikane.

Ish zyrtari DASH-it James Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë me komponente territoriale (ndarje të Mitrovicës Veriore), nëse nuk arrihet një marrëveshje, ajo do ta humbas mburojen ushtarake amerikane.

Mendoj se për Qeverinë amerikane, për administratën e Presidentit Trump, çështja më e rëndesishme është një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, qe do ti jepte fund konfliktit të tyre.

Nuk mendoj se kjo është çështja me e rëndesishme për kryeministrin (Albin) Kurtin. Mendoj qe ai i kundërvihet kësaj. Mendoj se qeveria amerikane e ka parë atë si pëngesë, si një problem.

Me kryeministrin Kurti, nuk kam folur kahëre me të, por e njoh dhe mendoj se ai është njeri i ndërshem dhe thellësisht njeri shumë i denjë, por nuk mendoj se ai ëshë shumë i mirë për menagjimin e krizave ndërkombetare.

Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë dhe duhet të vendosin për këtë; çfarëdo marrëveshje që arrihet me Sërbinë nuk do te jetë marrëveshje në të cilen Kosova përmbushë të gjitha kërkesat e saj maksimale.

Kosova duhet të pranojë se ka komponentë territoriale në marrëveshje. Ҫdo marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të ketë komponente territoriale. Kjo është çfare zoti Vuçiq po thotë. Vuçiqi do të pranojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo një marrëveshje të pjesëshme.

Mendoj se Z. Thaçi e kupton se nuk ka hapësirë për marreveshje të pjesëshme prandaj e vetmja rrugë përpara është marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Zëri i Amerikës: Marrëveshje gjithperfshirëse pa veriun e Kosovës?

Hooper: Marrëveshje gjithëpërfshirëse me komponente teritoriale në demarkacionin e kufirit. Nëse Kosova dëshiron fundin e konfliktit me Sërbinë, duhet të pajtohet me faktin se marrevëshja duhet të ketë komponentë territoriale. Ndryshe nuk do të ketë një marreveshje gjithëpërfshirëse. Të dyja palët duhet të marrin shumë nga ajo çfare duan, por asnjëra krejt çfare dëshiron. Ky është kompromisi. Por do të ketë elemente territoriale në marrëveshje.

Ajo qe është në marrëveshjen gjithëpërfshirëse është një mirëkuptim ndërmjet zotit Thaçi dhe zotit Vuçiq, se ajo do ti jep fund konfliktit me Sërbinë.

Zëri i Amerikes: pra qe ta thjeshtojmë këte, kjo i bie që Kosova të jap territor për të siguruar njohjen nga Sërbia?

Zëri i Amerikës: Diplomatët amerikanë, Richard Grenell, Philip Kosnett dhe Mattew Palmer lëshuan një deklaratë të përbashket duke thënë se „ nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkembim territoresh“ ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë. Cila është e vërteta sipas jush?

James Hooper: Nuk ka një plan për ndarje, dhe nuk është diçka për të cilen zoti Vuçiq dhe zoti Thaçi kanë biseduar. Ata kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë:

Me tej zoti Hooper thotë se: Nëse e shihni se zoti Grenell po përpiqet të çojë përpara një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Mendoj se ai është i frustruar në zotin Kurti që po vazhdon të kërkoi një marrëveshje të pjesëshme qe nuk do të jetë e pranueshme

Dhe në fund:

Zëri i Amërikës: Dhe prandaj u rrëzua zoti Kurti?

James Hooper: Unë mendoj se prandaj amerikanët nuk janë pikëlluar që zoti Kurti u rrëzua nga posti i kryeministrit. Nuk mendoj se kishte lot pikëllimi në Shtepinë e Bardhë kur kaloj në parlament me vota të mosbesimit. Janë çështje të mëdha në lojë. Ҫështja është përfundimi i konfliktit me Sërbinë.

Më në fund po dalin një nga një marrëveshjet gjithëpërfshirëse të Hashim Thaçit me Vuçiqin për të cilat gjithnjë po gënjente presidenti ynë Hashim Thaçi!!!

P.S. Nga intervista janë marrur pjesërisht disa fjali dhe mendime të zotit Hooper, me qellim qe intervista të jetë më shumë e kapshme për më shumë lexues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat