Rishikimi politik i Historise së WW2- një Aferë e rrezikshme

Opinione

Rishikimi politik i Historise së WW2- një Aferë e rrezikshme

Nga: Pirro Prifti Më: 5 maj 2020 Në ora: 17:57
Pirro Prifti

Shkrimtari Dan Brown ka thënë: `Historia shkruhet nga fitimtarët`, dhe kjo përmban një pjesë të rëndësishme dhe kryesore të së vërtetës. Pavarësisht nëse e ka thënë ose jo, kjo shprehje pretendohet se është thënë edhe nga Çurchilli, por e vërteta e ngjarjeve të kaluara e faktuar me dokumentacione të sakta nuk mund të rishikohet dhe të interpretohet sipas interesave politike të caktuar që drejtojnë ditët e sotme se rrezikshme sepse bëhet një aferë e rrezikshme e cila përdoret për të fshehur të vërtetën, dhe kjo aferë përdoret për të justifikuar veprimet e ditëve të sotme nga këta politikanë të korruptuar.Kjo po ngjan edhe me Historinë e luftës së dytë Botërore (WW2).

Jo më kot problemi i rishikimit të historisë së luftës së dytë botërore ka marrë përmassa të mëdha tani në 75 vjetorin e fitores mbi fashizmin në të cilën perëndimi e feston me 8 maj, kurse Rusia me disa vënde e feston me 9 Maj, festë e cila mund të shtyhet për shkak të Pandemisë nga
COVID-19.

Dy përplasjet mediatike më të mëdha janë Promemoria e BE botuar që në shtator të 2019 në të cilën rishikohej seriozisht historia e WW2 ( Lufta e Dytë Botërore) dhe fajtorë për nisjen e luftës bëhej ish BRSS dhe Gjermania Naziste sidomos nëpërmjet Paktit Ribentrop-Molotov ku të dy palët akuzoheshin njëlloj, dhe ish BRSS akuzohej për të ashtuquajtin `pushtim` të Republikave balltike dhe për ndarjen e Polonisë. Kjo Promemorie e BE ngjalli një reaksion të madhe në Rusi e cila i u kundërpërgjegj se lufta e 2 botërore nuk u nis nga Pakti Ribentrop-Molotov por nisi edhe më përpara me luftën e Spanjë me pushtimin e Çekosllovakisë dhe të Francës si dhe të Polonisë nga Gjermania Naziste. Rishikimi i Historisë nuk mund të bëhet pa dhimbje, sepse brezat që luftuan e dinë mirë se si ishte historia, kurse brezat që vijnë mesa duket e shikojnë në mënyrë pragmatike dhe e politizojnë me argumenta të ditëve të sotme, argumenta të cilat nuk janë të sakta në raport me kohën kur ndodhi lufta.

Përplasja e dytë mediatike që ndodhi në 12 shtator 2019, ishtë vendimi mbi heqjen e Monumenti të Heroit të luftës Mareshallit Ivan Koniev më nga Praga nga ana e pushtetit lokal, gjë që nxiti edhe njëherë një reaksion dhe debate mediatike dhe deklarata politike nga të dy palët.
Monumenti i hoq me 3 prill 2020 nga qveria lokale e Pragës me urdhër të z. Kolar (ditët e pandemisë), dhe u vendos në muzeun e luftës. Në vënd të këtij Monumenti do të vendoset një monument tjetër me fraza të tjera sipas z. Kolar. Veprimi i Republikës Çeke u përkrah heshturazi edhe nga BE e cila z. Kolar i cili urdhëroi heqjen e monumentit e ka afruar si këshilltar pranë Znj. Ursula von der Leyen presidents së KE.
Kjo përprlasje vazhdon edhe sot disa ditë para festimit të 75 vjetorit të fitores mbi Nazismin. Në fakt pati një reaksion të madh nga prorusët në Çeki, madje dhe Presidenti Çek e kritikoi ngjarjen. Kjo staujë u vendos në vitin 1980 kut Mareshalli Koniev vizitoi Çekosllovakinë e atëhershmeme rastin e përvjetorit të atëhershëm të fitores mbi Nazismin.

Disa fjalë në nderim të Mareshallit e famshëm Ivan Koniev. Dihet që Mareshalli Ivan Koniev (16 dhjetor 1897 – 21 maj 1973)) ka qënë 2 here Hero o BRSS. Koniev i cili komandoi armatën e kuqe të jug-perëndimit hyri në Pragë në fillim të maj 1945 dhe udhëhoqi forcat që nga janari i
vitit 1945 për të çliruar Silezinë dhe Cekosllovakinë, dhe me armatën e tij deshte të hynte i pari në Berlin, por Stalini ja dha këtë nder Mareshallit tjetër Zhukov. Duke qënë një komandant shumë i zoti, ai mori pjesë edhe në luftën e parë botërore dhe në revolucionin e tetorit dhe gradat i mori për shkak të aftësisve të tij ushtarake https://en.wikipedia.org/wiki/Ivan_Konev . Është e vërtetë që Mareshalli Koniev në 1956 mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në Budapest në 1956 por indirekt.

Në 1968 Koniev pas shtypjes së revolucionit të kadifenjtë në Pragë vizitoi Pragën me ftesë të qeverisë së atëhershme dhe për nder të tij u ngrit monumenti. https://www.rferl.org/a/prague-removes-statue-of-soviet-era-commander-angering-russia/30528880.html

Në vitin 1973 dy herë Heroi i BRSS, Ivan Koniev vdiq dhe u varros në Kremlin me nderime. Pavarësisht Historisë, Rishikimi saj dhe shtrembërimi i saj për shkak të sistemit dhe bllokut komunist i cili përfitoi nga fitorja mbi nazizmin dhe e përdori këtë fitore për të përforcuar
rregjimet përkatëse n ëish vëndet e bllokut komunist, nuk do të thotë që rishikimi i kësaj historie të bëhet mbi problemet e lindura pas fitores mbi Nazizmin për shkak të diktaturave komuniste por edhe për shkak se sistemi i atëhershëm socialist dështoi në të gjitha këto vënde përfshi dhe Shqipërinë.

Ky problem po ndodh edhe në Shqipëri ku Lufta Nacional-Çlirimtare e udhëhequr nga Fronti Demokratik i atëhershem me një komandant nacionalist si Spiro Moisiu të shahet nga kundërshtare të cilët bashkëpunuan me nazi-fashizmin dhe të hedhin baltë mbi luftën duke mos ndarë luftën nacional Çlirimtare me Rregjimin komunist të Enver Hoxhës. Kjo, ashtu sikundër edhe në disa vënde të europës lindore, kërkojnë të eklipsojnë herozmat dhe udhëheqësit e luftës kundër Nazi-fashizmit me pretëksin se rregjimet totalitare shtypën popujt dhe në 1989 i u rikthyen demokracisë perëndimore. Po kështu ka ndodhur edhe në Talin Estoni ku u hoq përmendorja e ushtarit të kuq me pretekste afërsisht të njëjta me ato që ndohën në Çeki e gjetkë, Rishikimi Historisë së WW2 mbetet një aferë e rrezikshme për qeveritë e sotme të pas 1989 sepse nëprmjet rishikimitsynohet të minimizohet lufta kundër nazismit në të cilën u vranë rreth 50 milionë njerëz dhe vëcanërisht nga ish-BRSS u vranë rreth 27 milionë për 5 vjet luftë. Po kështu dhe në Shqipëri, pavarësisht debateve për numrin e të vrarëve dhe dëshmorëve lufta u
fitua nga Lëvisja Nacional çlirimtare e cila i u bashkua Frontit Antifashist në të cilën kryesonin SHBA-Angli-BRSS, dhe kjo nuk mund të mohojë dëshmorët, trimat, drejtuesit të cilat nuk duhen përzjerë dhe ndotur me rregjimet që erdhën më vonë në ato vënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat