A janë dosjet e hapura ndaj tij, shkak që Isa Mustafa e prishi koalicionin me Albin Kurtin..!?

Opinione

A janë dosjet e hapura ndaj tij, shkak që Isa Mustafa e prishi koalicionin me Albin Kurtin..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 14 maj 2020 Në ora: 00:34
Rexhep Elezaj

Që në fillim po e sjelli një vlerësim të kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, të cilin e ka shpalosur në intervistën dhënë para tri ditëve RTK-së, ku ndër të tjera ai, thotë;

“Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtaret, linçime nga më tē ndryshmet, etj.”!

Nëse kësaj fjalie e dalë nga goja e z. Mustafa, ia bëjmë një skanim pak më të thellë logjik dhe psikologjik, domosdo se kjo na kthen në kohën e negociatave LDK-LVV për arritjen e marrëveshjes për koalicion bashkë qeverisës, pikërisht në atë momentin kur I. Mustaf i kërkon z. Kurti, që i pari të zgjedh ministritë që do t’i takonin LDK-së, gjë që kjo kërkesë miratohet nga z. Kurti, dhe ky, pa një pa dy, të parën ministri do e zgjedh Ministrinë për punë të brendshme.

A thua pse e bëri këtë zgjedhje I. Mustafa, pyetje kjo të cilën ia kam shtruar vetes qysh atëherë, pse I. M. bash të parën e zgjodhi këtë ministri, kur ishte e pritshme që LDK-Ja të parën ministri do ta zgjedh ministrinë për ekonomi dhe financa, por jo, dhe këtë veprim e ka zbuluar vetë I. M. në citatin më lartë, ngase ky qysh pa u arritur ende koalicioni paskësh pasur frikën, se nëse Kurti e merr këtë ministri, “do arrestohen njerëzit me urdhra politik, do krijohen dosje për kundërshtarët, linçime nga më të ndryshmet, etj.”!?

Pra, a nuk e zbulon vetë I. Mustafa pas 4 muajve frikën e tij, se dosja e ngritur kundër tij para 7 viteve nga një grup bashkëthemelues të Fondit për dyshim të bazuar për tjetërsim të mjeteve të mbetura në Fondin Republikës së Kosovës, që njihet si 3%-it, e cila dosje aktualisht gjendet në sirtarët e Prokurorisë speciale të Kosovës, se po të mbetej ministria për punë të brendshme në dorë të A. Kurtit, ky “do krijonte dosje për kundërshtarët..”, prandaj kjo deklaratë e tij e zbulon edhe një fakt tjetër kyç, se pse ishte aq i shpejt dhe agresiv reagimi ndaj shkarkimit të A. Veliut nga posti i ministrit për punë të brendshme si dhe vendimi i LDK-së që ta braktiste koalicionin qeverisës me LVV-je, duke ngritur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Ishte aq i shpejt reagimi i I. M., pikërisht nga paniku i tij, se mos ndoshta A. Kurti me shkarkimin e A. Veliut po donë ta marrë këtë ministri në duart e veta për qëllime hakmarrëse ndaj “kundërshtarëve politikë”, duke ua hapur dosjet dhe duke filluar procesin e gjykimeve ndaj gjithë atyre që i kanë keqpërdorë dhe vjedhur paratë e shtetit të Kosovës!?

Unë personalisht besoj në këtë opsion, sepse vetë intervista e I. M. në RTK i dekonspiron qartë qëndrimet e tij hileqare si dhe frikën nga veprimet e z. Albin Kurti, meqë lufta kundër korrupsionit dhe abuzuesve me pasuritë e popullit dhe të shtetit, ishte motoja kryesore e fushatës zgjedhore të LVV-je në zgjedhjet e 6 tetorit 2019..!

Ndërsa, nisur nga këto fakte që u ceken më lartë si të tjera që nuk u përmendën në këtë shkrim-analizë, e them, se spekulimet rreth rrëzimit të qeverisë “Kurti” për shkak të “anti-ameriknizmit” të tij, për shkak të mos heqjes së taksës për mallrat serbe dhe vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, etj., ishin asgjë tjetër përveç se broçkulla për fëmijë, ngase shkaku kryesor dhe esencial për rrëzimin e kryeministrit A. Kurti, ishte dhe ende mbetet në fuqi tek ata të cilët u bënë bashkë për eliminimin e tij nga skena politike, frika nga denoncimi ligjor si dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme gjithë atyre të cilët kanë dosje gjyqësore pranë gjykatave, si dhe ata të cilët i kanë vjedhur paratë e shtetit do burgosen nga qeveria “Kurti”.

Mendoi se Albin Kurti do duhej ta dinte, këtë fakt dhe të i informonte edhe partnerët e Kosovës në krye me SHBA-të, se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, i kanë tjetërsuar miliona marka nga fondet e Republikës së Kosovës, ashtu siç ka bërë edhe Hashim Tha-i me paret e Fondit “Vendlindja Therret”. Prokuroria e Kosovës do duhej t’i zbatonte ligjet e aprovuara nga Kuvendi dhe të rifillojë lëndët të cilat po presin në sirtarë për shqyrtim, e jo duke e kamufluar proceset me çështje dytësore, veçse duke e hapur lëndën ndaj Bukoshit dhe Isa Mustafës për 3%-shin..!

Pra, ky është shkaku i vërtetë i rrëzimit të qeverisë “Kurti”, e jo trillimet tjera të rrejshme dhe manipuluese..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat