Sabotimi i krijimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës

Opinione

Sabotimi i krijimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës

Nga: Shaip Jashari Më: 6 maj 2020 Në ora: 09:47
Shaip Jashari

Ideja për ndarjen e Kosovës lindi në akademinë e Serbisë, e njohur si ide e Dobrica Qosiqit, për ndarjen e Kosovës mes Serbisë e Shqipërisë. Nuk di saktë kur ka rrjedh në opinion, unë për herë të parë kam dëgjuar në vitet e 90-ta për këtë ide të Qosiqit në mbledhjen e kryesisë së zgjeruar të Partisë Parlamentare nga Blerim Shala (tani këshilltar i Hashim Thaçit), më kujtohet kur foli për këtë ide patë thanë: "Çdo zgjidhje për Kosovën e cila nënkupton heqjen qafe të Serbisë, është e mirëseardhur".

Në atë periudhë kohore likuidohen njerëz me ndikim si Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj., për të mundësuar marrjen e rolit prijës elementëve të infiltruar. Arratisjet spektakulare nga burgu, sulmet e inskenuara ndaj forcave policore, tentim burgosjet, kërkimi dhe ndjekja, dënimi me burg në mungesë etj., janë metoda të njohura ne botë që i përdorë çdo shërbim sekret kur infiltron agjentë, për ti bërë kredibil për grupin ku futen.

Viti 1998-99 lufta, ishte momenti kur Serbia tani me përvojën nga lufta e Bosnjës ku me spastrime etnike rriti territorin e serbëve në Bosnje, fillon zbatimin e së njëjtës strategji, me qëllim zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, vendosjen e serbëve të ikur nga Kroacia e Bosnja, okupimin definitiv, pra, mbylljen e çështjes së Kosovës.

Bashkësia Ndërkombëtare e poshtëruar nga Serbia ne luftën e Bosnjës, sillej njëjtë edhe në rastin tonë.

Administrata e SHBA-ve, Presidentit Klinton duke u marrë tërësisht me aferën Lewinsky, nuk u interesonin fare për masakrat dhe spastrimin etnik që Serbia kishte vënë në akt në Kosovë. Pas përfundimit të luftës Senatori Bob Doll deklaron: "Viktima e parë që shkaktoi afera Lewinsky ishte Kosova. Klinton duke u marrë me këtë problem la anash çështjen e Kosovës".

Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, ishte i vetmi që përcillte me shqetësim atë që po ndodhte në Kosovë, kalonte net të tëra pa gjumë i prekur nga informatat dhe skenat e masakrave që forcat serbe po kryenin ndaj popullatës së pambrojtur. Telefonoi pandërprerë Klintonin e presidentë tjerë, brenda një kohe të shkurtër shkoi disa herë në Washington për të kërkuar nga SHBA-të ndihmën për intervenim ushtarak për të shpëtuar popullin e pambrojtur të Kosovës. SHBA e refuzuan kërkesën e kryeministrit Blair. Gjatë një bisede në zyrën ovale, këshilltari për siguri i Klintonit i drejtohet Tony Blair-it i cili kërkonte intervenim me forca tokësore në Kosovë: "si duket zoti kryeministër jeni të gatshëm të luftoni për çlirimin e Kosovës deri në ushtarin e fundit amerikan!" Blair: "jo zotëri, ne jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë forcën që kemi, po nuk mjafton për të arrit qëllimin, për ata po kërkoi ndihmë nga ju."

Fjalim i Tony Blair në Çikago 1999, ku krahason diktatorin Millosheviq me Sadam Hyseinin, dhe kërkon marrjen e përgjegjësive nga bashkësia ndërkombëtare për ndaljen e masakrave dhe spastrimin etnik në Kosovë, qoi në sensibilizimin e opinionit publik amerikan. Insistimi i Britanisë së Madhe ndikoj që SHBA-të të fillojnë të merren me Kosovën.

Konferenca e Rambouillet, sjellë Serbinë para aktit të kryer, mos pranimi i marrëveshjes së propozuar do ndëshkohej me bombardime nga NATO. Delegacionin e Kosovës, Madeleine Albright i bindë që të pranojnë marrëveshjen me përjashtim të Hashim Thaçit, Albright shkon e vetme në ora 23:00 të natës në dhomën ku ishin Thaçi e Dukagjin Gorani, për të bindë Thaçin që të pranoj marrëveshjen por pa sukses. Kërkohet kohë shtesë, e cila i mundëson Serbisë futjen e gati 40 mijë trupave ushtarake, policore e paramilitare, me qëllim spastrimin e plotë etnik, përgatitë strategjinë dalëse në rast intervenimi tokësor me të cilin do detyrohej të lëshoj Kosovën, andaj mbetja kapur në një pjesë të Kosovës ishte mundësia e vetme për të pas zë dhe ndikim ne të ardhmen brenda Kosovës, si rezultat, ndarja e Mitrovicës, veriun. Ishte pra koha prej 45 ditëve për Serbinë me vlerë dukati, e mundësuar nga Thaçi e nëse nuk gaboi rol kishte edhe Demaçi.

Sabotimi që i bëhet shpalljes së pavarësisë pas tri viteve , e paraparë kjo me marrëveshjen e Rambouillet, trazirat e 2004, qojnë në zgjidhje e cila i hapë mundësi të reja Serbisë për të qenë pjesë e proceseve të mëtutjeshme për Kosovën. Kushtetuta e shtetit të pavarur të Kosovës, pakicën serbe e bënë pronare të shtetit,

Intervista e prof.dr. Arsim Bajrami në emisionin N'Konak T7 03/05/2020, ku flet për mënyrën se si u hartua kushtetuta...!? Po i bëjë analizë asaj që tha dhe po e "përkthej" në taktiken e përdorur e cila qëllim ka pas prodhimin e kushtetutës që kemi. Përgatitet drafti i preambulës së Kushtetutës, përmbajtja e së cilës dihet se do të jetë e pa pranueshme nga ndërkombëtarët, bëhet publike kinse pa dijeni, për të nxitë reagimin i cili hapë rrugë për versionin e planifikuar, e arsyetohet si pasojë e presionit ndërkombëtar...!

Objektet dhe pronat e kishës ortodokse( trashëgimi fetare e kulturore e dardanëve), të përvetësuara nga serbet, marrin status të veçantë, që do të qojë ne exteritorialitet.

Kërkesa e Serbisë drejtuar GJND-së dhe vendimi i GJND-së, krijuan rrethana për fillimin e dialogut Kosovë - Serbi në Bruksel. Marrëveshja Thaçi -Daciq 2013 e bënë Serbinë prapë hisedare në Kosovë, me këte hapën rrugë dhe mundësi realizimit të planit për ndarje, por pa zhbërjen graduale të shtetit të Kosovës nuk arrihet dot qëllimi. Veriu nuk integrohet, goditet ekonomia, shëndetësia, arsimi, drejtësia, korrupsioni e krimi i organizuar rriten, shkuarja e të rinjve në luftën e Sirisë, tërheqja e njohjeve, kriza ekonomike, migrimi i qytetarëve drejt Evropës etj. me qëllim bërjen e Kosovës shtet jo funksional që hap rrugë marrëveshjes për ndarje.

Formimi i Gjykatës Speciale për të ndriçuar krimet dhe vrasjet gjatë dhe pas luftës, ku janë vrarë edhe figura të larta politike anëtarë të LDK-së, ka ndikuar në përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes finale, përmes së cilës synohet, zhbërja e Gjykatës Speciale, amnistia (deklarata e Baton Haxhiut), si duket, kjo ka ndikuar te një pjesë e udhëheqjes së lartë të LDK-se që ti bashkëngjiten Thaçit për ti dhanë mundësi nënshkrimit të marrëveshjes.

Analiza e rrjedhës, para, gjatë luftës e deri sot, të gjithë hapat, i gjithë procesi i "shtet ndërtimit”, zhbërja e shtetit, të qojnë në konkludimin e vetëm logjik, që e tëra ka qenë strategji e studiuar, e prodhuar në tavolinë, me qëllim përfundimtarë, ndarjen e Kosovës.

p.s. Fatkeqësisht një pjesë e pjesëmarrësve në proceset që na sollën këtu ku jemi sot, kanë biografi e të kaluar të dyshimtë. Një pjesë e tyre vijnë nga familje të njohura si bashkëpunëtor të Serbisë. Këta individ i gjejmë në të gjitha nivelet prej kohës para dhe gjatë luftës e deri sot. Në të gjitha konferencat ndërkombëtare për Kosovën, në Kuvend, Qeveri, Ministri në të gjitha nivelet e pushtetit dhe vendimmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat