Letrat dërguar SHBA & Evropës nga Shoqata e parti politike janë kundërproduktive

Opinione

Letrat dërguar SHBA & Evropës nga Shoqata e parti politike janë kundërproduktive

Nga: Reshat Sahitaj Më: 8 maj 2020 Në ora: 09:34
Ilustrim

Në Evropë, organizatat më të fuqishme që mbronin intersat e shqiptarëve nën jugosllavi ishin: LPK-ëja dhe Komiteti për Mbrojtjën e të Drejtave të Njeriut të udhëhequr nga Enver Hadri, ndërsa në SHBA aktiv ishte organizata e Luan Gashit, Jusuf Azemit të cilët pranë tyre do ta afronin të riun Maliq Arifaj për të vepruar në Rinia Kosovare.

Ishte një epokë kur zëri i liderëve kosovarë në pushtet nuk dëgjohej sa duhet në mbrojtje të çeshtjës shqiptare, andaj themelimet e grupeve dhe organizatave ishte një ndihmë madhore që po i bëhej kërkesave të shqiptarëve nën okupim. Ky zë përçohej përmes demonstratave masive që bëheshin në organizimin e Jusuf Gërvallës që ndikoi dukshëm në përhapjen e tyre në katër anët e botës, kurse në anën tjetër ky zë depërtoi thellë në Parlamentin Evropian dhe në të gjitha institucionet politike evropiane nën udhëheqjen e Enver Hadrit.

Më kalimin e kohës nga sherbimet sekrete të Serbisë do të vritej Jusuf Gërvalla e pak më vonë Enver Hadri, që do të ndikonte më krijimin e Byrosë Informative të Republikës së Kosovës më seli në Bruksel të udhëhequr nga Behare Rexhepi dhe Reshat Sahitaj , ndërsa në SHBA Liga Shqiptaro-amerikane nën dirigjimin e J/Diogardit.

Image

Më themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetorin e 1989 do të shenohet një epokë e re e ringjallës së shqiptarëve të viseve të okupuara. Pavarësisht kundërthënive ne mes partive politike, në qarqet e diplomacisë perëndimore ekzistonte një besim se Kosova kishte faktorin politik për marrje të vendimeve në interesin kombëtar.

Organizatat shqiptare në Perëndim tanimë filluan koordinimin e aktiviteteve politike më faktorin e brendshëm politik. Cdo lobim që bëhej në Parlamentin Evropian, NATO dhe institucione tjera evropiane tanimë kërkesat nuk shkonin si të një organizate,  por si kerkesa të koordinuara më faktorin politik kosovar.

Në këtë kontekst Behare Rexhepi do të organizonte takim të drejtperdrejt të liderëve shqiptarë më liderët evropianë në Bruksel, Strasburg e gjetiu, e në anën tjetër po kështu do të vepronte edhe J.Diogardi. Mbi 27 rezoluta të aprovuara në favor të Kosovës nga Parlamenti Evropian të gjitha u projektuan në bashkëpunim më Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin , Mark Krasniqin.....

Lobimi që zhvillohej në Evropë dhe SHBA nuk bëhëj në forma të pavaruara, por këto orgniazata luanin rolin e ambasadave të Kosovës dhe vepronin në harmoni të plotë më faktorin politik të brendshëm.

Shuraja e organizatave lobuese në Perëndim

Image

Më çlirimin e Kosovës një pjesë e tyre pushuan misionin,  duke menduar se u krijuan kushtet që më përvojen e tyre t’i sherbejnë shtetit të Kosovës. Një pjesë vazhdojnë të veprojnë, por aktivitetët e tyre janë të zbehta dhe të pa suksesshme.

Nga nostalgjia e kaluar disa organizata ende janë aktive  duke menduar se roli i tyre është i pazëvëndësueshëm. Disa ende janë aktivë sa për të zhvatur djerësën dhe paranë e mergimtarëve. Disa janë në shërbim të partive politike .

Letrat derguar diplomacisë botërore kundërproduktive

Letrat e disave nga këto organizata që ua dërgojnë personaliteteve politike euro-amerikane janë kundërproduktive dhe nuk i sherbejnë interesave të shtetit tonë. Gjuha diplomatika e përdorur në ato letra është gjuhë që tregojmë se ne nuk jemi shtet por një provincë fisnore. Madje gjuhë diplomatike nuk përdorin as partitë politike duke filluar nga Albin Kurti e deri të partia më e vogël kur këta i drejtohen  institucioneve perëndimore ose personaliteteve botërore.

Para pak vitësh kryetari i Kosovës Hashim Thaçi i drejtohej liderëve evropianë, se nëse ju nuk e bëni liberalizimin e vizave ne kërkojmë ndihmë tjetërkund që jepte të kuptohej se do kerkonte ndihmë nga Rusia.

Para pak ditësh Albin Kurti, i shkruan letër D.Trumpit për të informuar se ai është i keqinformuar për situatën në Kosovë nga Hashim Thaçi. Albini ua bënë të qartë botës se Kosova funksionon në baza fisnore ku forca (dhuna ) është mjet i kapjës së shtetit.

Reagimet kundër Borellit janë pa fije diplomacie, sepse Boreli deklraoi se nese ju shqiptarët dhe serbët pajtoheni edhe ne pajtohemi. Pra , a pajtohemi ne për ndryshim të kufijve është çeshtja jonë e jo e Borelit.

Kosova duhet të forocjë lobin e shqiptarëve në diasporë

Image

Menjëherë pas luftës, Ibrahim Rugova në bashkëpunim më Hashim Thaçin ndanë mjete materiale për lobim pranë isntitucioneve evropiane. Fatkeqësisht në këtë grup dy liderët tanë emëruan Ramë Manaj që ta dirigjonte grupin e këtij lobi fantom dhe që kurrë nuk pati sukses edhepse paguheshin më qindëramijëra DM.   Në krye të këtij misioni e kishin organizuar një romun apo hungarez (nuk më kujtohet) i cili nuk kishte asnjë ditë praktikë e as njohuri si zhvilloheshin relacionet më personalitete të larta politike, dhe dështuan.

Vazhdimisht qeveria e Kosovës paguan miliona euro të destinuara për lobim , mirëpo gjithnjë i ngarkon ata që më shumë përfitojnë për interesa personale e as që interesohen për Kosovën.

Do të ishte në interes të Kosovës , që lobi shqiptar të aktivizohet sepse kurrë nuk është vonë, por lobi dhe qeveria të jenë në koordinim dhe sukseset e lobit kurrë nuk duhet të publikohen në asnjë mjet të informimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat