Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë zonjën Madeleine Albright!

Opinione

Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë zonjën Madeleine Albright!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 16 maj 2020 Në ora: 19:22
Madeleine Albright

Zonja e "hekurtë", Sekretarja e shtetit Amerikan, mikesha e popullit shqiptar, është figura më emblematike e popullit të Kosovës, e cila nuk duhet të harrohet asnjëhere për punën e saj të madhe që e bëri për Kosovën.

Në kohën kur shqiptarët e Kosovës, përndiqeshin nga trojet e tyre, po vraheshin nga forcat serbe, ishte ajo Sekretarja e shtetit Amerikan zonja Madeleine Albright, e cila kishte marë përsipër një detyrë historike për ti shpëtuar shqiptarët e Kosovës, dhe njëherit ishte ajo e cila e ndalojë kasapin e Ballkanit Millosheviqin, që ti ndal krimet.

Asnjëhere nuk guxojmë ta harrojmë kohën, mundin, angazhimin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Presidentit historikë Bill Clinton dhe të zonjës Madeleine Albright, e cila i kishte dhënë vetës detyrë të madhe që më në fund të ndalojë gjakëderdhjen në Kosovë..

Kjo zonjë e madhe e Diplomacisë Amerikane, pati veshtërsi të madhe për të pajtuar gjithë spektrin politikë dhe krahun e luftës që të flasin me një gojë në konferencën e madhe të Rambujesë, në të cilën konferencë u morën vendimet historike për të ardhmen e Kosovës.

Zonja Madeleine Albright, gjatë angazhimit të saj për të arritur paqen në Kosovë, u angazhua me gjithë kapacitetin e saj duke lëvizur gjithëandej që nga Washingtoni, Brukseli, Parisi me një fjalë orë dhe ditë të tëra i shpenzojë, i kalojë në aeroplanin e Diplomacisë Amerikane, duke kërkuar rrugë diplomatike, për ta ndalur gjenocidin e forcave serbe në Kosovë.

Në shenjë të ditëlindjes të 15 majit të vitit 1937, institutcionet e shtetit të Kosovës, liderët e partive politike dhe shumë figura tjera të cilët ishin dëshmitarë të kohës për kontributin dhe angazhimin e saj, kanë obligim moralë dhe njerzorë që të urojnë dhe bekojnë zonjën e madhe të Diplomacisë Amerikane për ditëlindjen e saj.

Miku i mirë i cili të gjindet në ditë të vështira nuk duhet të harrohet asnjëhere.

Andaj popullizimi i disa liderëve politikë dhe klaneve nepër partit politike dhe gjithëandej për dashurin ndajë amerikanizmit, ka filluar të zbehet dhe më shumë i perngjanë retorikës demagogjike për interesat e tyre duke harruar të mirat që na i bëri Amerika.

Ta përdorësh amerikanizmin vetëm atëhere kur të afrohet ndonjë interes personal për tu avancuar në pozita apo për ta zgjatë karierën politike është e pasinqert dhe këtë e bejnë vetëm njerëzit dhe politikanët të cilëve u mungon vlera morale, njerëzore dhe integriteti.

Kosova i ka borgjë zonjës Madeleine Albright, që asaj ti ndërtohet edhe një përmendore në një shesh apo bulevardë të qyteteve të Kosovës.

Bombardimi i Serbisë nga forcat e NATO-së, për ti ndalur krimet në Kosovë, është padyshim meritë dhe iniciativë e zonjës Albright.

Andaj në fund populli shqiptarë i Kosovës, është gjithmonë mirënjohës dhe do ta respektojë figurën diplomatike e cila është e lidhur me historinë e re të Kosovës, zonjën Madeleine Albright emëri i të cilës është i njohur në çdo familje shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat