Mbështetja e Zonjës Kim dhe kritikat e Henze për SPAK, sinjal i qartë për politikën Shqiptare!

Opinione

Mbështetja e Zonjës Kim dhe kritikat e Henze për SPAK, sinjal i qartë për politikën Shqiptare!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 2 maj 2020 Në ora: 15:57
Qamil Gjyrezi

Reforma në drejtësi është jetike për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Reforma në drejtësi ishte një prej kritereve përt integrimin e Shqipërisë të Bundestagut Gjerman. Shqipëria nuk ka patur asnjëherë në të gjithë historinë e saj sistem drejtësie të pavarur. Mbas diktaturës 50 vjecare amerikanët kërkuan një drejtësi të pavarur, por zhvillimet  e mëvonshshme për arësye objektive dhe subjektive treguan që drejtësia shqipatre ka nevojë për një reformë të thellë.

Institucioni i Vetingut, SPAK dhe Byroja e Hetimit janë themeli i një reforme në sistemin e drejtësisë.  Pranadaj Sh.B.A, në mënyrë të vecantë kanë investuar shumë për këtë reformë që ka bërë disa hapa. Por qeveria e Rilindjes dhe Kryeminstri autoritar Edi Rama, kanë patur një ndikim politik dhe klanor, për interesa klienteliste në këtë reformë në këta vite duke ndëhyrë direkt me urdhëra politik tek përzgjedhjet dhe vendimet e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Edhe në këta ditë të Pandemisë ambasadorja amerikane Zonja Yuri Kim ka treguar një rëndësi të vecantë për reformën në drejtësi. Ajo deklaron: “Të gjithë duhet të mbështesin SPAK, hetimet duhet të vazhdojnë”.

Kjo deklaratë tregon qartë vendosmërinë e qeverisë amerikane për vazhdimin e Reformës në drejtësi dhe institucioneve të reformës.

Programi OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në ambasadën e Sh.B.A. në Tiranë vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re. Gjatë diskutimit të tyre me ambasadoren Kim këtë javë, antarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterave portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese.

Ambasadorja Kim, nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë.

Ambasadorja Kim, nxiti të gjithë në Shqipëri-qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërsa një ide tjetër ka Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së. Henze i është përgjigjur një statusi në rrjetin Twitter, të ambasadës amerikane në Tiranë, ku shtron pyetjen sesi do të funksionojë SPAK, kur në Shqipëri po vepron një sistem një partiak. Dhë në këtë kontekst, ai shpreh habinë e tij sesi mund të funksionjë SPAK në një shtet  jo-kushtetues.

Shqetësimi i partneëreve tanë euro-atalantik për drejtësinë e re dhe institucionet e saja të pavarura është me shumë vend dhe kam besim se do të ndikojë shumë për realizimin e një reforme të vërtetë dhe të një drejtësie të re në Shqipëri.

Mbështetja që jep Zonja Kim është jetike mbasi përfaqëson Sh.B.A-të dhe adminstratën e Zotit Trump që kanë investuar shumë financiarisht dhe profesionalisht për drejtësinë e re, një model i ri në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Por edhe pretendimi i Zoti Martin Henze, tregon vëmendjen që ka Gjermania dhe Zonja Merkel  për të gjitha reformat dhe integrimin e Shqipërisë.

Por kur Shqipërinë e drejton sot një Kryeministër si Edi Rama, që shpërdoron besimin e partnerëve tanë strategjikë, duke ndikuar tek këta reforma jetike dhe të domosdoshme, kur në Shqipëri nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, përgjëgjësia e kryeminstrit të ardhshëm Zoti Lulzim Basha është me rëndësi të vecantë për krijimin e kushteve të vërteta për një drejtësi të re në Shqipëri, të pavarur ashtu sic e kërkojnë partnerët tanë dhe shqiptarët.

Kam besim se Zoti Basha e kupton shumë mirë mesazhin e partnerëve tanë perëndimor, mbasi ka formim perëndimor dhe eksperiencë dhe ka studjuar drejtësi në perëndim!

Zoti Lulzim Basha duhet të nxjerri konkluzione nga gabimet e paraardhësëve të tij për të qëeverisur dhe integruar vendin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat