Kultura e Revolucionit

Opinione

Kultura e Revolucionit

Nga: Arbnor Sadiku Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:48
Arbnor Sadiku

Revolucionet si emërtim e kemi njohur në shkencë, kur ishte përdorur në astronomi në kuptimin e shpjegimit si :“Revolucionet e planetëve tjera rreth diellit”. Por, kjo në kuptimin politik ka një konotacion tjetër, pra,  fjala Revolucion ka nisur në vitin 1688-1699,  me emrin e ashtuquajtur Revolucioni i Lavdishëm. Ai nisi si një pushtim i kërkuar dhe që s’gjeti rezistencën e Ulijamit të Oranzhit, dhe që thuajse vetëm ishte një revolucion Kushtetues që ligjëroi në Dhomën e Komunave në fundin absolutizmit dhe fillimin e monarkisë.

Pak, më vonë vijmë deri tek ai që njihej si revolucion i vërtet, e ai ishte RevolucioniFrancez i vitit 1789, një sulm fitimtar nga poshtë kundër pushtetit, që më pas e ri konstrukton pushtetin, duke sjellur me vete një program Iluminist, i shoqëruar me shtetin e hapur konstitucional.

Revolucioni komunist ishte një tip tjetër i daljes së masave në rrugë, e  që rrjedhën e tij e kishte nga lart, sepse  në Asamblenë Kushtetuese  të janarit  të 1918-es, bolsheviket rusishin vetëm 175 sosh, në mesin e 707 të zgjedhurve, dhe Lenini e kishte shkrirë asamblenë në fjalë, dhe nga atëherë masa kishte pësuar një skllavëri të thellë.

Pra, sipas XH. Sartorit, “Revolucionet janë kryengritje popullore të mobilizuara nga ide dhe ideale“, që paraqesin një rend të ri, përmes një projekti, cili ka mbështetjen e një mase të madhe njerëzish në rrugë.

Kultura e revolucionit synon ekzaltimin e dhunës, duke e justifikuar faktin se revolucioni është i domosdoshëm, kurse, dhuna, për fat të keq, është e pa shmangshme.

Meqë ekzaltimi i dhunës i barazon dhunën me forcën, ka rëndësi të ripohohet dallimi midis tyre. Pra, është kuptueshme se përdorimi i forcës mund të shndërrohet në dhunë, dhe sipas Neihburit, dhuna është prova e vitalitetit të vlerave që posedon një shoqëri e caktuar.

Para së gjithash, duhet cekur se forcës i mjafton karakteri shtrëngues i ashtuquajtur dhunë, për të shkaktuar dhimbje, kurse forca në vetvete, nuk do të mund ta bënte atë.

Shumë autorë dhe studiues të shkencave politike, kanë vu re se shteti që të imponon ligjet e tij dhe, kur i shkel, na arreston, na gjykon dhe po ashtu na dënon përmes “gjyqit” quhet forcë. Kurse, dikush që na ngul thikën pas shpine apo në bark, mund të quhet një vrasës, apo një turmë që më linçon, është dhunë.

Dehja e çmendur e revolucioneve e mat revolucionin me gjakun, nën postulatin sesa më shumë gjak, aq më i vërtet është revolucioni, kjo vlen kryesisht për revolucionet komuniste(Revolucioni Rus 1917). Ndërsa revolucionet krijuese dhe që kishin synuar shtetin konstitucional apo thënë ndryshe shtetin e  hapur, sikurse Revolucioni Francez,  i vitit 1789,  kanë derdhur me pak gjak.Ndaj, krejt në fund të shkrimit tim,  konstatoi se  një shoqëri që ka përqafuar një sistem me demokraci liberale, ku qeveritë ndërrohen nga pushteti me dekada të tëra përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike,(pa gjakderdhje) revolucioni ka humbur arsyen e të qenit si tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat