Korona turp të keshë i lëndove dhe i trishtove shumë fëmijët

Opinione

Korona turp të keshë i lëndove dhe i trishtove shumë fëmijët

Nga: Ejup Berisha Më: 8 maj 2020 Në ora: 11:35
Ejup Berisha

Virusi Corona e prishi rendin dhe mënyrën normale të të jetuarit të njerëzve në tërë rruzullin tokësor. Me tu kuptuar situata se po shpërthen virusi  autoritetet Qeveritare të shteteve të ndryshme të botës filluan të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe për kufizimin e efekteve negative nga përhapja e Virusit Korona.

 Është normale që kur të paraqiten situata të tilla të rrezikshme dhe të  jashtëzakonshme që njerëzimi të mobilizohet me qëllim që të gjenden mënyra adekuate e efikase  për mbrojtje të njerëzve nga rreziqe për shëndetin dhe jetët e tyre. Por kjo vlen derisa Virusi është në gjendje përhapjeje masive dhe  përparimi.

Tani meqë përhapja e virusit ka filluar të bie dhe përparimi i tij ka filluar të ngadalësohet është e preferueshme që të bëhen përpjekje për hapjen e jetës apo për heqjen graduale të kufizimeve dhe të masave mbrojtëse. Pas çdo krize jeta duhet të vazhdojë dhe kushtet e jetës të normalizohen. Është e pakuptimtë që të mbahet gjendja e cila ishte prezente gjatë këtyre gati dy muajve të krizës me Virusin Korona. Kur jemi te ky i fundit dua tia bëj me dije të njëjtit se kurr nuk do tia fal faktin që i ka trishtuar fëmijët pra  asnjëherë nuk do tia fal këtë gjë. Fëmijët edhe në jetën e përditshme janë qenie shumë lehtë të lëndueshme dhe të frikësuara ndërsa gjatë përhapjes së virusit fëmijët u bombarduan me plot lajme të rrezikshme dhe të trishtueshme Bravo në thonjëza Korona.

Një Bravo e ngjashme për shumicën e portaleve tendencioze dhe qëllimkëqija të cilat duke vrapuar pas përfitimeve materiale na bombarduan me lloj lloj lajmesh dhe informacionesh. I pyes themeluesit e këtyre mediave apo rrjeteve të cilat shpërdajnë lajme dhe informacione se si mundën të jenë kaq tendencioz dhe qëllimkëqij si  nuk ju erdh aspak keq që ti trishtojnë dhe frikësojnë  fëmijët.

Prandaj dikush prej mediave të tilla duhet të mbaj përgjegjësi dhe të dënohet. Nëse dalëngadalë bota ka filluar ta fitojë betejën me Virusin Korona njerëzimi si duket në çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve e ka humbur luftën me njerëzllëkun meqë dikush për përfitime personale i trishtoi fëmijët këta engjëj të trishtuar me  shpirtëra shumë lehtë të lëndueshëm. Profeti Muhamed pas një beteje në luftërat e tij bashk me ndjekësit e tij pas përfundimit të suksesshëm të betejës në fjalë i kishte pyetur bashluftëtarët e tij a mos vallë  është bërë ndonjë dëm eventual pra gjatë kohës sa ka zgjatur beteja ata i ishin përgjigjur profetit se është lënduar një fëmijë dhe Profeti Muhamed atyre u kishte thënë që mos të gëzohen shumë nga fitorja sepse beteja qenka humbur.

Edhe njerëzimi mos të gëzohet aq shumë nga fitorja eventuale në raport me virusin Korona sepse beteja është humbur meqë kemi shumë shpirtëra të njomë të trishtuar të frikësuar dhe të lënduar. Vallë pse nuk funksionoi humaniteti dhe solidariteti njerëzor gjatë kohës së krizës më të madhe humanitare shëndetësorë.             

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat