Demokracia në udhëkryq, mes ideologjive totalitare centraliste të trashëguara nga komunizmi

Opinione

Demokracia në udhëkryq, mes ideologjive totalitare centraliste të trashëguara nga komunizmi

Nga: Ali Kelmendi Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:31
Ali Kelmendi

Demokracia në udhëkryq, mes ideologjive totalitare centraliste të trashëguara nga komunizmi - simotër të fashizmit dhe rrëshqitjet në ideologjinë e kësaj të fundit

Në një regjim komunist njëzeshmëria e antarësisë partiake ne raste të marrjeve të vendimeve të rëndësishme apo të votimit të njëzeshëm të atyre vendimeve është padyshim bazë themelore vendosese. Ky ekstrem komunist- posaqerisht atë qe ne e kishim në Kosovë, fatkeqësisht është ushqyer dhe bartur përmes mbeturinave të tij, në demokracinë tonë pluraliste!

Në këto pika ideologjia komuniste përputhet me atë fashiste (Jeanne Hersch), vetëm se ajo përligjet ndryshe; ne fashizëm ideologjia i nënshtrohet deridiku edhe disa shtrembërimeve të mendimeve - para prestigjit kushtetutes, sipas inspirimit të liderit, ndërsa ne komunizëm – njejtë si në demokracinë tonë, kjo bëhet me arsyeshmerinë e kuptimit te interesave të veçanta (për të cilat interesa të gjithë „demokratët“ - komunistët, në fund janë apo dëtyrohen të jenë së bashku).

Kryesia e partisë në krye me kryetarin e saj bëjnë platforma gjithëpartiake duke ua propozuar anëtarësisë për një votim unik dhe të njëzeshëm! Nëse antarësia nuk pajtohet e gjitha dhe shfaqin mendime ndryshe, atëherë konsiderohën se nuk janë unik dhe bashkë në marrjen e vendimeve centraliste, atëherë ata të mendimeve ndryshe i quajnë disidentë dhe duhet ose të largohën duke i fyer, nënçmuar ose duke i linçuar nga taborri tipik komunist të Isa Mustafës, gjoja si „tradhtarë“ të partisë duke u dëtyruar të largohën nga anëtarësia - deputetet „ demokratë“ të tjerë ose nga lidershipi partiak?!

Kjo se çka po ndodhë tani me LDK-në si pasojë e asaj që u tha më lartë, po përmendi mendimin ndryshe të zonj. Vjosa Osmanit, kryepaelamentare e legjistratures së VII-të e cila e mbështeti dhe i qëndroi besnike votes së sovranit dhe nuk ra në kurthat centraliste të njëzëshmërisë se partisë se saj.

Ishte liderja më e votuar në parti qe me emërin e saj fitojë edhe partia. Më kohë kanë filluar zbehjet për angazhimin e saj në parti duke e neglizhuar dhe mos ftuar rregullisht të merr pjesë në mbledhjet „ sekrete“, të demokratëve monisto-komunistë të Isa Mustafës.

Rasti i djeshëm, kur ajo nuk u ftua në strukturat udhëheqëse të kryesisë së ngushtë edhepse ajo është nënkryetare e partisë, është një devijim i paprecedan e një grupi komunisto-fashist në krye me Isa Mustafën dhe sejmenet e tij: Driton Selmanin, Abrashin, Veliun, Arbën Gashin, Haxhi Lutën e shumë të tjerë, të cilet gjithsesi përpiqen ta largojnë konkurentën e tyre kryesore dhe marrë vetë pozitat kryesore në parti.

Pasi qe Isa dhe pleqtë nuk duan ta zbatojnë demokracinë parlamentare dhe Kushtetutën, atëherë po u tregoj mesele: Sa më shumë qe keta të rinjtë qe po i qitni përpara te byrykatën e pallin aq më lartë do të hypin???!!! E kanë kuptuar së „mëzetet dhe mjeshtërrat“ duhet qitur përpara dhe Isa me pleqtë –„ kijet e zgjedhës“ apo siq i quan populli „letrakët“ e lodhur qe nuk u ka mbetur më forcë, por vetëm meraku për erë, të vrapojnë past tyre. I kishi pasë pyetur pse ju letraket po vraponi pas tyre - ishte së të rinjtë i thyejnë gardhijet e ne pleqët në mos bëfshim ndonjë punë, bile rrasëm dhe hajmë kallamoq e ngopëm mirë e ma mirë“!

Nga ana tjetër i ka kapluar lakmia për ta marrë mandatin nga Hashim Broja dhe bërë qeverinë gjithëpërfshirëse. Po them gjithëpërfshirëse pasi që Hashimi po tenton ta bejë atë edhe duke e shkelë Kushtetutën, pasi qe ka flirtuar gjithmonë me të.

E nëse e arrinë ta bejë, atëherë prap do ta shkelë atë duke vrapuar në përqafje të Vuçiqit dhe Grenellit dhe ta nënshkruaj marrëveshjen famëkeqe e tradhtare gjithëpërfshirëse; Hashim -Vuçiq dhe Grenell, për ta heqë Sërbinë qafe duke ia plotësuar premtimin për Mitrovicën Veriore ose së paku dhënjen e kompetencat ekzekutive për pakicat sërbe.

Po ju përkujtoj qe të mos harroni se autorizimin me Kushtetutë për dialog më Sërbinë e ka kryeministri e jo Hashim kryetari.

Sjelljet e tij me ato të Mustafës kanë rrëshqitur në fashizëm dhe nuk pyesin askend vetëm e vetëm për t’ia plotësuar deshirat armikut tonë shekullor.

Në fashizëm i besohet liderit. Por, populli shqiptar nuk është fashist, siç u shpreh ditë më parë Isa Mustafa ndaj një zonjë të respektuar Fitore Pacollit, se ajo qenka me „logjikë fashiste“ qe e kishte kritikuar me vend për shërime familjare me para publike të shtetit, ku edhe ai vetë ishte sheruar në gjërmani dhe kishtë shpenzuar paratë e shtetit në vlerë cca. 80.000 Euro. Jo qe Isa nuk kishte para të vetat por gjoja se nuk ka para dhe nuk është ai qe i ka vjedhur parat tona të diaspores-parat e 3%. Herëdokur ai duhet të jap llogari për parat e vjedhura, ndërsa Presidentin Rugova e kishte lenë në hotel pa ia paguar shpenzimet. Po mos të ishin shqiptarët ao do mbetej peng në hotel. Turpi nuk paska flokë - qenka qelan.

Nuk është për tu çuditur se ai vetë e ka rrënjen në komunizmin ekstrem qe përkon me fashizmin, ku edhe çdo vendimmarrje dhe veprim në partinë e tij e dirigjon në të njejtën frymë !!!

Në Kosovë, si elita shtetërore, si liderët partiakë të PAN-it dhe Kryesia e LDK-istave antirugovistë, nuk pyesin, por imponojnë urdhërat e tyre në vijë vertikale dhe nga horizontalja marrin urdhëra nga Sërbia fashiste dhe gjenocidale ndaj popullit shqiptar me shekuj.

Kemi edhe të tjerët si:(b)analistat dhe pseudoekspertët e pseudopolitikanët të paguar nga elitat shterërore, qe përpiqën të flirtojnë me kushtetuesën përmes masmediave dhe shtypit.

E mbytën popullin e shkretë më gënjeshtëra dhe ofendime si p.sh. avokati banalist Dastin Pallaska e krahason Z. Albin Kurtin me Hitlerin! Haj haj medet!!! Juristi i diplomuar në Prishtinë, avokat me profesion, me deklarata më banale të turpshme siç din vetëm ai. Mo zo më keq për të!!!

Për Hashimin e Mustafën e kam një porosi: mos luani me fatin e popullit dhe Kombit në tërësi. Hiquni nga qeveria „gjithëpërfshirëse dhe marrëveshjet gjithëpërfshirëse“, por „trusni b. dhe rrini në shtepi“ sa të kalon Pandemia dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mos mendoni vetëm për egon tuaj, për veten tuaj! Por, duhet të veni dorën në kokën tuaj, se çka po ju leni femijvë dhe farefisit tuaj! Populli e din se pasuri të vjedhura do t’ju leni mjaft, por ku po mbetët ndëri, respekti dhe burrëria, atdheu, sovraniteti dhe integriteti territorial?!

Populli do ju varë juve te gjithëve në ballë të etiketat të hajnave, maskarenjeve, krimineleve dhe tradhtarëve të kombit - nëse i përkisni atij?!

Degjojeni mirë edhe një proverb tonin popullor :

„Tradhtari është si cungu i druve, duke i shkurtuar drutë mbi të me sakicë edhe atij i hiqët nga një copë bojashke prej tij dhe ai zvogëlohet e në fund e futin edhe atë mbeturinë në furrë prej djegëje qoftë në kaftorrët-furrat në Kosovë, Hagë apo gjetiu.“ Sakica po kërcet se cungu është hargjuar. Ju të djegur si të djegur po si po, por trashegimtarëve tuaj të tjerë duhej qe së paku t’ua leni nga një çikëz nami si liderë, bashibozukë, trima po, por budallë etj etj.???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat