Qeveria Hoti, ia zgjatë mandatin Presidentit!

Opinione

Qeveria Hoti, ia zgjatë mandatin Presidentit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 4 maj 2020 Në ora: 16:37
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Qeveria Kurti do të mbahet mend si Qeveria që ka udhëhequr me më së shkurti me Republikën e Kosovës.

Mbajtja mend e kësaj Qeveria, nuk do të jetë vetëm të jetë shkurtësia e saj, por edhe tek partneri qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Interesat personale e klanore, mbizotëruan në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Inatet e disa pushtetarëve të LDK-së, që për vite me radhë ia mbajtën ‘zhagun’ Partisë Demokratike të Kosovës, u rikthyen fuqishëm pas fitores së LVV-së, dhe pas Qeverisë Kurti, të cilën e rrëzuan si asnjë qeveri tjetër.

Bashkë partiakët e koalicioni, ku LVV-ja si fituese ua dha pozitat më të mira LDK-së për të bashkëqeverisur, madje e ndanë edhe pushtetin 50-50 me LDK-në, por që nuk u zgjati aq sa ishin pritjet e qytetarëve, madje as ato pritjet më të pakte nuk dolën të sakta, ngase është pritur bile të zgjatë së paku dy vjet ky koalicion, por ja që ndodhi ende pa i mbushur dy muaj të çohet LDK-ja nga gjumi dhe të shpartalloj Qeverinë Kurti!

Po të ishte LDK-ja me një parti tjetër në bashkëqeverisje edhe do të ishte përkrahur ndoshta për vendimin e saj, mirëpo u largua nga LVV-ja me disa arsyetime banale të tyre, si nga disa krerë të LDK-së, ashtu edhe nga disa deputetët që asnjëherë nuk ishin në LDK më parë, por që nga LDK-ja filluan karrierën e tyre politike, duke u ndihmuar nga grupi i mirënjohur brenda saj, e që nuk përkon aspak me frymën rugoviane e as partinë e liderit Ibrahim Rugovës.

E nominuan Vjosa Osmanin për kryeministre në zgjedhje, me premtimin se po të dalin të parët ose të dytët do të lidhin koalicionin me LVV-në. Madje koalicionin e tyre e quajtën edhe ‘koalicion të shpresës’ në zgjedhje, por që pas zgjedhjeve doli ‘koalicion i zhgënjimit’.

Megjithatë, LDK-ja bëri mocion mosbesimi dhe u përkrah fuqishëm nga partitë e dala nga lufta ku edhe e rrëzuan Qeverinë.

E tash LDK-ja si e dyta në zgjedhje, me ndihmën e presidentit Hashim Thaçi po synon që të formoj Qeverinë e re me AAK-në dhe Nisman, parti këto që për LDK-në nuk kanë lanë asgjë të keqe pa i bërë këtij vendi, por që tash kur synojnë pushtetin i harrojnë akuzat e tyre, ashtu sikurse i harruan vrasjet e zyrtarëve të lartë të LDK-së, që kanë akuzuar direkt SHIK-un dhe udhëheqësin e kësaj organizate Kadri Veselin.

Lirisht mund të themi se LDK-ja nga Qeveria e ‘shpresës’ u rikthye në Qeveri të Rakiqit!

Kjo për faktin se Lista Serbe do të fuqizohet aq shumë tash me koalicionin e ri kur pritet që Goran Rakiqi të bëhet edhe zëvendëskryeministër.

Pas kësaj lirisht mund të bëjmë disa pyetje;

Si është e mundur që LDK-ja me LVV-në biseduan muaj të tërë derisa e arritën koalicionin, kurse me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe e arritën me nga një takim?

Me LVV-në kërkuan më shumë pushtet sesa partia fituese, e tash me këto parti po ua japin gjithçka vetëm që të marrin postin e kryeministrit. Madje edhe Rakiqin e bëjnë zëvendëskryeministër.

Në Qeverinë Kurti, nëse nuk arritën të shkojnë së bashku në Amerikë, Hoti me Abazin, tash si kryeministër i Kosovës, ka mundësi të marrë për dore Rakiqin dhe të arrijnë marrëveshjen me Serbinë.

Tek e fundit, negociatat me Vuçiqin i bëjnë me lehtë pasi të kenë në radhët e tyre Rakiqin.

Me Qeverinë Hoti, tashmë zyrtarisht do të kemi edhe një ministri më shumë, e kjo për faktin se me i rehatua militantët politikë të këtyre partive që do të qeverisin me shtetin tonë.

Edhe një fakt është shumë më rëndësi, përfshirja e presidentit Thaçi për të formuar sa më shpejt Qeverinë e re dhe për të larguar Albin Kurtin.

Krijimi i Qeverisë Hoti, pa dyshim që do t’i ndihmojë aq shumë edhe Hashim Thaçit që të marr edhe për një mandat postin e Presidentit.

Tek e fundit, ky është qëllimi i Thaçit. Ai e ka pranuar edhe publikisht se ka synim edhe një mandat të Qeverisë me Presidencën.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet asnjëherë nuk do ta bënte president Hashim Thaçit, kurse koalicioni i ri LDK-AAK-Nisma pa dyshim që nuk kanë ‘behane’ të Thaçit dhe kështu ai do ta gëzoj edhe një mandat të plotë postin e Presidentit.

Kjo është Kosova tek e fundit. Për inate dhe interesa politike klanore e partiake, më i miri rrëzohet nga Qeveria nga partneri i koalicionit për ta grabitur pastaj Qeverinë. Kështu përfitojnë vet, por padyshim edhe partitë e koalicionit edhe PDK-ja si opozitë, pasi më nuk iu preken interesat e tyre nga Qeveria, por edhe Thaçi i zgjatet jeta në Presidencë!

Këtë gjendje kaosi në politikën e Kosovës, një qytetarë i Kosovës, i cili me padurim e pret largimin e COVID-19, për të migruar në vendet perëndimore, padyshim që do ta përshëndetë Kosovës me fjalët ‘LAMTURMIRË KOSOVË – Kur bëhet mirë, ndoshta kthehem ndonjëherë’!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat