Prevalon jeta, kufizimi i disa lirive janë të ligjshme në raste pandemie

Opinione

Prevalon jeta, kufizimi i disa lirive janë të ligjshme në raste pandemie

Nga: Ilir Vata Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:07
Ilir Vata

Debati në lidhje me kufizimin e të drejtave ka nisur dhe në Shqipëri, megjithëse nuk ka patur reagime zyrtare, politike apo nga institucione të së drejtës, shoqata apo grupe interesi, madje dhe nuk ka patur protesta apo kundërshti nga qytetarët, siç edhe në disa vende në Europë si në Francë, madje edhe në SHBA janë shënuar protesta për kufizimin e lirive për shkak të pandemisë.

Parë në aspektin ligjorë, përsa i përket Shqipërisë, ligji ku kanë buruar kufizimi i së drejtave në këtë situatë është ligjshëm, buron nga këshilli i Ministrave sipas, nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Kufizimi i së drejtës të njeriut ligj në rastin e pandemisëapo situatë të jashtëzakonshme kur vihet në rrezik jeta e një kombi janë të ligjshme, Konventa e të Drejtave të Njeriut i jep të drejtë shteteve të shmangin detyrimet mes palëve.

Akti Normativë ka fuqinë e ligjit për 45 ditë, dhe pas mbarimit të afatit duhet ti nënshtrohet Kuvendit.

A duhet ndërhyrje në Kushtetutë por mohimin e lirive në situata të jashtëzakonshme siçështë pandemia? Sigurisht që jo, ligjet janë të përkohshme, thjeshtë parin formën ligjore si procedurë duke kaluar në Kuvend

Kjo është çështja e së drejtës sot kur aktit normativë po i skadon afati dhe duhet të shprehet Kuvendi, përsa i përket të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Liria ka kuptimin e saj vetëm kur është e lirë, e garantuar që në të drejtën natyrore, të drejtën në demokraci, por ajo zbehet dhe bëhet e padurueshme sa herë forca të së keqes qofshi natyrore apo shtetërore e cungojnë atë.

Kësaj radhe ramë nën diktatin nga e një së keqje të padukshme të një virusi që na erdhi nga kontinenti tjetër Kina siç quhet COVID-19, dhe me këtë rast shteti në mbrojtje të jetëve të njerëzve, po ndërhynë në kufizimin e lirisë me të drejtë.

Problemi është se a kufizohen liritë sipas rregullave dhe standardeve të së drejtës?

Institucionet shtetërore, para se të vënë pasa për kufizimin e lirisë duhet të shtrojnë tryezën e debatit, mes konstitucionalistëve ekspert të së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, psikologëve dhe studimit të praktikave ndërkombëtare pastaj ta dhunojnë të drejtën në garantimin e një të drejtë tjetër madhore siç është jeta.

Problemi është se nuk premtonte koha, dhe palët ligjbërëse mund ta justifikojnë, por ajo që nuk thuhet është kush i kontrollon institucionet shtetërore nëse i zbatojnë këto kufizime pa kaluar kompetencat?!

Kufizimi i së drejtës duhet në përputhje me kushtetutën dhe të Drejtën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

Problemi që diskutohet sot, a është dhunuar e drejtë në përputhje me kushtetutën dhe në bazë të ligjit, e në përputhje me Konventën Europiane?

Rasti i ndërhyrjes në Kodin Penal për të plotësuar vakumin ligjorë për sa i përket pandemisë për ashpërsimin penal të masave është i drejtë, por a lipsë një ndërhyrje në kushtetutën e vendit për kufizimin e lirive të qytetarëve, apo ka ligjshmërinë qoftë një Akt Normativë që ka kufijtë e ligjin më një afat të caktuar.

Kushtetuta ne nenin 15 të saj, në pikën 1 dhe 2 shprehet se:Neni 15, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të gjithë renditjuridik. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre. Dhe në nenin Neni 17, pika 1. Kufizime të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

Dhe në pikën 2 të nenit 17 të kushtetutës thuhet se“Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe nëasnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në KonventënEuropiane për të Drejtat eNjeriut. Problemi i kufizimit të të drejtave të njeriut është se a ka marrë formën e ligjit akti normativ, dhe nëse jo aduhet të zhbëhet, apo të fitet në ligj një formë e re e kufizimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë aspekt, kushtetuta i jep të drejtë Këshillit të Ministrave të nxjerri akte normativë në fuqinë e ligji, si:Neni 101, Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.

Ndonëse pandemia vazhdon edhe ditë kalendarike të ligjit ecin dhe po sot edhe afati ligjor i aktit normativë për kufizimin e lëvizjes dhe qytetarëve, atëherë parlamenti duhet të shprehe që të ligjërohen mohimi i të drejtës së lëvizjes së qytetarëve.

Kuvendi duhet të shprehet, por më parë institucionet e shtetit shqiptarë duhet të kenë bërë njoftimin për kufizimin e të drejtave të qytetarëve.

Sipas Konventës së të Drejtave të Njeriut, në raste të jashtëzakonshme palët shmangin detyrimin

Neni 15-Derogimi në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Pika1, në rast lufte ose rreziku tjetër publik që i kanoset jetës së kombit, çdo Palë e Lartë Kontraktuese mund të marrë masa që iu shmangen detyrimeve të parashikuara nga kjo Konventë, veçse në shkallën më të vogël që e kërkon situata, me kusht që këto masa të mos jenë të papajtueshme me detyrimet e tjera sipas të drejtës ndërkombëtare.

Pika 2, dispozita e mësipërme nuk lejon asnjë shmangie nga neni 2, me përjashtim të rastit të vdekjes që vjen si pasojë e akteve të ligjshme të luftës ose nga nenet 3, 4 (paragrafi 1) dhe 7.

Pika 3, çdo Palë e Lartë Kontraktuese, që ushtron këtë të drejtë derogimi, mban plotësisht të informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për të gjitha masat e marra dhe arsyet pse ato janë marrë.

Gjithashtu, ajo duhet të informojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për datën në të cilën këto masa kanë humbur fuqinë dhe dispozitat e Konventës vihen sërish në zbatim të plotë.

Udhëzues rreth nenit 15 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut shpjegon për specialistët e së drejtës shmangien e detyrimeve ndaj konventës, si në rastin e pandemisë ku synimi kryesorëështë jeta e një kombi.

Pika 6. Gjykatës nuk i është kërkuar asnjëherë që ta interpretojë kuptimin e fjalës “luftë” për qëllim të nenit 15 pika 1. Gjithsesi, një situatë trazirash ose aktesh të rënda dhune që nuk përbën gjendje lufte mund të përfaqësojë një “rrezik tjetër publik që i kanoset jetës së kombit” në kuptimin e pjesës së dytë të nenit 15 pika 1.

Pika 7. Kuptimi normal dhe i zakonshëm i fjalëve “rrezik publik që i kanoset jetës së kombit” është i qartë: ato tregojnë “një situatë krize ose rreziku të jashtëzakonshëm e shumë të afërt që godet mbarë popullsinë dhe përbën një kanosje për jetën e organizuar të bashkësisë që formon shtetin”

Vetëm për aq sa e kërkon situata

“I takon në radhë të parë secilit Shtet Kontraktues, përgjegjës për “jetën e kombit” të tij, që të përcaktojë nëse ndonjë “rrezik publik” i kanoset asaj dhe, nëse po, deri ku duhet të shkohet në përpjekje për ta shuar atë”. Në kontakt të drejtpërdrejtë e të vazhdueshëm me realitetet e ngutshme të çastit, autoritetet kombëtare janë parimisht në një pozitë më të mirë sesa gjyqtari ndërkombëtar për t’u shprehur rreth pranisë së një rreziku të tillë ashtu si edhe rreth natyrës e shtrirjes së derogimeve të nevojshme për ta mënjanuar atë. Neni 15 § 1 u lë atyre në këtë fushë një hapësirë të gjerë vlerësimi.”

Të drejta të paderogueshme

Neni 15 § 2 i Konventës-2. Dispozita e mësipërme nuk lejon asnjë shmangie si nga neni 2, me përjashtim të rastit të vdekjes që vjen si pasojë e akteve të ligjshme të luftës, ashtu edhe nga nenet 3, 4 (paragrafi 1) dhe 7.

Po ashtu, lind dhe detyrimi për njoftim nga palët kur kufizohen të drejtat.

Neni 15 § 3 i Konventës, pika 3. Çdo Palë e Lartë Kontraktuese që ushtron këtë të drejtë derogimi e mban plotësisht të informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për të gjitha masat e marra dhe arsyet pse ato janë marrë. Gjithashtu, ajo duhet të informojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për datën në të cilën këto masa kanë humbur fuqinë dhe dispozitat e Konventës vihen sërish në zbatim të plotë.”

Qëllimi kryesor i detyrimit për të informuar Sekretarin e Përgjithshëm është që derogimi tëbëhet publik. Një qëllim tjetër ka të bëjë me faktin se Konventa përfshihet në një sistem zbatimi kolektiv është Sekretari i Përgjithshëm ai që i informon Shtetet e tjera Kontraktuese për derogimin: në bazë të Rezolutës 56(16) të Komitetit të Ministrave, çdo informacion që i jepet Sekretarit të Përgjithshëm nga një Palë Kontraktuese në bazë të paragrafit 3 të nenit 15 të Konventës duhet t’u njoftohet prej tij brenda afatit më të shkurtër Palëve të tjera Kontraktuese.

Pra kufizimi i të drejtave është i ligjshëm, problemi është që ato të mos shkelin Konventën tek drejta të paderogueshme sipas, Neni 15 § 3 i Konventës.

Komente dhe interpretimet nga pale, individ për cenim të të drejtave të njeriut në Shqipëri, bien, thjeshtë kërkojnë të keqpërdoren, por në fakt, Konventa e të Drejtave të Njeriut u jep të drejtë shteteve të drejtën e tyre të vendosin në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Kësaj radhe të drejta na i mohojë një llojdiktature tinëzare, siç edhe ka ndodhur edhe dekada më parë më murtajën, që ka qenë një formë e ngjashme si dhe pandemia sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat