Vjosa Osmani, liria pa drejtësi nuk ka kuptim!

Opinione

Vjosa Osmani, liria pa drejtësi nuk ka kuptim!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 16 maj 2020 Në ora: 18:40
Vjosa Osmani

Me rastin e përkujtimit të 22-vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, më 9 maj 2020, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani me të drejtë dhe me plot arsye pohoi të vërtetën aksiomatike se : “ LERIA PA DREJTËSI NUK KA KUPTIM! Sot, Kosova është e lirë, e Iliri hero! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilirin dhe për të gjithë heronjtë e Kosovës”.

Këtë shembull pozitiv njerëzor, kombëtar e shtetëror për vënien e ligjit dhe të djretësisë në veprim, do të duhej ta ndiqnin edhe presidentët dhe  kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke kërkuar nga institucionet përktaëse zbardhjen e vrasjes së heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj.

Pikërisht më 9 maj 2020, bëhen 22 vite qëkur Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj vriten në afërsi të Shkëmbit Miliskaj në Bajram Curr nga një bandë terrorisite shqipfolëse. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 2 dekada, këtë krim të rëndë që përbën vepër penale, gjykatat dhe drejtësia e Shqipërisë ende nuk e kanë zbardhur!?

-Çfarë do të thotë kjo heshtje e mistershme 22-vjeçare për viktimat pa drejtësi, të cilat janë vrarë brenda territorit të Shqipërisë, e cila nuk ishte e përfshirë në luftën e Kosovës?

-Çfarë do të thotë kjo padrejtësi, të vriten heronjtë e UÇK-së, e drejtësia e Shqipërisë të mos japë kurrfarë verdikti juridiko-ligjor për këtë krim monstruoz barbarik, të kryer më 9 maj 1998?

Duke qenë se Ilir Konushevci dhe mjeku Hazir Malaj kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, pse  drejtuesit e saj me kompetencë në kohë paqeje (2000-2020) nuk kanë ushtruar procedurë ligjore tek gjykatat përkatëse të Tiranës, të Prishtinës dhe tek gjykatat evropiane  ndërkombëtare, duke kërkuar  ndëshkimin e këtij krimi terrorist ndaj tyre?

Pse gjatë 22 viteve të shkuara, organiztatat  joqeveritare dhe të  shoqërisë civile në Shqipëri dhe në Kosovë, asnjëherë nuk janë ngritur për të protestuar dhe për të kërkuar publikisht nxjerrjen para gjyqi të vrasësve të heronjve të Kosovës, Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr.Hazir Malaj, duke qenë se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe e lirive të njeriut janë alfa dhe e omega e shtetit të së drejtës dhe e demokracisë?

 Vjosa Osmani me drejtë APELON për zbardhjen e vrasjes së  Ilirit dhe të Hazirit

Me rastin e përkujtimit të 22-vjetorit të rënies së Ilir Konushevcit dhe të Dr. Hazir Malës (9 maj 1998-9 maj 2020), Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, tha :“Në prag të çlirimit të Kosovës, Ilir Konushevci u bë lajmëtar  i lirisë. Ai u vra në misionin e tij fisnik përkrah mjekut tropojan Hazir Malaj, teksa po sillnin pushkët e lirisë dhe, në kohën kur përpjekja për lirinë e vendit jo vetëm që kishte marrë formë, por edhe ishte afër. U vra në pritë në Bajram Curr, e fare pak para se të shkelë në Kosovë, në tokën për të cilën nuk rreshti së punuari kurrë. Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim! Sot, Kosova është e lirë, e Iliri hero! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilirin dhe të gjithë heronjtë e Kosovës”.

Shpresoj se flijimi i këtyre heronjve për lirinë e Kosovës ka prekur ndërgjegjën tonë etike, humane dhe njerëzore, që të paktën post mortem, të ngremë zërin kundër padrejtësisë së heshtur 22-vjeçare, që u është bërë këtyre heronjve shqiptarë, të cilët flijuan jetët e tyre, që ne sot, të jetojmë në liri në Kosovën e pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat