Lavdi nuk është fenomen i panjohur në jetën e përditshme ky bile nuk mungon as në politikë, ai përdoret shumë shpesh nga ana e aktorëve politik. Kur nuk ka vepra konkrete në politikë ashtu siç nuk ka shumë shpesh te ne vepra të tilla, atëherë në diskursin e politikanëve ka vetëm fjalë të kota dhe këto më së shumti dhe më shpesh përmbajnë lavde, dhe atë të llojit.
Ej qytetarë a e dini çfar po bëjmë ne në politikë, ne pra po bëjmë mrekullira në të . Ju nuk e dini dhe nuk po doni ti shihni punët që ne i kemi bërë si politikan pra prej se kemi ardhur ne në skenën politike e deri më sot punët janë duke shkuar shumë shkëlqyeshëm dhe së mbari, aktivitetet po rrëshqasin si në vaj ndërsa kur flasim për premtimet ne ato të gjitha i kemi realizuar bashkë me kërkesat dhe nevojat e njerëzve dhe asgjë nuk ka mbetur pa u realizuar bile ne si politikan kemi bërë edhe më tepër sesa kemi premtuar se do të realizojmë dhe do të bëjmë. Ne pra kemi dalur edhe jashta kornizave të premtimeve që i kemi dhënë.
Të nderuar qytetarë ju duhet të jeni më të lumturit dhe më të gëzuarit që na keni ne në politikë sepse pa ne ju do të ishit askushi a e shihni pra erdhëm ne dhe ju shpëtuam sepse po të mos ishim ne ju sdo të kishit asgjë. Prandaj a e shihni se me ne ju i keni të gjitha.
Qytetarë të ndëruar siçe shihni ne jemi më të zotë, më të mençurit, më intelegjentët dhe më largpamësit apo thënë shkurt ne jemi të pazëvendësueshmit dhe pa konkurrencë. Por kur dalim jashta këtij realiteti të të folurit dhe të lavdruarit gjithkush mund ta sheh se më shumë se 85 përqind e gjërave që thuhen nga ana e politikanëve janë vetëmse fjalë dhe atë të kota sepse nuk bazohen në dëshmi dhe fakte konkrete sepse kur ka këso faktesh ato flasin vetë kështuqënuk duhet që politikanët të lodhen duke folur.
Këta në fakt edhe nuk lodhen aq shumë kur flasin sepse flasin kot ndërsa fjalorin e kanë mësuar përmendësh si kalamajtë që i mësojnë vjershat përmendësh meqë kështu duke i recituar ato ata nga prindët dhe të afërmit e tyre marrin dhurata cokolata dhe ëmbëlsira të ndryshme apo dhe pesa në duar dhe në ballë. Pra fal faktit që këta politikanët tanë aktual janë në skenën politike ne i kemi të gjitha këto të mira që i kemi (si)kemi. A e keni vërejtur se kur i dëgjoni fjalimet dhe debatet e politikanëve në opinion të krijohet përshtypja dhe bindja se Parajsa nuk është aspak më e bukur dhe më e këndëshme se ambienti ku jetoni bile krijohet përshtypja se parajsa në krahasim me vendin ku jetoni i ka njëqind anomali dhe mangësi.
Ta themë të vërtetën unë kur i dëgjoj fjalimet e politikanëve në opinion gjithmonë më shkon mendja që ti ngris duart lart dhe Perendinë ta lus që mos të më dërgojë në parajsë sepse njëqind her më mirë qenka të jetoj këtu ku jamë duke jetuar se atje në parajsë. Por se realiteti objektiv na flet krejtësisht ndryshe ai na tregon se punët dhe reliteti nuk janë edhe aq rozë siç mundohen të na i paraqesin dhe të na i shpjegojnë politikanët. Realiteti përher është diçka më ndryshe ai pra i mohon fjalët e kota lavdet dhe gënjeshtrat ndërsa i vërteton vetëmse punët dhe veprat reale dhe konkrete e këto të fundit zakonisht janë shumë shumë më pak se fjalët e kota që mund të dëgjohen me bollëk.
Prandaj njerëzve të angazhuar në politikë mos ua dëgjoni fjalët por më së shumti shihjauni veprat apo dhe punët e tyre sepse këto të fundit janë gjëra reale që shikohen përjetohen dhe preken ndërsa fjalët e mira të mbushura me lavde dhe me gënjeshtra jo. Nuk thuhet kot se fjalët e kota i merr era ndërsa veprat dhe punët konkrete jo se ato mbesin.
Prindët tanë kur ne më shumë u flisnim se vepronim na thonin shihni fëmijë të dashur më shumë bëni punë se fjalë, të njëjtën gjë duhet thënë edhe politikanëve më shumë bëni punë sesa që flisni sepse ne na duhen vepra dhe punë konkrete e jo fjalë pasiqë me këto të fundit na janë mbushur përplot xhepat ndërsa ajo që na mungon realisht është zbatimi i fjalëve në vepra. Lavdit nuk ja ka parë levërdinë askush bile më së paku ata që lavdrohen.
Në një pyetje konkrete të parashtruar në opninion se cilët njerëz lëvdrohen më së shumti 95 përqind e njerëzve janë përgjigjur se ata janë politikanët. Lexues të ndëruar nëse keni fakte dhe dëshmi të kundërta ju lutem mi prezentoni e mua nuk do të më mbetet asgjë tjetër përpos që ti pranoj dhe tu kërkoj falje politikanëve por jamë shumë i bindur se nuk do të vie deri te kjo gjë..