Shtetet e Ballkanit dhe Modeli i pastër elitar i demokracisë

Opinione

Shtetet e Ballkanit dhe Modeli i pastër elitar i demokracisë

Nga: Ejup Berisha Më: 12 maj 2020 Në ora: 18:43
Ejup Berisha

Demokracia në shtetet e Ballkanit apo ai nivel shumë i pakët dhe i vogël i saj i instaluar,i  mundësuar apo dhe i lejuar është i pastër elitar që nënkupton se demokracia në to është e kufizuar.Pra në këto shtete  Demokracia është e lejuar vetëmse për elitat e angazhuara në politikë qofshin ato në pushtet apo dhe në opozitë. Për të gjithë këta pra  vlenë demokracia ndërsapër të  gjitëtë shtresat e tjera të njerëzvepsh edhe për qytetarët e rëndomtë nuk ka demokraci apo ajo nuk vlenë për ta edhe pse më së shumti nevojë për të kanë qytetarët sesa vet elitat politike. Kjo është kështu pasiqë elitat politike e kanë përvetësuar demokracinë ndërsa për të tjerët këta paralelisht kanë instaluar sistemin e kundërt të demokracisë autokracinë. Kjo që u tha më lartë vlenë për shtetet e Ballkanit të cilat nuk kanë kurrfar traditë demokratike të të qeverisurit apo të të drejtuarit si dhe të  udhëhequrit por të njëjtjtat më tepër kanë qenë të orientuara dhe të ballafaquara me modele autokratike e deri diku dhe diktatoriale të të sunduarit.

Elitat politike në shtetet e  Gadishullit Ballkanik akoma edhe tridhjet vite pas revolucionit demokratik që njihet si Rënie e perdes së hekurt apo si  rrëzim i murit të Berlinit në vitin 1989 sundojnë me shtetin me shoqërinë dhe me njerëzit e rëndomtë në përgjithësi e nuk qeverisin. Elitat politike në shtetet tona i gëzojnë të gjitha të drejtat politike dhe privilegjet ekonomike e financiare ndërsa të tjerët jo apo kjo varet nga ajo se sa ata janë të afërt me elitat politike. Këto të fundit siç thashë e kanë përvetësuar padrejtësisht  demokracinë për vete apo dhe e kanë privatizuar atë. Kjo i bie sikurse Demokracia të ishte mall i baballarëve të tyre e jo sistem i përgjithshëm i qeverisjes që duhet tu takoj të gjithë njerëzve. Demokracia e vërtetë pra është sistem i përgjithshëm i të qeverisurit dhe ajo sipas logjikës dhe arsyes së shëndoshë nuk lejon përjashtimin e askujt por e stimulon dhe e lejon përfshirjen e gjithkujt në sistemin e saj të të qeverisurit, të të drejtuarit apo dhe të udhëhequrit. Për Demokracinë dhe në të nuk ka vend për diskriminim këtë të fundit e bëjnë apo e zbatojnë elitat politike, këto  pra i diskriminojnë të gjithë të tjerët përpos vetes së tyre. Atëher pse këta e konsiderojnë veten demokrat kur nuk janë aspak të tillë.

Uzurpatorët,kufizuesit dhe ata që diskriminojnë nuk janë dhe nuk mund të jenë aspak dhekurrë demokrat. Përfaqsuesit e elitave politike te ne e kanë uzurpuar ambientin politik vetëmse për veten e tyre dhe këta me këtë rast i kanë uzurpuar edhe të gjitha privilegjet dhe të mirat shtetërore dhe shoqërore dhe këto tani u takojnë vetëmse atyre e askuj tjetër. Elitat politike i kanë uzurpuar edhe liritë dhe të drejtat e njeriut. Këta më tej e kanë uzurpuar edhe vetë demokracinë siç shkrova edhe në fillim të këtij shkrimi. Elitat politike i kanë përjashtuar të gjithë të tjerët nga pjesmarrja në politikë përveq vetvetes që e favorizojnë më së shumti në politikë. Kjo mund të vërehet nga fakti se të njëjtat elita me dekada të tëra pa asnjë ndërprerje dhe pa kurrfar ndryshimi janë prezent në politikë.

Ky veprim pra është i pastër jodemokratik.   Më tej Uzurpimi dhe përjashtimi i kanë krijuar kushte paraqitjes së diskriminimit.Me këtë rast të gjithë njerëzit e tjerë në shtet dhe në shoqëri  janë të diskriminuar përpos politikanëve. Prandaj duke i pasur parasyshë të gjitha këto favore për politikanët dhe të gjitha ato  disfavore për shtresat e tjera të njerëzve duhet konkluduar se te ne Demokracia është e pjesëshme pra ajo nuk është sistem i përgjithshëm i qeverisjes prandaj te ne Demokracia është elitiste ndërsa në shtetet më të zhvilluara dhe më të pasura të botës ajo është elitiste- korporativiste me nivel më të ulët uzurpimi,përjastimi dhe diskriminimi. Apo me një përfshirje më të gjërë të shtresave tjera të njerëzve në politikë dhe në qeverisje pa monopol dhe kurrfar  favorizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat