Vullneti i Popullit

Opinione

Vullneti i Popullit

Nga: Nasho Bakalli Më: 18 prill 2020 Në ora: 19:15
Nasho Bakalli

"Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve…." Kjo është ndër vrejtjet më të fundit që i janë përcjellë opinionit publik nga PD, nëpërmjet ishdeputetit B.Spahiu. Konsiderata shprehur nga ky mjek reflekton ekzistencën e një keqkuptimi mes mjekëve politik, ndonëse ata e dinë fort mirë që në kushtet e Pandemisë slogani “jeta është e para” frymëzohet, edhe në Shqipëri, si vullnet i populli, si një ndjenjë historikisht humanitare, dhe jo si një vandak gjethesh që lëviz andej këndej ku ta shpierë era.

Ajo që më së shumti Lufta n`a tregon është se brenda saj nuk ka asnjë trillim apo mister - të krijuar me kast nga qeveria – në kurriz të vullnetit të popullit meqë atje jashtë, në kulisat e politikës elektorale, ekziston një betejë vullnetesh partiake

Pëdëistët që deklararojnë se "Dhjetëra e qindra të sëmurë me Covid 19 do vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke ju mohuar mjekimi"; dhe se "Të sëmurët e intubuar mbetën mbrëmë tre ore pa drita. Krim!" - në të vërtetë e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke folur për vështirësitë me të cilat pritet të hasen bizneset e tyre turistike luksoze, që i kanë jo vetëm në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë se pjesën tjetër të kohës, atë të vogël, ata nuk flasin. Flasin sikur kombi flet me një zë, me zërin e opozitës!

Opozita e kupton mirë “misterin” që fshihet te Lufta. Përkushtimi eponim i Edi Ramës është, përvec detyrës, edhe një investim normal politik i tij tek vullneti i popullit. Ky kapital do e ndihmojë PS që të krijojë shumicë në zgjedhjet e ardhëshme. Për ta frenuar këtë fenomen, Basha e Berisha po rendin si të marrë lart e poshtë sokakëve duke llomotitur për lodra të Edi Ramës me “… shëndetin e qytetarëve”.

Megjithatë kur Lulzim Basha shpall dështimin e luftës të qeverisë kundër Covid-19, ai nuk flet kot. Ai ka në mëndje disa gjëra. Së pari, nëpërmjet mohimit të punës të mirë të qeverisë ai do që ta personifikojë shpirtin e kombit, shprehja më e pastër e kuintesencës të popullit, dhe ta përdorë atë si një mandat pëpara votuesve. Së dyti, mandati e obligon Bashën që ta shpallë të drejtën e PD për të qeverisur si të pakundërshtueshme përballë pretendimeve të denja të qeverisë, e cila e sheh veten si një trupë e fuqishëm fituese edhe në zgjedhjet e pritme. Së treti, pohimi "kur të jem unë kryeministër" është një hile që synon, paraprakisht, ta vendosë partinë socialiste përballë vjedhjes të votës - si dhe të justifikojë në sytë e opinionit publik humbjen e PD – kur PS të ketë fituar me 65%. E fundit, Lulzim Basha e shpalos mandatin për të kërkuar, sikurse ka ndodhur sa herë që PD ka qeverisur në këto 30 vite, fitoren në tavolinë.

PD do të ishte bërë bashkë, dhe e ndryshme, me PS në tërë veprimtaritë humanitare publike kombëtare për lehtësimin dhe zgjidhjen e pasojave të Tërmetit dhe Pandemisë, kjo lloj sjellje padyshim që do të prodhonte natyrshëm rritjen e preferencës të opinionit publik për PD. Pretendimi i PD për të patur vitin tjetër një mandat qeverisës, është kallp. Gjithësesi PD i mbetet një rrugëzgjidhje, ajo e marjes të pushtetit me dhunë. Mbase në muajt post-Pandemi do të krijohen rrethana kombëtare shqiptare të atij lloji saqë SHBA dhe BE do ti kushtojnë më shumë vëmëndje ruajtjes të rendit kapitalist autokratik qeverisës, sesa sigurimit të parimeve funksionale të rendit demokratik qeverisës.

Në momente historike, sic janë aktualisht Tërmeti dhe Pandemia, është e logjike që opinioni publik (një përmbledhje pikëpamjesh, në lidhje me një temë, të shprehura nga një pjesë e bëshme e një komuniteti) të njësohet me vullnetin e popullit. Kjo ndodh ngase në Luftë vullneti i popullit shikon më thellë se votimi; preferenca politike, se parimet partiake. Pra krijohet ajo që disa studiues të sigurisë ndërkomëtare e quajnë “emocion kolektiv që lidh popullin me drejtuesit e tij". Nuk është e vështirë të gjesh se ka patur një kohë, në historinë e Shqipërisë, kur elementët e ndryshëm të psikës kolektive u kristalizuan në një vullnet popullor. Kërcënimi për kombin gjatë Luftës së Dytë Botërore (por jo në të Parën) është një prej shembujve. Në ditët e sotme Edi Rama, ose PS, është përfituesi kryesor i “emocionit kolektiv...”. Po mund të ndodhë, që lideri i dalë nga ky emocion kolektiv ta degradojë atë.

Sepse politikanët, baballarët e demokracisë shqiptare, janë ata që pamundësuan administrativisht sendërtimin pikërisht të atyre veprave që shpirti i popullit aq fort i dëshiron. Kjo besëthyerje ka lënë plagë të pashërueshme. Megjithatë një gjë është e sigurtë - vullneti i popullit do të triumfojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat