Shkëlzen Gashi, me, ose pa vetëdije, barazon xhelatin me viktimën..!

Opinione

Shkëlzen Gashi, me, ose pa vetëdije, barazon xhelatin me viktimën..!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 6 maj 2020 Në ora: 19:31
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashin nuk e njoh dhe ndaj tij nuk kam asgjë kundër, unë mbroj lirinë e fjalës dhe mendimit ndryshe, si postulate të demokracisë, por deklaratat e tij të dhëna kohëve të fundit në disa studio televizive dhe media të shkruara, e që kanë të bëjnë me shifrën e 1000 serbëve e jo serbëve “të vrarë”, më nxitën që t’i përgjigjem me disa kundër argumente, sipas meje, të nevojshme që të debatohet dhe sqarohet ndryshe nga ai teza e tij për dënimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë para dhe gjatë luftës.

Qëndrimi “universal” i Shkëlzenit, se krimet, pa marrë parasysh se kush i kryen, ato duhet gjykuar dhe dënuar njësoi, se krimi na qenka vetëm krim, se ai nuk ka ngjyrë etnike, fetare as sociale, etj., që në parim si vlerë dhe vetëdije njerëzore është qëndrim i drejt, por si pikëpamje dhe fakte historike është i paqëndrueshëm për shumë arsye.

Ngase, në kontekstin e gjerë të koshiencës njerëzore, historive tragjike midis popujve, luftërave të pandalshme që kanë ndodhur gjatë shekujve, tragjedive dhe gjenocideve kundër njerëzimit, etj., çështjen e krimeve, masakrave, vrasjeve dhe torturave që janë bërë ndaj popujve dhe shteteve më të vogla, të cilat i kanë bërë fuqitë e mëdha, ato gati asnjëherë gjatë shekujve nuk janë vlerësuar dhe trajtuar njësoi, as nuk janë dënuar njësoi, nuk janë matur me të njëjtin kuti, mbase shumë sosh janë amnistuar, e disa krime tjera janë dënuar rënd, që pa dyshim gjithë ky konglomerat luftërash dhe krimeve të papranueshme për humanizmin dhe drejtësinë njerëzore, e kanë lënë sot e kësaj dite të pa definaur llojin dhe përmasën e tyre të përpakufizuar, gjegjësisht të pa sanksionuar dhe të kryesisht të “lirë”..!?

Për shembull, nazizmi gjerman gjatë LDB-re i shkaktoi Evropës dhe botës mbi 100 milion viktima, i cili edhe mund të mos gjykohej dhe dënohej nga fuqitë e mëdha të kohës (SHBA, Anglia, Franca, Japonia), posikur në mesin e të masakruarve të mos gjendeshin mbi 2 milion Jevrejë, ndaj të cilëve forcat e A. Hitlerit bën gjenocid dhe masakra prej më të tmerrshmeve që kishte përjetuar njerëzimi deri në atë kohë.

Kështu që, shtrohet pyetja e pashmangshme, në veçanti për Shkëlzenin dhe atë që mendojnë njëjtë sikur ai; a janë trajtuar ndonjëherë krimet e Leninit dhe Stalinit ndaj 20 milion belorusëve të dërguar dhe të masakruar në kampet e internimit në Sibiri, si janë trajtuar dhe a e kanë marrë dënimin e merituar krimet e kmerëve të kuq në Kamboxhia, krimet e komunistëve në Rusi, Rumani, Shqipëri, Jugosllavi, Kinë, etj., të bëra ndaj miliona njerëzve të pafajshëm. A janë trajtuar ndonjëherë krimet e Izraelit të kryera ndaj popullit palestinez këtu e 70 vite në vazhdimësi, apo janë barazuar dhe vlerësuar si ekuivalente me krimet e Hitlerit ndaj tyre..!?

Më pas, si janë trajtuar dhe a janë dënuar ndonjëherë krimet e bëra gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, por ajo që neve na intereson më së shumti është; si janë trajtuar krimet e Serbisë gjatë shekullit 19 dhe 20-të, të bëra ndaj shqiptarëve deri me 10 qershor 1999, vrasjet, masakrat, gjenocidi dhe dëbimi masiv të shqiptarëve nga Toplica, Nishi, Vranja, Shkupi, Tetotva, deri në Pazarin e Ri, Berani, Podgorica dhe deri në Tivar e Ulqin, ku së paku çetnikët serbo-malazez kanë vrarë mbi 2 milion shqiptarë! A mori Serbia ndonjëherë dënim nga popujt e “civilizuar” të botës për krimet e bëra ndaj shqiptarëve, a u quajt ajo (Serbia) ndonjëherë shtet fashist dhe popull gjenocidial, apo të gjitha iu falën dhe askush nuk e çau kokën për masakrat dhe krimet që ajo i kreu ndaj kombit shqiptar, dhe, atë vetëm brenda 150 viteve, pa i numëruar këtu krimet që na i ka bërë para dhe gjatë kohës së Perandorisë bizantine e më pas..!?

Bile, as për masakrat dhe gjenocidin e bërë në Kosovë gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar (1989/99), kur regjimi kriminal i Serbisë vrau, masakroi, dogji dhe zhduki mbi 20 mijë shqiptarë, sot e kësaj dite gjykatat më të larta për të drejtat e njeriut në Evropë dhe botë, nuk e shpallën fajtore dhe as nuk e dënuan shtetin e Serbisë, duke përfshirë këtu masakrën e Srebrenicës, ato në Bosnjë dhe Kroaci..!?

Madje, askush nga shtetet e fuqishme të botës, përfshirë miqtë tanë perëndimorë, nuk e detyroi deri më sot Serbinë t’iu kërkojë falje shqiptarëve, së paku simbolikisht për krimet ndaj shqiptarëve, e lere më ta fajësojnë dhe dënojnë për krimet kundër njerëzimit që i ka bërë në fund të shekullit 20-të ndaj tre popujve në Ballkan..!?

Kështu që, ta krahasosh masën e dënimit të krimeve të cilat Serbia i ka kryer në Kosovë, ku vetëm në luftën e fundit ka vrarë dhe masakruar mbi 15 mijë civilë të pafajshëm, ka vrarë mbi 1500 fëmijë, ka dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare, etj., pra t’i barazosh krimet e Serbisë me “krimet” eventuale që individë brenda UÇK-së na i paskan kryer ndaj 1000 serbëve, romëve dhe minoriteteve tjera, është një mendim dhe qëndrim i pa denjë, i pakrahasueshëm, i pasinqertë, jo human, madje shkon deri në marrëzi të llojit kozmopolit-proletar-socialist, është jo civilizues, kur mirëfilli dihet se të gjitha vrasjet e mundshme që mund t’i kenë bërë ushtarët tanë nën uniformën e UÇK-së, kanë qenë kryekëput kundër-reaksion ndaj krimeve monstruoze që i bënte policia dhe ushtria kriminale e Serbisë në Kosovë. Por, nëse kanë ndodhur, janë bërë nga dhimbja shpirtërore, kur para syve të tyre kriminelët serbë masakronin anëtarë të familjeve të tyre, madje të sigurt se çdo serb, serbe, të rinj apo të moshuar, ishin pjesëmarrës direkt apo indirekt në vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve, duke i ndihmuar çetnikët dhe paramilitarët serb që të vrasin dhe dëbojnë sa më shumë shqiptarë nga Kosova.

Pra, dihet roli dhe ndihmat që serbët lokalë kudo në Kosovë gjatë luftës ia kanë ofruar ushtrisë dhe policisë kriminale serbe, siç dihet edhe fakti, se serbët e Kosovës kanë djegur dhe rrënuar mbi 650 fshatra dhe qytete shqiptare, kanë vrarë dhe masakruar kudo që kanë arritur, duke i vendosur në vijën e parë të “frontit” romët dhe ashkalinjët si “mish për top”, për të vrarë sa më shumë shqiptarë..!?

Krimet dhe numri i shqiptarëve të vrarë nga regjimet kriminale të Serbisë, janë aq të mëdha, aq të tmerrshme dhe aq të shumta, saqë unë, është e pamundur të besoj, se një ditë, qoftë edhe në një shekull të ardhshëm, shqiptarët e Kosovës do gjejnë forcë që Serbisë kriminale t’ia falin gjitha ato krime të cilat ajo i ka bërë në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve në Ballkan..!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat