Ndalojeni tradhtinë

Opinione

Ndalojeni tradhtinë

Nga: Avni Bilalli Më: 27 prill 2020 Në ora: 14:18
Hashim Thaçi

Në këtë kohë krize të ballafaquar me një armik të padukshëm, të njohur si COVID 19, i cili për çdo ditë po rrezikon shëndetin dhe jetëratë e qindramijëra njerëzve në mbarë Globin Tokësor, ku nuk janë të kurrësyer as qytetarët e Reublikës së Kosovës, po kërkohet kujdes dhe durim i shtuar që ta tejkalojmë, me sa më pak pasoja e viktima, duke iu përmbajtur këshillave dhe udhëzimeve të ekspertëve të mjekësisë që nga OBSH, IKSHK, Ministria e Shëdetësisë, MPB dhe shumë qytetarë të cilët e kanë tejklaluar ose po vuajnë efektet e kësaj epidemie.

Por, fatëkeqësisht qytetarët e Republikës së Kosovës, po vuajnë në shpirt, e mendje edhe pasojatë e Luftës fashizoide e gjenocidale të shkaktuara nga regjimi millosheviqian, i cili me gjithë potencialin ushtarak, bëri krimet monstruoze që njeh historia njerëzore kundër popullit të pafajshëm shqiptar, që jeton me qindramijëra vjet në tokat e veta stërgjyshore autoktone.

Edhe sot, në këtë ditë të dhembjes së madhe, kur përkujtojmë maskrën e tmerrshme të barbarisë së çetnikëve serb, nuk mund të mos, kujtojmë edhe maskarat tjera, anë e kënd vendit, e të mos lutemi për shpirtartë e të gjitha viktimave.

Vujajtjeve të papërshkrueshme shpirtërore, të familjarëve, të miqëve e të dashamirëve të viktimave, po iu shkaktohet edhe një dhembje më e madhe nga politikbërësit shqiptar servil me shërbëtorët e të trashigimtarëve të regjimit millosheviqian çetnikëve A. Vuçiq e I. Daçiq!

Pa fije dyshimi, më besniku, më i zëshmi është Presidenti aktual I Republikës së Kosovës, i cili të gjithë karrierën e tij politike e ka të bazuar mbi bazën e udhërave të shëbimeve antishqiptare duke filluar nga DGSE francez, SHSS, KOS etj. dhe i përkrahur nga Edvin K. Rama, Baton Haxhiu- Stanishiqi dhe në veçanti nga Fondacioni sorosian, i cili duke marrë milona Dollarë nga Serbia, ka përpiluar një „Marrëveshtje të ashtuqujetur të paqës“, ku në 22 pikatë e saj, tanimë shumëherë të publikuara, parasheh ndër të tjera, edhe ato tre pikat që Baton Stanishiqi me emocione dhe shumë bindje i përmendi në TV7.

T‘iu kthehemi fakteve të cilat dëshmojnë këtë që shkrova më sipër:

Hashim Thaçi është viktimë e Shërbimit sekret francezë ( DGSE), i cili e rektutoi si spiun të vetin nëpërmjet oficerit hulumtues që vepronte në Kosovë Arnaud Danjean.

Dëshmi të sakta dhe të pamohueshme për këtë, është Dokumentari i Canal + i gazetarit hulumtues francez Pascal Henry, i cili flet për Shërbimin sekret : „Republika nën hije“, ku pasqyron aktivitetin e këtij shërbimi e ndër të tjera edhe të agjentit H.TH. Kjo, vërtetohet edhe nga ish gjenerali i këtij shërbimi Pierre Siramy, nr. 3536. Ai shpjegon se, për funksionimin e këtij shërbimi, krijohen marrëdhënie besimi, por edhe presione dhe kërrcnime, vetëm për të arritur ate që dëshirojmë …“! Këtë Dokumentar e publikoi në vitin 2016 tv Klan i Batonit, me të cilin edhe e shantazhoi, e nënshtroi Hashimin, duke iu këecnuar se ai ka shumë fakte për të e që publiku nuk i dinë!

Se, Hashimi u keqpërdor nga DGSE dhe “vëllami“ i tij Arnaud Danjean, ( që është edhe dhëndër serb, burri i Jelena Marjanoviqit, e bija e spiunit të dyfisht, DGSE- UDB), nuk aspak dyshim. Ju lutem shikojeni dhe studiojeni me vëmendje videon Historike të Besfort Hasahanjt, në Youtube.com/ Besfort Tv Video- TvM1, e vitit 1999!

Deri mbi Urën e Ibrit Hashimin e sjell, Arnaud Danjean me bashkëpuntorët vet, dhe nën mase të rrepta të sigurisë edhe nga KFOR francez, ( Komandanti J. Hudges, Gjenerali i cili ka botuar edhe një libër ku e dëshmon se , ai e ndau Mitrovicë në Urën e Ibrit), dhe mbas fjalimit të „zjarrtë e patriotik“ e marrin sërrish dhe e fusin në makinën me tabela tëzeza franceze dhe e zhdukun si një hije. Por, gjurmët e ndarjes, dhembjes, lotëve, shprtesës së shumë qytetarëve mitrovicas kanë mbetur të pashlyera, sikurse tradhëtia e Hashimit mbi Urën e Ibrit dhe Mitrovicës ende të ndarë.

Jam më se i sigurt, se edhe Hashimi i ka gjithmonë të freskëta kujtimet dhe fytyratë e shumta të djemëve dhe vazjave, puntorëve medicional, bashkëluftëtarëve, të cilët pafajin e tyre u gjenden para një akti të shëmtuar të Tradhëtisë së Hashimit të cilin e bëri me urdhërin e padronëve të tij. Nuk kishte kthim mbrapa se kishte hy me dëshirë në një rrugë njëkahshe dhe kthimi mbrapa përfundon me denim të lartë! DGSE, sipas ligjeve të veta nuk i jep përgjegjësi as Presidentit francez Imanuel Macron, as asnjë instuticioni shtetëror, është i pavarur dhe shumë i pamëshirshëm ndaj agjentëve të vet!

A ka Hashimi, ndonjë gjasë minimale për t’i shpëtuar kthetrave të këtij shërbimi?

Po ka, edhe ate vetëm një, VETVRASJEN! Por, ai e din, që shpirti është i ëmbël e nuk e bën atë gjest të ultë. Bile, edhe kur t’i kujtohet jeta luksose me miliona, me pushtet mbretëror, me villa, me dashnore, me udhëtime të shtrenjta, është e pamundurpër t’a ndërmarrë një veprim të tillë! Prandaj, me vendosmëri e për t’u treguar i gjithpushtetshëm e themeloi Gjykatën Speciale për krimet e luftës të pretenduara nga pjesëtar të UÇK- ës!

Nuk e mendoi se edhe vet mund të përfundoi në Gjyqin e Hagës! Për bashkëluftëtarë nuk e pati fort gajle, se disa i hëngri e i dhieu, gjatë rrguës për në krye të shtetit ku gjendet për momentin. Eh, Jakupovski (Jakup Krasniqi) i shkretë, ia kishte besuar edhe shpirtin, edhe pse kishte vuajtur me vite të tëra në burgjet famkeqe serbe!

O mitrovicas, pa dallim partie apo regjioni, ndalojeni tradhëinë e radhës të cilën po ua përgatit tash e sa vite Hashimi, por tash jo i kërcnuar nga DGSE, por nga Dosjet të cilat po ia fërfëllen para hundës miku i tij çetniku i Shehselit e zëdhënësi i Kasapit S. Millosheviq, A. Vuçiqi. Kërkojni shkarkimin e tij të menjëheshëm, se shkoi 30 % e territorit së bashku me minierat Gjigante që nuk i ka as Europa as Bota.

A nuk po shihni, se „ Hambarin e bukës“ tuaj, Trepçën, po ia fal Serbisë gjakatare, së bashku me Liqenin e Ujamanit nga i cili pini ujë?!

Në këtë rrugë të tradhëtisë së madhe të radhës, Hashimi nuk është i pambështetje, e ka marrë në valle, edhe Kryetarin e Partisë më të „vjetër“, Isa Mustafën, të cilin e shantazhon për keqpërdorim Fondeve për Ndihmë, të miliona Dollarëve etj. të njohura si 3%, të cilatë Diaspora shqiptare i mblodhi për popullin dhe Luftën çlirimtare, e për të cilatë kurrë nuk ka dhënë asnjë shpjegim se ku përfunduan!

Isa Ka titullin shkencor akademik, por populli ynë e ka filozofinë më të fort, ku i jep titullin më të lartë një personi, e ate e shpreh në fjalën e urtë „ Shkolla askend nuk e bën njeri“.

Isa si kryetar, i një ish- Lëvizje të madhe popullore e shtetëformuese, duhet të mos të bie në grackën e tradhëtisë, pasojat e së cilës do të jenë të pariparueshme dhe katastrofale për ekonominë dhe ardhmërinë, e shumë gjeneratave që do vijnë pas nesh. Në këtë rrugë duhet ta ndaloj së pari antarësia e LDK-ës, por edhe të gjithë qytetarët pa dallime të bindjeve të tyre politike.

Avdullah Hoti i nominuar nga klani i Isës, për Kryeministër, nuk është i vetëdijshmëm se çfarë barre e tradhëtisë po i përgatitet. I verbuar, i ekzaltuar, i hipnotizuar mbas famës dhe karrierrës politike , nuk pyet as për vullnet qytetar, as për Kushtetutë e as sistem Kushtetues e juridik, vetëm e vetëm që të bëhet Kryeministër. Nuk është aspak e çuditshme, që pahezitim, e ka edhe përkhrajen e „ Lista serbska“ sepse po i realizon qëllimet e Serbisë së Madhe!

„Ndaloje turrin o Dull, se don me na marrë n‘qafë me dorën tande!”

Pa, Gjigantin Xehtaro-Metalurgjik “ TREPÇA“ nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik!

Pa, Ujmanin nuk mund ta shuajmë etjen, e as të prodhojmë rrymë,!

Ka edhe shumë, gjëra që lidhen në mënyrë zingjirore me këto që përmenda e pa të cilatë na rrezikohet jeta në Mitrovicë, Kosovë e tutje!

Jeni kah e torturoni popullin e shkretë, mizorisht me eksperimentet tuaja, politike, psikologjike, e ia keni pru punën me iu dhënë denimin më të rend, gjë që e meritoni, nëse e nëshkruani aktin e kapitullimit- marrëveshjen sorosiane të përgatitur në kuzhinat raciste të Beligradit!

Ndalojeni TRADHËTINË, e mos na sillni luftën civile e vëllavrasëse, e cila mund të përhapet edhe në Luftë të Tretë Botërore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat