Baton Haxhiu duhet të përgjigjet penalisht për krimin verbal ndaj 15.000 dëshmorëve të Kosovës!?

Opinione

Baton Haxhiu duhet të përgjigjet penalisht për krimin verbal ndaj 15.000 dëshmorëve të Kosovës!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 27 prill 2020 Në ora: 19:57
Baton Haxhiu

Duke e përcjellë emisionin “Pressing” në TV7 të Berat Buzhalës dhe Leonard Kërçukit të premten e kaluar, emision i cili është shndërruar në çerdhe të fekondimit dhe përhapjes së ideve të këlluçta në shërbim të propagandës diverzive të një krahu ekstrem politik, në krye me trojkën Haxhiu-Thaçi-Rama kundër shtetit të Kosovës, përkatësisht që gëlojnë shpifje të rrezikshme për kombin në një kazan (E.R.), nga i cili shpërndanë dyshimin dhe dilemat më antikombëtare, që Serbisë duhet t’i falën (amnistohen) të gjitha sakrificat, pra me ia falë gjakun e 15.000 dëshmorëve, lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, grup ky i cili vetveten e kanë promovuar në tinajxherë me fatin dhe të ardhmes së Kosovës, çdo shqiptar i cili ka dy gram ndjenjë kombëtare nuk mund me heshtë ndaj sherrit të kësaj falange, e cila qe 20 vite Kosovën dhe sovranitetin e saj kanë qitur në Pazar publik..!?     

Ishte shumë e qartë taktika e dakorduar e Batonit para fillimit të emisionit me dy udhëheqësit e panelit, kur diku kah gjysma e panelit nxori sihariqin e radhës në tri pika të reja, të cilat sipas këtyre “baballarëve” të kombit, u dashka t’i ketë marrëveshja finale me Serbinë, lexo; “I kemi tri elemente që duhet t’i ketë marrëveshja, e para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, e dyta ka të bëj me amnistinë, në të dy vendet, sepse pas 20 viteve s’kanë çka dënohen njerëzit, dhe e treta është definimi i Veriut, çka duam me Veriun, nuk ka probleme tjera me marrëveshjen”...!?

E para, pasi që Gjykatën Speciale Hashimi, Kadriu dhe Batoni nuk mundën ta zhbënin në vitin 2017, sepse ishte shumë i ashpër reagimi dhe kundërshtimi i grupit të shteteve të Quintit në krye me SHBA-të, të cilat e vlerësuan si thikë pas shpine ndaj këtyre shteteve, tani na e paskan gjetur formulën për zhbërjen e saj, kuptohet, duke e futur në marrëveshjen me Serbinë si kompensim ndaj A. Vuçiçit që Veriu i Kosovës t’i falët asaj..!?

E dyta, këta “baballarë” të kombit paskan vendosur që Serbinë me e amnistuar nga të gjitha krimet që ajo i ka bërë në Kosovë, ngase sipas tyre, lexo formulimin kriminal: “sepse pas 20 viteve s’kanë çka dënohen njerëzit..”, duke e shitur kështu gjakun e 15.000 civilëve shqiptarë të vrarë dhe të masakruar nga makineria kriminale e Serbisë në fund të shekullit 20-të. Një ide dhe propozim të këtillë kriminal dhe mizorë askush në botë, që ka vetëm dy kokrra mend në kokë, nuk mund ta thotë publikisht, përveç ndonjë njeri i sëmurë psikik dhe dinosaur bishë, sepse t’ia falësh shpirtin dhe gjakun e mijëra shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar barbarisht shtetit dhe regjimit kriminal të Serbisë, është më shumë se krim kundër njerëzimit.

Sipas kësaj logjike kriminale, i bie që shteti i Izraelit paska qenë dashur që Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit me ia falur krimet e bëra ndaj dy milion Jevrejve gjatë LDB-re, derisa shteti gjerman edhe sot e kësaj dite sa herë që përkujtohen viktimat e Holokaustit ndaj tyre u kërkon falje, edhe 70 vite pas atyre kryerjes së atyre krimeve..!?

Dhe, e treta, sipas logjikës së B. H. dhe mentorëve të tij ideologjik, Veriu i Kosovës që moti është dashur t’iu kishte falur Serbisë, prandaj ky serbofil nuk ngurron në asnjë rast që të tregohet mik i denjë e Serbisë fashiste, alla stilit të Ali Shukriut dhe Kolë Shirokës, të cilët jo vetëm veriun, por krejt Kosovën ia patën falur Serbisë gjenocidiale pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore me 1945..!?

A e dini pse këta “baballarë” dhe “burra” të mëdhenj të shqiptarisë po duan ta shpërblejnë Serbinë, sepse Hashim Thaçi nuk ka humb as edhe në pullë të këmishës gjatë luftës, Isa Mustafa nuk e ka dhënë për lirinë e Kosovës asnjë cent dhe asnjë e keqe nuk i ka ndodhë gjatë asaj kohe, përveç privilegjeve të pafund, ndërsa B. Haxhiu, veç të mirave materiale dhe reputacionit të tij prej gazetari oligark, asnjë traumë nuk i ka ndodhur gjatë luftës, andaj në këtë mënyrë donë që t’i shlyej obligimet që i ka ndaj miqve të tij në Beograd dhe Tiranë. Mjerisht, kështu me rezulton mua !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat