Letër drejtuar ambasadorit amerikan, zotëri Kosnett

Opinione

Letër drejtuar ambasadorit amerikan, zotëri Kosnett

Nga: Sabit Zahiti Më: 29 prill 2020 Në ora: 12:33
Philip Kosnett

I nderuari zoti Ambasador, shkelqesia juaj! 

Me lejoni t,ju drejtohem me kete shkrese, duke ndar me ju Brengen per dy popujt tane. Jam i vetedijshem se keso shkresa ndoshta edhe me tone keni pranuar keto dite. Se te gjitha keto Ju t,i lexoni , kuptohet se eshte edhe e pamundur, prandaj shumica e tyre do perfundojne ne shporte si edhe kjo e imja.

Se pari i uroje te gjithe koleget e mi ne Kosove dhe USA te kene sukses ne venjen nen Kontrolle te Virusit COVID 19 dhe qe sa me pak te kete Viktima ke dy popujt tane, por edhe ne gjithe Globin pa perjashtim. Te kthehem ne shkresen time per qka edhe ju drejtohem.Ne javen qe lam pas, u votua mocioni per shkarkimin e Qeverise se vendit tim, per qka Ju edhe u deklaruat: „Gezomen qe sot votohet mocioni“. Te gezohesh duke pare kete Kuvend „ Sui generis“ me eshte edhe sot kesaj dite e pa qarte. Kush fitoj ? Amerika, Kosova , Serbia, Hashimi ???

Te gezohesh per rrezimin e nje qeverie qe po sa mori kembet dhe me mund lindi, vertet se kam te qarte,une si kuptoj keto gjera,te lutem me spjego. Te gjithe paraardhesit e Tuaj , pa dallim, kritikuan Qeverite e deritanisheme pa perjashtim ,per Korrupcion, Krim te organizuar, Nepotizem, jo profesonalizem dhe …., Une pajtohem me Ju nese do me pergjigjeshit, se ne vet i zgjedhim keta njerez.Ketu keni te drejt.Ne Vendin Tuaj por edhe ne Vendet tjera me sistem te mirefillt  ligjor,pasuria e pa jostifikuesheme eshte Krim, gjithsesi i denueshem.Presidenti i vendit Tuaj, erdhi ne krye te shtetit si njeri shume i pasur,me te vetmin qellim, qe edhe amerikanett te behen edhe me te pasur,  ndersa Presidenti i vendit tim, ishte shume i varfer, sot eshte shume i pasur, por kosovaret shume te varfer.Ketu mendoj pajtohemi te dy se diq nuk eshte ne rregulle.

Ne diten e formimit te qeverise, opozita tregoj nivelin e saj, pajtohem se nuk eshte qudi per gjendjen ne te cilen jemi, me ket grumbull kungujsh .Nuk di sa perkthimi ishte adekuat qe Ju te kuptoni qfar u tha  e qfar su tha .Sot shoh hapat serish, qe po te njejtit te kthehen prap, Ju i perkrahni, kjo vertet me dhemb.Te perkrahesh te keqen, mendoj nuk i pergjigjet as Amerikes, sigurisht as Juve, apo jeni akomoduar me te keqen.

Jam i sigurt qe keni bere edhe pervojen Tuaj per njerezit e Ballkanit e ne veqanti per kosovaret.Qe nga femijeria e hersheme, edukata eshte e tille, qe Baba e me pak Nena, te pyetet si edhe te merret fryme. Kjo kultivohet me Vite, andaj si te vegjelit po edhe te rriturit kan veshtersi te ndertojne mendim te tyre.Duhet pyetur Baben,Nanen , Gjyshin, Evropen kuptohet edhe Ameriken.Keshtu pra ndrydhet qe ne fillim zhvillimi normal i te menduarit. Kjo u pa mendoj edhe ne Kuvendin „Sui generis“.Mendimi dhe perkrahja e miqeve eshte shume e nevojeshme, por perkrahja e te korruptuarve e aq me keq te paditurve, vertet eshte e pa kuptueshme.

Une jam i mendimit , kur njeriu te largohet nga ekrani i turbullt, gjerat i sheh me kjarte.Te lutem, terhjeku disa hapa mbrapa, te shohesh edhe me kjart kete klase maskarenjesh qe kthehen prap.Ju jeni te bindur se kjo klase e perfilli  Ameriken, po ne kete ore po.I nderuari Ambasador, Ju duhet te dini,  se po te njejtit derisa tradhtojn Popullin dhe Familejet e tyre ,neser tradhtojne jo vetem Ameriken por edhe veten.Prandaj mos e perkrahni me vetedije te keqen.

 Me respekt

SZ

Kirurg/ Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat