Projektligji i opozitës së re, duhet të nisi me hetim të krimeve të komunizmit

Opinione

Projektligji i opozitës së re, duhet të nisi me hetim të krimeve të komunizmit

Nga: Ilir Vata Më: 24 prill 2020 Në ora: 21:34
Ilir Vata

Përpjekje për të fundosur transparencën me të shkuarën..!

Pa dashur t’i dekurajoj se disa nga ata i kamë miq, madje dhe koleg politik dhe kem besim të ta, por hartimi i ligjit për dekomunistizimin duhet të respektoje radhën sipas peshës së krimeve që ka shënuar regjimi komunist. Pra në fillim niset me hetimin e krimeve, pastaj me kushte ligjore për përjashtimin nga administrata, drejtësia, politike, mësimdhënia, arti, kultura, shkenca për të gjithë mëkatarëve.

Dyshojë për shumë arsye se projektligji për lustracionin, përpjekjë për të fundosur transparencën më të shkuarën e regjimit komunist.

Duhet thënë, se projektligji ofruar nga opozita e re është një nisëm për t’u përshëndetur, por ajo që nuk shkon qëndron në faktin se një nisëm e tillë ligjore kërkon një diskutim më të gjerë publik ku të marrin pjesë grupit e interesit ekspert të legjislacion, penalistë, organizata jo qeveritarë, ekspert ë huaj të së drejtës, përfaqësues dhe ekspert nga vendet ish-komuniste, ekspert ë OSBE-së dhe një vullnet i gjerë politik

Projektligji në përmbajtje është i pranueshëm, por nuk përfshinë të gjithë efektet ligjore për të “ndëshkuar” ato lloj kategorish që kanë marrë pjesë vetë apo familjarët e tyre në persekutimin e shqiptarëve, dëbimi, internimin, hetuesin,. Torturimi apo burgosjen dhe pushkatime.

Projektligji i opozitës së re për ligjin e lustracioni është përpjekje për të fundosur një herë e mirë kurimin e së shkuarës, sepse ky projektligj është i paplotë dhe do rrëzohet dhe mbase ky është qëllimi për të dhënë mundësin e fundosje të një realiteti të dhimbshëm që ka kaluar Shqipëria në periudhë e saj më të errët.

Në të vërtetë në grupin e deputetëve ka element që janë vetë të përndjekur, madje dhe disa janë në pozitat e krerëve të partive tipike të djathta, që shtresat e tyre që ata përfaqësojnë kanë vuajtur nga regjimi, por ka dhe nga ata që ose vetë, apo familjarët e tyre klan qenë anëtarë të Partisë së Diktatorit, dhe më keq akoma dhe bashkëpunëtorë të sigurimit të shteti.

Dyshimet janë të mëdha në idenë e kësaj nisme, pasi dhe ligji i mëparshëm për hapjen e dosjeve u trumbetua me tamtame të mëdha por përfundojë një arkiv e hapur për disa, apo mundësi për të seleksionuar dhe zhdukur dosje, pra pa asnjë efekt ligjore, pa lustracioni, që opozita e re kërkon të bëjë.

E para përveç pabesueshmërisë së saj politike, nuk ka mundësi që të rrëzojë një ligj apo ta miratojë atë për shkak të votave edhe nëse ekziston vullneti politike, është e njëjta loje që po bëhet me Kodin Zgjedhor, ku opozita e re hiqet se po bënë opozitë dhe do të votojë të njëjtin ligj që do duan partitë e mëdha.

Tjetra që është edhe më mosbesuese, hartuesi të bindur se nuk miratohet, konsumojnë një alternativë ligjore për ta shtyrë edhe disa vite të tjera hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shteti dhe sipas praktikave të mira të vendeve ish-komuniste që kanë hapur dosje e sigurimit, nuk lejohet as mësues të punojë një person që është bërë pjesë e regjimit në format e saj të persekutimit.

Në Shqipëri askush nuk është dënuar për krimet e komunizmit, ndonëse janë 6000 mijë varre të humbura, njerëz të vrarë tinëzisht dhe në fshehtësi nga Sigurimi i Shteti, njerëz që nuk kanë një varr ku të afërmit të nisin kujën apo të hedhin lule.

Atëherë ky projektligj është mundësia e fundit për të vrarë transparencën me të shkuarën. Në pikën e parë të projektligji do ishte hetimi i krime të komunizmit, Kodi Penal, të kartës së OKB-së, të të Drejtave të Njeriut të Konventës Europianë, të Gjykatës Ndërkombëtarë për Krimet Kundër Njerëzimit.

E të gjithë këtij cikli i vjen në ndihmë pikërisht neni, Neni 67, “Mosparashkrimi i ndjekjes penale, ku thuhet se “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit”, pra Kodi Penal në pozitë hap nismën e një hetim, pro duhet një ligj i posaçëm, duhet në fillim një vullnet politik që ka mundësi të përkthejë në ligj

Këtu fillon, hetim të krimeve të komunizmit dhe pastaj lustracioni dhe ligji përkatës deri në dekomunistizimin e vendit. Shqipëria është i vetmi vend ish- komunist që nuk ka nisur një hetim për krimet e komunizmit ndonëse përsekutorët janë gjallë dhe të pushtetshëm, po ashtu dhe dëshmitë janë të gjalla, provat të pakontestueshme.

E përgëzoj nismë, por do ishte mirë që në fillim të kërkohet mbështetje e gjerë politikë nga të gjithë aktorët, të hartohej një ligj me standarde e duhura ligjore dhe të niste procesi i shumë pritur, hetimi i krimeve të komunizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat