Shtëpia e Shëndetit në Preshevë të emërtohet: ‘Doktor Reshat Ymeri’!

Opinione

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë të emërtohet: ‘Doktor Reshat Ymeri’!

Nga: Nehat Hyseni Më: 18 maj 2020 Në ora: 07:09
Nehat Hyseni

Në shenjë nderimi e respekti për figurën heroike të luftës së Shqiptarve të Luginës së Preshevës për liri dhe si legjendë e vërtetë në misionin fisnik të mjekësisë preshevare, Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë ta emërtojmë me emrin e Doktor Reshat Ymerit.

Në këtë mënyrë do e nderonim këtë figurë madhështore dhe do i bënim nderë Preshevës dhe Luginës e mbarë Shqiptarisë!

Komuna e Preshevës, më 15 mars 2O2O, në mënyrë të befasishme dhe të papritur, humbi Doktor Reshat Ymerin, njeriun më të dashur, ‘mjekun popullor’ që tërë jetën e Tij ia përkushtoi pacientëve, duke i shërbyer popullit me devotshmëri e përkushtim të plotë 24 orë në ditë!

Pa marrë parasysh se a ishte festë, apo kudo që ndodhej, madje edhe poqese ishte mysafir në ahengje dasme, etj., si dhe në çdo kohë të ditës e natës apo të fundjavës, kur të gjithë shijonim pushimin e merituar dhe aq shumë të nevojshëm, Doktor Reshat Ymeri përgjigjej gjithëmonë e në çdo rast në thirrjet telefonike për ndihmë urgjente të pacientëve, duke u shërbyer atyre pa përtesë dhe me përkushtim maksimal e mbinjerëzor.

Pa marrë parasysh se në çfarë gjendje ndodhej pacienti në momentin përkatës, Doktor Reshati asnjëeherë nuk dorëzohej në përpjekjet e tia titanike për të shpëtuar jetën e rrezikuar të pacientëve, duke mos hezituar që të ndërmerr edhe masat më radikale në momentin dhe kohën e duhur.

Jeta e pacientit për Doktor Reshat Ymerin ishte vlerë e madhe, për të cilën ai e sakrifikoi në raste të panumërta edhe jetën e tij.

Sepse, shpeshëherë, faktori kohë, dmth intervenimi në momentin përkatës, është element përcaktues midis jetës dhe vdekjes për pacientët, meqë nuk kishte zgjidhje tjetër, në mungesë kohe për dërgimin e pacientëve në institucione spitalore me kushte të nevojëshme për intervenim profesional, por Doktor Reshati nuk dorëzohej dhe asnjëherë nuk hezitoi për të dhënë ndihmën përkatëse mjekësore, madje edhe me aplikimin e masave më radikale të mjekësisë, që realisht Doktor Reshatin e bënë hero të punës dhe njeri me vlera mbinjerëzore.

Por, Doktor Reshat Ymeri nuk njihet vetëm si hero i mjekësisë preshevare në paqe dhe në kushte normale.

Jo, jo!

Përkundrazi!

Doktor Reshat Ymeri ishte edhe mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, i cili mjekoi me sukses ushtarët tanë të lirisë në Luginën e Preshevës, gjatë tërë kohës së konfliktit të armatosur 2OOO - 2OO1 në Luginë të Preshevës. Heroizmi i treguar i Doktor Reshat Ymerit duke intervenuar nën breshërinë e dendur të predhave të armikut, ai me guximin mbinjerëzor sakrifikoi jetën e vet në kohën kur ishim në bllokadë totale të Xhandarmerisë së Serbisë, që kontrollonin çdo pëllëmbë të kësaj toke stërgjyshore të Shqiptarve në Luginë të Preshevës, është mrekulli e Zotit se si arriti tek të plagosurit dhe bëri maksimumin për shpëtimin e jetëve të njoma të martirëve të lirisë së kësaj pjese të gjeografisë kombëtare të Shqiptarve në Ballkanin Perëndimor.

Pra, Doktor Reshati ishte edhe Hero i Luftës së UÇPMB-së, dmth të Shqiptarve të Luginës së Preshevës për liri, barazi dhe të drejta kombëtare e njerëzore, në këto troje të tyre ku janë autoktonë dhe jetojnë me mijëra vjet, që nga lashtësia shumë e herëshme e fillimeve të para të civilizimit të shoqërisë njerëzore.

Prandaj, figura e ndritur e Doktor Reshatit si Hero i Punës në paqe dhe si Hero i Luftës gjatë luftës së lavdishme të UÇPMB-së, por edhe si aktivist politikë i dalluar e si këshillëtar i Kuvendit të Komunës së Preshevës në disa mandate dhe si ish Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, na obligon që ta emërtojmë këtë institucion shëndetësor, ku ai punoi prej fillimit të punës si mjek e deri në pensionimin e merituar në dhjetor të vitit 2O17, na obligon që këtë institucion ta emërojmë:

SHTËPIA E SHËNDETIT ‘DOKTOR RESHAT YMERI’ në Preshevë.

Në këtë mënyrë ne do ta nderonim figurën e ndritur të Doktor Reshat Ymerit, duke përçuar mesazhin edukativ për ndjekjen e shembëlltyrës së tij të ndritur e heroike në luftë e në paqe dhe duke ndjekur e zbatuar në përpikmëri Betimin e Hipokratit si askush tjetër në historinë e respektuar të mjekësisë preshevare, si dhe do ta respektonim sadopak dhe në mënyrë të denjë këtë figurë legjendare që dha aq shumë dhe sakrifiko veten, duke ia përkushtuar një jetë të tërë kauzës tonë kmbëtare, në shërbim të pacientëve dhe në luftën tonë të lavdishme për të drejta kombëtare e njerëzore të Shqiptarve të Luginës së Preshevës në këto treva tona stërgjyshore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat