I pranuat votat e Listës Serbe nga Beogradi për formimin e qeverisë, tash mos na shisni moral se nuk i pranoni testet!

Opinione

I pranuat votat e Listës Serbe nga Beogradi për formimin e qeverisë, tash mos na shisni moral se nuk i pranoni testet!

Më: 18 prill 2020 Në ora: 21:06
PAN

Të gjithë ata që po e kritikojnë qeverinë se pranoi teste nga Serbia, po harrojnë se 20 vite me radhë kanë shijuar keksat “plazma” e nuk i kanë largu asnjëherë nga frigoriferi.

E mbi të gjitha, është për të ardhur keq se si ata që e prisnin me orë të tëra Listën Serbe për të ardhur nga Beogradi për t’ua votuar qeverinë, po thonë tash se testet nga Serbia nuk bën assesi t’i pranojnë, e as kur është në pyetje jeta e njeriut.

Nuk mundeni të shisni më moral, sepse popullin e keni kundër. Nuk mundeni më të mashtroni popullin, sepse jeni që moti të demaskuar. Deklaratat populiste nuk do t’iu ‘dhezin’ as në kohë pandemie.

Ju dhe të gjithë e dini, se shumë qytetarë të Kosovës ndër vite kanë pranuar shërbime mjekësore e spitalore në Beograd e nga Beogradi. Ky është morali i mbi të gjithave, pra jeta e njeriut.

Pajtohemi të gjithë se diçka nga Serbia është për të ardhur keq ta pranojmë, pasi politikisht e faktorizojmë Serbinë dhe e vendosim në rolin e shtetit human, por mos shisni moral duke deklaruar në atë stilin se, “edhe po të vdes, nuk i pranojë ndihmat serbe”.

Rritja e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka ndikuar shumë që partitë e tjera të shkelin mbi dy këmbë mbi parimet e veta. Qoftë nga LDK-ja, qoftë nga të gjitha partitë e tjera.

Fakti se sot Avdullah Hoti tha se masat duhet të zbuten, kur kemi mbi 450 të infektuar e 15 të vdekur, ndërsa kur kishim vetëm 19 të infektuar e asnjë të infektuar kërkonte shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, tregon një tendencë plotësisht me prapavijë politike.  Madje këtyre të LDK-së nuk po i shitet as viktimizimi që e kanë pasur tash e disa vite.

Këta për pushtet thonë lëreni qytetarët të vdesin, e mos pranoni teste nga Serbia. Por, një që e mirë është se populli i Kosovës është ngopur nga këto pallavra dhe nuk po mashtrohet më.

E dimë se si deputetët e AAK-së së bashku me Haradinajn sorollateshin nëpër Kuvend e hollin e tij, duke pritur Listën Serbe që vijë nga Beogradi, me miratimin e këtij të fundit. Atëherë nuk ishte çështje për jetë njerëzish. Ishte çështje vetëm për formimin e qeverisë. Tash shesin moral.

Edhe iniciativat e juaja kinse për të mirën e vendit në luftimin e koronavirusit, u demaskuat pasi ju e refuzuat ftesën e Kurtit, i cili iu ftoi për të biseduar për masat e të mirat që mund t’ia sillni vendin, ndonëse problem se ato ekzistojnë nga ju.

“Ju nuk mund të shisni moral. Ndoshta edhe mundeni por pastaj nuk do mundeni,...”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat