Shoqëria civile dhe sfera publike, media sociale dhe prezantimi kritik, media sociale dhe sfera publike, edukimi medial

Opinione

Shoqëria civile dhe sfera publike, media sociale dhe prezantimi kritik, media sociale dhe sfera publike, edukimi medial

Nga: MA. Sami Shala Më: 3 maj 2020 Në ora: 18:14
MA. Sami Shala

“Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Gjatë vitit 2008 janë vrarë 60 gazetarë dhe punëtor të medies. Këto vdekje tragjike, së bashku me 900 sulme tjera kundër punëtorëve të medies, 29 kidnapimeve të gazetarëve dhe mbylljen e 2000 organizatave mediale, konsiderohet me të drejtë se e dëmtojnë aftësinë njerëzore për të kuptuar botën.”

Sot mund të lexoni shumë shkrime për medien nga shumë individ që nuk mund ta kenë as iden më të vogël se çka janë ato. Shkrime nga më të ndryshmet, që prej atyre që ua luajnë rolin e  “gjykatësit” dhe të atyre që ua luajnë rolin e “avotatit”. Këta që luajnë rolin e” avokatit” të pakten mund të kenë informacione më shumë për medien, ndërkohë që “gjykatësit e medieve” nuk e kanë as iden për medien.

Edukimi medial është zgjidhja e vetme dhe kërkesa e gjithë atyre që kuptojnë rëndësinë shoqërore të individit, meqë edukimi medial  mund t’i bëjë ata të reflektojnë në mënyrë kritike për marrëdhënien që kanëme mediat.

Rëndësia e edukimit medial mund të kuptohet nëse e dijmë rolin e medieve fillimisht dhe pastaj rolin tonë. Për të kuptuar shoqërinëcivile , sferën publike dhe medien sociale duhet të japim një vështrim të çasjeve kritike.

Christian Fuchs mbornë teorinë e Jurgen Habermas se masmediat nuk janë kontribuese në hapsirën publike. Ai i referohet teorise të Habermasit te libri “Ndryshimi Strukturor i Hapësirës Publike”, ku Habermasi vë në pah se edhe masmediat janë përgjegjëse për shkatërrimin e hapsirës publike, dhe luajnë rolin e organeve udhëheqëse. Ku mediat janë të ndikuara nga pushteti, reklamat e që janë përforcues të pikëpamjeve. Sipas tij kjo formë bënë të mundur që hapsira publikë të shëndrrohet në hapsirë publicitare. Ai mbështetë tezën se sfera në mediat sociale është e varur nga tre antagonizma : ekonomia, shetit dhe shoqëria civile, duke hedhur poshtë teoritë e autorëve të tjerë që janë të mendimit se media sociale kontribuon në zhvillimin e sferës publike. Autori thekson se përdoruesit e rrjeteve sociale janë kontribut dhënës në pasurimin e korporatave. Sipas tij përdoruesit janë punëtorë papagesë që kryejnë shërbime për përfitime të atyre që i kanë krijuar, sepse të ardhurat e tyre varen nga përdorimi jonë.

 Fuchs është mbështetës i Habermasit rrethë ides së dukjes së sferës publikë, sipas tyre sfera publike është e lidhur me shërbimet publike të kontrolluara dhe në pronësi të publikut. Autori është përkrahës i mënyrës së strukturimit të BBC-së  dhe përkushtimit të këtij mediumi për sferën publike në një anë dhe menaxhimit ekonomik në anën tjetër pa lënë interferime mes njëra-tjetrës. Sipas tij BBC është shembull se si ruhet sfera publike dhe pavarësia ekonomike. Ai mbithekson disa qëllime publike të BBC ku sipas tij ky medium bënë: Mbajtjen e shtetësisë dhe shoqërisë civile, promovon edukim dhe të mësuar, nxit kreativitet dhe përsosmëri kulturore, përfaqëson interesin kombëtarë të Mbretërisë së Bashkuar duke respektuar edhe interesat e rajonit dhe komuniteteve brenda Mbretësisë së Bashkuar, ofron publikut shërbimet teknologjike përmes dixhitalizimit duke ua mundësuar publikut të jetë vetë udhëheqës për informim, edukim dhe argëtim. Sipas tij pse mund të quhet në shërbim të publikut BBC është fakti se ky medium u siguron qytetarëve, informacion, argëtim, edukim, diversitet kulturor, të drejtën për mirë informim për lajme, sport, interesa të kohës së lirë, shkencë, fe, bindje, çështje sociale, çështje ndërkombëtare, interesa special, programe për fëmijë dhe të rinjë. Sipas tij neoliberalizimi ka vënë në pah presionin tregtar  dhe të tregut. Mediat duhet të jenë në shërbim të publikut, nga publiku dhe për publikun. Ky është një shërbim i publikut sepse financohet prej publiku dhe duhet të jetë në pronësi të publikut. Mediat publike sipas Fuchs duhet të jenë një gurë themel i demokracisë dhe në kompetenca të sferës publike.

Fuchs thekson se rrjedhën e ndryshimit të informacionit fuqishëm e ka sjellë internet. Ai u referohet edhe autorëve tjerë që mendojnë se internet është përhapur shumë shpjetë dhe në mënyrë modeste. Por gjithashtu ai i qëndron besnik tezës së tij se internet pavarësisht disa virtyteve superiore nuk ka arritur që të bëhet një medium i ri universal. Ai thekson se interneti ka arritur që të krijojë forma të përhapjes së ideve që nga bllogjet, ëeb faqet , forumet online, rrjetet sociale si facebook, tëitter, instagram, të cilat kanë krijuar një formë të re të komunikimit që nga komunikimi publik edhe te ai politik. Roli i mediave sociale mbi ngjarjet e mëdha që ndodhin është prezent. Autori i referohet Tëitter-it, i cili është kryesisht një medium informacion, jo një mjet komunikimi, i krijuar për argëtim, jo ​​për politikën. Mirëpo tëitter është dominuar nga të rinjtë, dhe përjashton grupet e tjera, të tilla si punëtorët, fermerët dhe të moshuarit.

Fuchs mbështetë pohimin se sfera publike është pavarësia e fuqisë ekonomike dhe politike. Ai i referohet Jurgen Habermasit kur thekson se sfera publike nuk ështe vetëm sferë e komunikimit politik publik, por që është një sferë e pa censurë dhe zotërim privat. Habermas the Hannah ndajnë mendimin se sfera private në shoqërinë para-moderne ishtë fusha e familjes dhe ekonomisë. Por tani këto sfera kanë ndryshuar dhë është ndërruar kuptimi meqë më ekonomia ka filluar të mos cilësohet si diçka e brendshme e familjes ( shtëpisë ). Shteti dhe ekonomia tashmë janë të lidhura , dhe madje kjo ka krijuar ndarje të organizatave në formë të klasave, partive , grupeve të interesave të përbashkëta që kanë kontrollë mbi një pronë, vendim kolektiv, apo kuptim shoqëror.

Këto role autori i ndanë në tri kategori : Rolet shoqëroro-politike, Rolet shoqëroro-ekonomike dhe Rolet shoqëroro-kulturore

Në rolet shoqëroro-politike vendos , avokatët privat, aktivistet feminist, aktivistët për të drejtat e gayve, përkrahësit e anti racizmit, lëvizjet e të rinjëve, organizatat joqeveritare, grupet studentore etj.

Në rolet shoqëroro-ekonomike vendos, anëtarët e ndonjë bashkie, aktivistët punëtorë, mbrojtësit e konsumatorëve, aktivistët e ambientit etj.

Ndërsa në rolet shoqëroro-kulturore vendos, anëtarët e ndonjë grupi sportive, anëtar i komitetit të tifozëve, anëtar i ndonjë sekti kulturorë, grupet vullnetare, bashki fqinjësh etj.

Sipas autorit këta janë tre antagonizmat dominues, politika ekonomia dhe kultura. Sipas tij krijuesit e këtyre mediave krijojnë të ardhura të cilat shërbejnë edhe politikave të caktuara por që në të njejtën kohë kanë edhe rolin e socializimit kulturorë. Këta antagonizma janë të varur nga njëri-tjetri.

Fuchs mediat sociale i shehë si ndërrim i formës së komunikimit por jo edhe si sferë publike, ku audienca është më interaktive por që nuk është sfera publike, sepse sipas tij vetë fakti që në facebook kemi rol të ndryshëm si shok, shef, klient etj, kjo e nënkupton sferën sociale e jo publike. Fuchs mbronë pohimin se mediat sociale po e cënojnë sferën private, ku sfera publike dhe private janë afruar shumë njëra me tjetrën. Ku interesi i këtyre mediave më shumë është komercial sesa në shërbim të sferës publike. Ai vë në pahë se të ardhurat e këtyre mediave kalojnë më shumë se buxhetin e disa shteteve. Sipas tij në këto media prap ka dallime ku për tu mbrojtur një e “mirë publike”  shtypen rastet e veçanta.

Craig Calhoun vlerat e një sfere publike thotë se rrënjët i ka te sfera civile e mbështetur në tri kërkesa kryesore:

E para: ka çështje me interes të rëndësishëm për të gjithë qytetarët në organizimin e jetës së tyre së bashku

 E dyta që përmes dialogut, debatit qytetarët mund të identifikojnë arritjet për çështje të interesit publik;

E treta, që shtetet dhe organizatat e tjera të fuqishme mund të jetë organizuar për t’i shërbyer interesave kolektive të njerëzve të zakonshëm ,më shumë se fuqia e shtetit ose interesat personale të ligjdhënësve ose të klasës elite.

Një rol të rëndësishëm në këtë mes autori shehë mediat e reja të cilat fillimisht filluan me shkrim, këndim , gazeta elektronike, Por kjo çasje në komunikim u rrit në bazë të debatit publik aktiv në fushat e shkencës, fesë, dhe literaturës. Këto debate treguan se mund të jetë efektive edhe për arsimimin e qytetarëve në praktikat e komunikimit publik. Në këtë formë shoqëria civilie bëhet e dallueshme nga shteti, si një fushë e lirë. Autori i referohet Hegelit për shoqërinë civile i cili thotë se shoqëria civile pasqyron luftën mes kordinimit të vetë interest individual  dhe arritjet e një komuniteti dhe ndërsa ideali i sferës publike është që të gjithë pjesëmarrësit të flasin si të barabartë, realiteti është se pabarazia dhe dominimi vazhdimisht shtrembërojnë komunikimin kolektiv. Nocioni i shoqërisë  civile vjenë nga të qenit i shoqërueshëm, meqë jeta shoqërore nuk është e kufizuar vetëm nga familjarët, të afërmit dhe fqinjët. Autori jep një historik se si shoqëria civile edhe nga kohët më të hershme ka filluar shkëmbim idesh , mallarave etj, përmes tregjeve, shtëpive kafe, rrugëve , shesheve, teatrove, kishës, universiteteve në të cilat përveç shoqërisë autoktone kishte edhe njërëz të huaj nga vendet e ndryshme. Autori shtjellon edhe teroritë e sociologëve të tjerë si Makiavelli. John Locke dhe Edëards dhe autorë të tjerë si Adam Smith dhe Edmund Burke, për të ballafaquar pohimin se organizatat e shoqërisë civile nuk janë konstituuar gjithmonë në mënyra demokratike. Shumë organizata në shoqërinë civile janë bashkuar për që ata e konsiderojnë si qëllim publike, por mbeten “në grupe”njerëzish të bashkuar nga marrëdhëniet personale. Sfera publike është parë si publike para së gjithash për shkak se ajo është e hapur për të gjithë, jo vetëm në kuptim që të gjithë mund të shihni dhe dëgjoni, por edhe që të gjithë mund të marrin pjesë dhe të dëgjohet zëri i tyre. Poashtu protesta dhe peticionet janë pjesë e komunikimit publik. Sfera publike ka më shumë rëndësi për demokracinë në atë masë që ajo është në gjendje të identifikojë dhe përbëjnë marrëveshje për të mirën publike dhe të motivuar njerëzit për të kërkuar atë së bashku. Habermasi paraqiti sferën publike, si një fushë të shoqërisë civile, në të cilën qytetarët privatë mund të komunikojnë në mënyrë të hapur në lidhje me çështjet e interesit publik, duke kapërcyer statuset e tyre të veçanta.

Edhe pse të qenurit i hapur është baza themelore në sferën publike edhe sot kemi raste kur ndodhin përjashtimet gjinore apo një fe shtetërore përjashton jo-besimtarët nga jeta publike, ose një sferë publike laike mund të kufizojë shprehjen e pikëpamjeve fetare në publik.Emigrantët poashtu ndodhen në këto pozita.

Të gjitha këto menjanohen ose gjejnë zgjidhje kur kemi EDUKIM MEDIAL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat