Njerëzit duhet marrë mësime nga Virusi Korona

Opinione

Njerëzit duhet marrë mësime nga Virusi Korona

Nga: Ejup Berisha Më: 15 maj 2020 Në ora: 19:19
Ejup Berisha

A na mbushi mend Virusi Korona apo na i ka nxjerr edhe ato shume pak mend që i kishim në kokë ky virus. E parshtrova këtë qështje meqë gjatë kohës që u përhap lajmi për paraqitjen e Pandemisë në tërë botën, edhe pse u izoluam gati të gjithë banorët e rruzullit tokësor përveq suedezëve që janë banorët më të mençur të globit sepse këta nuk pranuan që të izoloheshin dhe si duket bënë më mirë që nuk e bënë një gjë të tillë sepse izolimi te ne shkaktoi më shumë telashe dhe vështërsi sesa te suedezët që nuk u izoluan. Me këtë rast nëpër shumë rrjete sociale pata lexuar porosi se tani e tutje njerëzve u duhen ndryshimet dhe atë rrënjësore duke filluar nga mënyra e të vepruarit nga e të menduarit ndryshim në mënyrat e sjelljeve etj etj. Këto sipas fjalëve, sygjerimeve dhe ideve të njerëzve të cilat i publikonin përditë nëpër rrjetet sociale nënkuptonte se njerëzimi duhej të bënte reset të trurit dhe refresh të mendjes për të vazhduar jetën më tutje pas virusit me ide tjera, stil të ri dhe me mendje më ndryshe. Kjo si duket ishte vetëmse një dëshirë e momentit derisa nuk kaloi kriza më pas që të vazhdohet me të avazin e vjetër.

Si duket njeriu kur ndodhet në vështërsi të mëdha a e keni dëgjuar se si përher thotë vetëm ta kaloj këtë situate apo gjendje krize dhe gjithçka do ta filloj nga e para më ndryshe më tjetër dhe më mirë. Dhe me tu liruar pak nga kriza e Virusit Korona dy muaj më vonë pasiqë njerëzit filluan të dalin jashta shtëpive të tyre e shoh se gjendja me veprimet dhe sjelljet e tyre vazhdojnë të jetë sërish të njëjta pra këta akoma vazhdojnë të sillen keq me nervozizëm pa respekt dhe me arrogancë me njëri tjetrin sikurse para krizës me Virusin.

Athua vallë nuk u dha kurrfar mësimi pozitiv Virusi Korona, athua njerëzit nuk e kuptuan faktin se duhet ti ndryshojnë sjelljet,veprimet dhe çasjet e tyre në aspekt më pozitiv të jenë më të mire më human dhe më solidar në raport me njëri tjetrin. Si duket jo e porosia dhe mësimi që u mundua të na e jepë Perendia përmes Virusit Korona ishte mu kjo silluni më ndryshe më me respekt më me humanitet dhe me solidaritet më më madh.

Unë nuk jam njeri tendencioz por si duket për ti zbutur akoma më tej njerëzit nuk duhet të largohet Virusi Korona. Disa si duket harruan çfar thane çfar porositën dhe çka sygjeruan gjatë kohës sa ishin në izolim. Dhe ata porositë idetë dhe sygjerimet i kishin aq pozitive dhe aq me vend sa që thash se ata që do të shpëtojnë nga Korona do ta kenë rastin tepër ideal të jetojnë në një botë krejtësisht më ndryshe me ndodhi e gjëra më të bukura dhe me sjellje dhe veprime më pozitive dhe krejt më ndryshe. Ky pra duhet të jetë ai fillimi I ri me ndryshimet e nevojshme të domosdoshme dhe të shumpritura për njerëzit në peridhën pas virusit. Ne duhet pranuar faktin se një kohë të gjatë para paraqitjes së Virusit dolëm jashta kontrolli dhe bënim gjëra shumë të këqija të liga dhe të tmerrshme ndaj njëri tjetrit, të cilat ishin dhe janë të papranueshme jo vetëmse për njerëzimin por edhe për Perendinë. Nëse ju kujtohet Perendia ka thënë duajeni dhe respektoni njëri tjetrin që të mund tu dua tu respektoj dhe tu falë mëshirë dhe fat juve unë.

Pra edhe njëher do të përsëris u desht të paraqitej Virusi Korona që ne të gjithë të binim me këmbë në tokë dhe ta kuptojmë se mënyra e deritashme e jetës dhe e sjelljeve tona nuk duhet të vazhdojnë mëtutje dhe se na duhen ndryshime pozitive në mënyrën e vajtjes jo vetëm të sjelljeve tona në raport me njëri tjetrin por nevoitet edhe një rishqyrtim i qasjeve tona ndaj vet jetës. Prandaj duhet ndryshuar ndonjëher ose sot ose asnjëher më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat