“Nëna Amerikë e Grenellit”, a po do me na tradhëtua?! Më fal Amerikë e vërtetë

Opinione

“Nëna Amerikë e Grenellit”, a po do me na tradhëtua?! Më fal Amerikë e vërtetë

Nga: Hafiz Shala, New York Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:24
Richard Grenell

Është jashtë qdo logjike që nji mik i yni si Amerika, por që fatëbardhësishtë nuk është Amerika e vërtetë sepse kjo që e përfaqësonë Presidenti Trump përmes kaubojë “ diplomacisë” të këtijë njeriu i cili ma së paku është diplomat e ma së shumti përqarës i popullit të amerikës, i papërshtatshëm për bashkpunim më Bashkimin Evropian dhë, njiherit organizator i puçit politik në Republikën e Kosovës të cilën, Amerika e vërtetë e qlirojë, e formojë si shtet dhë, përmes angaxhimit dhë autoritetit të sajë, u njof më ma shumë së 117 shtete duke ja zbritur ato të cilat Serbia përmes aktivitetit të sajë armiqësor në fazën e pregatitjës për bisedime ku, zoti Grenell, herenë e parë tha së, po që së hiqët tarifa ndaj sajë, ajo do ti ndërpretë fushatat e qnjohjeve ndaj Kosovës. Nuk ndodhi.

Zoti Grenell, e mashtrove Kosovën e e favorizove Serbinë dhë, që këtijë marifeti siq po dijke ti ta bëjsh, edhe, e rrëzove Qeverinë e zgjedhur nga populli dhë, ate në bazë të premtimeve që zoti Kurti, tani Kryeministër në detyrë, dhë zonja Osmani, Kryeparlamentare, ju premtuan së, tarifa do të hiqët pjesërishtë ndërsa ty, zotëri, pasi e ndërrove qëndrimin, në mënyrë ultimative kërkove që tarifa të hiqët mënjihere tërësishtë pa kurfar kushtëve. Tani, tarifa u largue e ju, pse këtë nuk e pranoni.

Nuk e pranoni sepse, nese nuk gabohëm, qëllimi është të arrihët marrëveshja më Serbinë nën udhëheqjën e Thaqit qé, për kosovarët do të thotë, ndarje.

Zoteri, ti, nuk je i zgjedhur nga populli i Kosovës e as i Amerikës por, je i nominuar nga Presidenti si pjesë e stafit të tijë, por, nji president ndaj të cilit populli amerikanë e ka humbur besimin, sipas asajë që une e vërejë dhë e shofë si shtetas dhë taksapagues ketijë vendi ai, në kohën e pandemisë, po bënë fushatë elektorale dhë, nuk po bashkpunonë më Govërnatorët e shteteve rreth ndihmës dhë organizimit për t’u përballur më pandeminë.

E, ti zotëri, më ata të cilët populli i largojë si hajdut e kriminel, si tradhëtar dhë tugjar në shitjën e pjesve të Kosovë më harta, gërshërë dhe vizore në dorë më qëllim që të arrihet nji marrëveshje e “qendrueshme” për të cilën, kurrë nuk do ta keshë pëlqimin e popullit.

Zotëri, tërë kohën po të drejtohëm ty si shkaktarin kryesor të nji qrregullimi brenda nji shteti për qka, falë gjendjës në të cilën gjindemi së, përndryshe krejtë Kosova do të ishte ngritur në këmbë. Sepse, ja dhunuet vullnetin dhë shpresën.

Jo vetëm për përzgjedhësit e tyre por, për shpresën që po doni më jau shue pasi më 6 tetor i larguan ata të cilët, Kosovën e sollën në këtë gjendje, ata të cillët i larguan rinin ma zi së në kohën e “ Naçërtanjës” së Garashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit e Qosiqit nën përkujdesjën e Kishës orthodokse serbe.

E rrëzove Qeverinë në kohën e covid-19, për të ja shtue nji qeveri Korona 2 po në të njejtin vit që, do të thotë, Kosovën po e futë në gjendje supërkrize më dy korona pandemi.

Pse zotëri, nuke rrëzuat Nikollas Maduron që ma tepër së dy vite duke ofrue edhe shpërblim prej $25 milion dollarësh dhë, në të njejtën kohë, edhe pasi e njoftët Juan Guaido’ si pasëardhës i tijë, dhë, ata, ende qëndrojnë në të njejtat pozicione, Maduro Presisent i Venezuellas ndersa, Guaido’, në pritje.

Pse, Sepse, aty ka dorë Rusia dhë ata diktojnë më gjendjën në Venezuellë ndërsa, në Siri, Bashar Al Asad diktator për të cilin u vranë më mija qytetar dhë ai, ende gjindët në pushtet. Ndërsa, në Kosovë e rrëzuet for free.

Pse? Sepse, Rusia e Putinit ndaj të cilit as ju nuk jeni imun edhe pse në nji moment ja gjujtët disa baraka në Siri më paralajmërim dhë, mori fund. Nuk e vazhduat ma më “no fly zone “për ti ndalë masakrat dhë shpetue njerzit.

I mora këta shembuj më qëllim që ti kundërvëhem veprimit tëndë edhë në ëmër të Presidentit Trump për qka, nuk jamë shumë i sigurtë së a është në dijeni të plotë për të këto veprime jashtë qdo norme demokratike, humane e njerzore ndaj nji populli i cili ju besonë, ju respektonë dhë, ju degjonë, ma së shumti së qdo popull tjetër në botë.

Por, ama, nese ju veproni kundër interesave të këtijë populli i cili u qlirue më ndihmën tuaj por që e pagojë shumë shtrënjtë dhë këtë, ju zotëri nuk e konsideruat, nuk e vlerësuat e mohuat dhë, e harruet. Sepse, agresorin dhë viktimën, po veni në nji kandar. Ku janë standardët zotëri Grenell?

Dy ligjëvënës njeri Keyetar i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë i Kongresit Amerikan, zoti Eliot Engel dhë, tjetri, anëtar i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë i Senatit Amerikan, që të dy demokrat, përmes letrës së dërguar zotit Mike Pompeo, Sekretar i Shtetit ku i shprehën shqetësimët e tyre për ate që ndodhi në Kosovë më rrëzimin e Qeverisë në kohën e pandemisë, a e keni informue Presidentin Trump lidhur më këtë veprim të dëmshëm ndaj nji shteti dhë populli mik siq është Kosova dhë poulli i sajë?

Ata, më të cilët po bashkpunoni dhë po i ndërseni që ta marrin pushtetin në mënyrë klandestine, a nuk mendoni së për këtë do të këtë reagime?!

Nuk po ju bëjë thirrje për këto veprime në këto kushte pandemie por, më të kaluar kjo gjendje, në bazë të sondazhevë përkrahësve ndaj këtyre dy përsonaliteteve, zotit Kurti dhë zonjës Osmani, që ju i injoruat, gjoja si antiamerikanë dhë, për “mosbindje e kryeneqësi” të cilat nuk qendrojnë por, qëndronë përkushtimi dhë përgjegjësia ndaj zgjedhësve të tyre të cilët, nuk janë servil ndaj askuajtë, pra, as edhe ndaj juve.

Për ta, për mue e për të gjithë ata të cilët e respektojnë popullin e vetë, janë përgjegjës ndaj popullit të vetë, për ata të cilët nuk janë të zhytur në krime, hajdutëri, nuk kanë nevojë të jenë servil. Janë kryelartë në anën e popullit.

A do të ishe ti zotëri në anën e popullit amerikané? Më siguri së po mu ashtu sikur edhe une do të isha më tërë gjendjën dhë gadishmerinë edhe për sakrificë.

I gjete të gatqëm mu ata të cilët i bajnë mbi supët e tyre këto dukuri, duke filluar nga Presidenti i vëndit i cili akuzohët për krime të rënda për qka zotëri ndoshta jeni në dijeni sepse, është në regjistër për tu përballur më drejtësinë pranë Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, mu aty ku u gjykue edhe Millosheviqi, e që të dy për krime ndaj shqiptarve. Dhë, për shqiptarët e Kosovës por edhe kombin në tërësi, ai e banë etiketën e tradhëtarit të cilën e ka vërtetue më veprimët e tijë, që nga fillimi i bisedimeve më Serbinë e deri në ditet e sotit. Shkeli mbi gjakun e deshmorve dhë martirve. Shkeli mbisakrificën e familjës Jashari, aktë heroik në mbrojtje të atdheut dhë pragut të shtepisë nga nji armik e agresor shekullor.

Pra, nji njeri të cilin populli i vetë e urrenë, nuk i besonë nuk e respektonë, ju, zotëri, po doni më arritë nji marrëveshje “ paqësore” më Serbinë e cila nuk do të zë vëndë.

Zotëri Grenell pasi ndoshta do të jeni dorëlirë për të falur pjesë të Kosovës, Serbisë, ju pyes së, a do të ishit në gjendje hipotetikishtë që, po që se Rusia insistonë nga ju që të ja ktheni Alaskën të cilën SHBA-t e blenë nga Rusia në vitin 1867 për $ 7.2 milion, ose,2 cents per hektar? Qka mendoni?! Unë, do të thoja së asesi.

Anipse, Kosova nyk e ble këtë nga Serbia por, ajo qëndronë mbi tokat shqiptare dhë,mpretendonë qé të gllabërojë akoma pa u ndalur, por, kësiherit sa po dukët edhe më përkrahjën tuaj. Éshté mëkatë dhë padrejtëdi historike.

Zoteri Grenell, nese nuk e ndalni nji veprim të këtillë të cilin, nuk e di së për qfar arësye po e beni por, një e di që këta pakurrizorët nuk po ta thojnë së, ky do të jetë akti më i rëndë që ndonjihere SHBA-t kanë ndërmarrë kundër vullnetit të popullit dhë në dëmë të shtetit të Kosovës që nga Presidenti Woodrow Wilson si mbrojtës të interesave të shqiptarve dhë njiherit i merituar së shteti shqiptar, Shqipëria, anipse e përgjysmuar por, megjitha mbeti si shtete dhë, falë atijë, në ende egzistojmë.

Zoti Grenell, nese qëndroni në anën e atyre të cilët populli i largojë, ju, në nji mënyrë, po i amnistoni ndaj veprave aq të rënda sa që, askush nuk do të mundé të ju arësyetojë e as të ju mbrojë.

Dhë, për fundë, populli shqiptar e posaqërishtë ai kosovar, është i luhatshëm ndaj besimit të zotit Grenell dhë, nji pjese të Administratës së Presidenti Trump, cili ka hy “në mal pa sakicë”, por, kurrë nuk do ta humbë besimin, respektin, shpresën dhë përkushtimin ndaj Shtetev të Bashkuara të Amerikës, synonim i lirisë, pavarësisë , sovranitetit, egzistimit dhë qëndrimit në pozitat të nji shteti I përkkrahur nga nji shtet ma demokratik në rruzullin tokësor.

Zoti i bekoftë Shtetët e Bashkuara të Amerikës,

Zoti e bekoftë Kosovën dhë kombin shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat