Përderisa populli në krizë sociale disa përmbarues ende bllokues të xhirllogarive

Opinione

Përderisa populli në krizë sociale disa përmbarues ende bllokues të xhirllogarive

Nga: Gent Gjini Më: 4 maj 2020 Në ora: 19:14
Gent Gjini

Gjithë populli tani më ështe i njoftuar për përmasat të paparashikuara të virusit Covid, si nga aspekti njerëzor, ashtu edhe pasojës në thellimin e krizave sociale në vend, ku eksluzivisht këtu tangohet sektori privat. Kemi parë që shumë biznese janë afër falimentimit, disa janë mbyllur, shumë qytetar kanë mbetur pa punë, të rinjtë janë të pashpresë, e ndërsa në anën tjetër detyrimet ndaj shtetit taxat dhe gjërat e ngjajshme nuk ndalohen për qytetar në këtë kohë krize.Këto ditë kemi parë lajmin nga Ministria e Drejtësisë se përmbaruesit nuk duhet të i bllokojnë xhirllogaritë e qytetarëve, dhe bizneseve për muajin mars dhe prill.Pra kërkohet që përmbaruesit mos të jenë aktiv, vetëm sa i përket këtyre muajëve, që atyre qytetareve që i’u kane bllokuar xhirllogarit private të njëjtat të i lirojnë.

Por sa po shifet në praktikë kërkesa sa aq morale pse jo edhe ligjore obligative e ministrisë, në këtë kohë të veshtire është e papërfillshme për disa përmbarues privat, të cilët ende vazhdojnë të mbajnë të bllokuar xhirllogarit private të qytetarëve dhe bizneseve afarsite. Në anën tjetër me veprimet e tilla të permbaruesve, në këtë kohë krize, shfaqet edhe një paradoks tjetër, sepse deri sa tani Ministria e Financave ka krijuar pakon e ndihmës financiare për bizneset e sektorit privat, pra që tani më pritet që mjetet financiare të derdhen bizneseve me të vetmen qëllim që të menaxhohet dhe kalohet me “lehtësi” kriza e pandemisë, faktqeqsisht në anën tjetër xhirollogarit janë të bllokuara nga disa përmbarues.

Kjo nuk do koment, kjo është skandaloze, se çka sheh njeriu kur ai ballafaqohet në këtë kohë të vështirë, në rrethana të jashtëzakonshme.Pra tani edhe ajo pak ndihmë modeste simbolike, po tjetërsohet, dhe çka tani qytetarin po e bëjne edhe më të varfër, kur faktikisht ai ska mjete si të jetoj dhe t’a kaloj këtë situatë , sepse mëheret ai ishte i punësuar, kishte punën, biznesin pra thënë më troq gjindej disi, duke mos haruar që edhe para këtij virusi papunësia ishte e madhe kriza sociale ishte prezente.Mendoj se Minstria e Drejtësisë nuk duhet të i mjaftoj që vetëm me një dokument “vetëdijesuese” që të i bëj thirje përmbaruesve privat, që qytetarëve dhe biznesve të mos i’u bllokoj xhirollogaritë në këtë kohë krize, në rethana të jashtëzankonshme, por duhet te i përcjell në teren gjithë përmbaruesit, dhe nga rezultatet që do gjej të ndërmer masa adekuate ligjore administrative ndaj atyre përmbaruesve, që mbajnë të bllokuar xhirllogaritë për qytetar dhe bizneset.

Sepse po t’i bëhet një vështrim më detajues, situatës dhe kuptimit rethanë e jashtëzakonshme që po kalon vendi, edhe Kushtetueta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombetare dhe europiane, kanë të sanksionuar dhe paraparë rregulla, për situata të tilla se shteti dhe institucionet, duhet të tregohen më të mëshirshëm që qytetarëve dhe bizneseve të sektorëve privat ata të mos të i ngarkojnë me detyrimet financiare, por të i’u gjinden dhe solidarizohen me popullin taksapagues.Sepse edhe ajo mbështetetje financiare nga qeveria, në fakt është merit e tyre, pra të qytetarëve dhe bizneseve, që kanë paguar dhe vazhdojnë të i paguajnë taxat dhe detyrimet në interes të shtetit.Veq të marim shembullin, sado pak të shtetit të Italisë, do shofim se shumë qytetarëve të saj, ata i ka liruar nga paguarja e taxave të rymës, ujit, etj, e duke mos haruar edhe mbështetjen financiare, qe i’u ka dhënë popullit në sektoret private, e ku në rastin konkret përmbaruesit privat, nuk vijnë në shprehje, në këtë kohë të vështirë.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat