Cili hero, komandant apo bajraktarë donë t’i amnistojë krimet serbe në Kosovë? - Bota Sot
Cili hero, komandant apo bajraktarë donë t’i amnistojë krimet serbe në Kosovë?

Opinione

Cili hero, komandant apo bajraktarë donë t’i amnistojë krimet serbe në Kosovë?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 prill 2020 Në ora: 19:49
Ismail Muçiqi

Në përvjetorin e masakrës të forcave serbe në Meje të Gjakovës ku u vran dhe u masakruan mbi 374 civilë te pa famjshëm, disa agjutant, lobista tani më të njohur për Opinionin përmes mediumeve të ashtuquajtura televizive përmes debateve po deklarohën publikisht në favorë të amnestimit për krimet e luftës të bëra nga forcat serbe në Kosovë.

Ja vetëm një kronologji e shkurtë për dëmet që i shkakëtojë Serbia shtetit të Kosovës me 26 Korrik 1990:

135 mij punëtorë Shqipëtarë u larguan nga vendet e punës;

Gjatë këti viti mbi 7 mijë nxënës Shqipëtarë u helmuan;

Serbia ndërpreu financimin edukimit në Gjuhën Shqipe në vitin 1991, me që rast largojë nga puna 21 mijë mësimdhënës.

Ngjajshëm veprojë edhe në shëndetësi duke larguar 1985 mjek dhe staf mjeksor.

Poashtu nga dhuna serbe gjatë vitit 1990-1995 mbi 300 mijë shqipëtarë kishin ikur nga Kosova.

Serbia vazhdojë dhunën dhe krimet në mënyrë sistematike edhe në Qershor të vitit 1999, më se 800 mijë njerzë i largojë nga shtëpit e tyre duke bërë spastrim etnikë dhe terror të paparë.

Sipas konventave për të drejtën humanitare të Asamblesë të Kombeve të Bashkuara ka të paktën një numër të kategorive kryesore të krimeve dhe shkeljeve të rënda humanitare që kërkojnë dëmshpërblim të një forme të caktuar.

Në veqanti këto duhet të përfshijnë vrasjet e civilëve të burgosurit, shkatrrimin të pronës private, viktimat e dhunës seksuale dhe depërtimit masiv të popullsisë.

Sipas Amnesty International deri në fundë të luftës në Kosovë në Qershor të vitit 1999 në Kosovë ishin vra 12 mijë shqipëtarë.

Sipas dokumenteve të instituteve Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut nga Human Rights Watch, më së 15 mijë civilë shqipëtarë gjatë luftës në Kosovë ishinë venë në shënjestër për ekzekutim nga forcat serbe.

Serbia bëri gjenocid dhe krime ndaj popullatës shqipëtare duke vra dhe masakruar civilët e pafajshëm siq ishinë: masakra e Reqakut, Ajo e Prekazit, E Krushës e Lubeniqit, e Padalishtës, e Podujevës dhe shumë të tjera, po ashtu krime tjera duke vra e masakruar njerëz të pafajshëm, kufomat e të cilëve u bartën në vendet e ndryshme të Serbisë me qëllim për ti humbur gjurmët e krimit. Sot edhe pas 21 vitesh edhe 1 mijë e 600 viktima të luftës janë të zhdukur dhe nuk dihet ende ku gjindën eshtrat e tyre.

Serbia bëri edhe dhunime seksuale të tmerrshme ndaj 20 mijë femrave shqipëtare.

Janë këto vetëm disa prova dhe argumente të cilat i përjetuan shumë e shumë individë dhe familje shqipëtare gjatë luftës dhe tmerrit të cilën e shkakëtuan forcat serbe në Kosovë.

Tani në këto përvjetore të kopshme, kur shumë familje jetojnë në ankthë dhe vuajnë me vite për të afërmit e tyre dikush ka guximë të dalë para Opinionit dhe thotë duhet të bëhet amnestimi për krimet e luftës.

Këte mund ta thonë vetëm individët të cilët janë të liruar nga ndjenjat njerzore dhe të cilët ka kohë që po i sjellin dëme situatës së përgjithshme politike në Kosovë.

Këta individ lobista apo teknologë politikë në shërbim të oligartve dhe të shtabeve të tyre, ka kohë që mirrën me politika të mëdha shtetërore duke bërë kalkulime dhe parashikime strategjike deri te korigjimi i kufive të Kosovës.

Këta lobista apo agjutant janë gjithnjë mobilë për ta përqarë skenën politike në Kosovë, këta përmesë debateve dhe analizave nëpër televizionet private të cilat janë pronë e disa bashkpunëtorve dhe bashkmendimtarve të këtyre individve punuan në mënyrë sistematike kundër arritjës së kualicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjës Demokratike.

Me një fjalë këta ishinë shumë aktivë dhe vepruan në të gjitha mënyrat për prishjën e kualicionit dhe rrëzimin e Qeverisë aktuale. Është enigmatikë qëndrimi i përfaqësuesve të instuticioneve të Shtetit të Kosovës karrshi qëndrimeve dhe Opinioneve politike të këtyre individve.

Shtrohet pyetja: Si mundë të qëndrojë indiferente liderët dhe klasa politike e Kosovës e të mos distancohën publikisht nga këta individ të pa përgjegjëshëm?

Mos vallë dikush nga këta liderë qëndron pas tyre?!...

Andaj në fundë populli i Kosovës asnjëhere nuk do ti amnestojë krimet e kryera të forcave serbe ndaj popullit të pafajshëm shqipëtarë në Kosovë.

Për këtë duhet të veprojë sistemi i drejtësis i cili ka detyrë historike që ti akuzojë kriminelët serbë të strehuar në Serbi.

Ata edhe pse tani janë të pakapshëm Prokuroria dhe Gjykatat duhet ta kryejn punën e tyre në mënyrë që kriminelët mos të jenë të qetë dhe se një ditë do të vijë koha që do të dhanë llogari për krimet e bëra në Kosovë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat