Shqiptarët kurrë më keq nuk i kanë pasur punët derisa po vuajnë nga politika, ekonomia dhe budallakia

Opinione

Shqiptarët kurrë më keq nuk i kanë pasur punët derisa po vuajnë nga politika, ekonomia dhe budallakia

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 maj 2020 Në ora: 08:10
Ragip Guraziu

Gjykata Kushtetuese i reagon Presidentit dhe Kryeministrit: Boll më me presion ndaj nesh, duke u ankuar për presion ndaj punës së saj.

Sipas Gjykatës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti “po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”.

“Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore”, ka thënë Gjykata, në një reagim.

Reagimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore.

Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individual, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese rikujton se vepron si tërësi, në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore që qeverisin vendimmarrjen e saj.

Gjykata Kushtetuese siguron publikun se nuk do t’i nështrohet presioneve dhe kërcënimeve të tilla, dhe se nuk ka nevojë për mbrojtje politike apo publike nga askush, sepse Kushtetuta dhe ligji ia ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Në fund, Gjykata Kushtetuese fton të gjitha palët në procedurë që të përmbahen nga komentet dhe veprimet që synojnë të ndikojnë apo paragjykojnë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, në këtë apo cilëndo çështje tjetër. Kjo na le të kujtojmë se Gjykata Kushtetuese me të vërtet paska qenë për gjithë këto vite në presion të politikës dhe jo së drejtës e saj,që tani u dorzuan para Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Thaçit,dhe këtë kjo Gjukatë ka mundur këtë siklet ta publikojë vitet më parë,e jo pas 20 viteve.

Anton Berisha largohet nga AAK-ja e Ramush Haradinajt

Jo rastësisht,Anton Berisha ka dhënë dorëheqje nga AAK’ja, i cili njëherit ishte zëvendësministër gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka bërë të ditur edhe arsyet e dorëheqjes së tij.

“Krahas bashkēpunimit të mirë ka pasur qasje të ndryshme edhe me vetë ish kryeministrin. Për hir të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, kam vazhduar angazhimet deri në ditën e zgjedhjeve, 6 tetor 2019, kur kam përmbyllur aktivitetin tim politik në AAK – ndërkohë duke e formalizuar me shkrim.

Popullarieti i Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në rritje e sipër

-“Çka ka të keqe nëse Albini është musliman?, unë prej 2014 këtë e kam shënuar edhe në libër unë më me punë të politikës do të jem bukur larg prej saj. Do të jem bukur larg, jo pse i tutem apo se nuk kam bagazh por për disa shkaqe tjera. Kjo qeveri që ka ardh tani, populli ka pritur shumë, kur ishte në koalicion me LDK-në, shumë kanë folur dhe shumë kanë premtuar. Tani lind një problem tjetër që ne nuk ja jepim shancen me provu vetëveten, na nuk e lëshojmë dhe kemi me rrëzu në tokë”, Hoxh- Shefqet Krasniqi.

Burns kërkon bashkëpunim të SHBA-së dhe BE-së për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

 Politologu i Universitetit të Harvardit, Nicholas Burns përmes një postimi në Twitter ka thënë se sot Kosova është e pavarur dhe se SHBA dhe Bashkimi Evropian duhet të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial.

Ish diplomati amerikan një gjë të tillë e ka thënë përmes një postimi në Twitter, duke falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin për takimin e tij me studentët e Universitetit të Harvardit.

 “Faleminderit Kryeministër Albin Kurti për takim me studentët e Harvardit sot. Kosova është e pavarur. SHBA dhe BE duhet të punojnë së bashku për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe për ta parë atë të bëhet një anëtar i OKB-së në një Evropë të lirë, demokratike”, ka shkruar Burns në Twitter.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, gjatë një video-konference me studentët e Universitetit të Harvardit, ndër tjerash ka folur edhe rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

I pyetur për arsyet që administrata e presidentit Donald Trump kërkon një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti mendon se ambasadori Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si “arritje historike nga ana e vetë Grenell”.

 “Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe është impresioni im se ai nuk deshi të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën dhe kur duhet të bëhet diçka shpejt ju mundohuni të bëni presion dhe ka një nguti prej tij për arritje të marrëveshjes historike, duke u fokusuar më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Derisa  Lidhja Demokratike (LDK) ka afër finalizimin e programit qeverisës me subjekte politike, me të cilat synon ta ndërtojë qeverinë e re. Fokusi në të është vënë tek rimëkëmbja ekonomike pas pasojave të pandemisë,  Kurti e bën të qartë se është kryeministër deri në zgjedhje.

Lidhja Demokratike (LDK) ka afër finalizimin e programit qeverisës me subjekte politike, me të cilat synon ta ndërtojë qeverinë e re. Fokusi në të është vënë tek rimëkëmbja ekonomike pas pasojave të pandemisë.

Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, i cili është pjesë e grupit që ka negociuar koalicionin e ri, i ka thënë gazetës se takimet e rregullta me partnerët e koalicionit janë duke u zhvilluar lidhur me përgatitjen e programit. Sipas tij, zbatimi i dokumentit do të fillojë që nga dita e parë e punës së qeverisë së re.

“Në përgjithësi, fokusi i subjekteve politike është tek menaxhimi i pandemisë, si dhe te Programi i rimëkëmbjes ekonomike, natyrisht pa lënë anash edhe aspektet e tjera të sektorëve të ndryshëm, dhe tani për tani mund të themi se jemi në rrugë të mirë dhe se programi është përafruar në tërësi”, ka thënë Abrashi. “Programi i qeverisë Hoti është program i zhvillimit ekonomik, ku përfshihen menaxhimi i pandemisë dhe mëkëmbja pas pandemisë, për të kaluar më pas tek përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi”.

Që nga fillimi i muajit, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ata të Nismës Socialdemokrate, me qëllimin për ta harmonizuar programin qeverisës, ani se me to e ka firmosur më herët marrëveshjen e koalicionit. Takimet janë zhvilluar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar Hotin si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), parti e cila ka dalë e para në zgjedhje, e ka kontestuar në Kushtetuese dekretin, pasi ajo konsideron se pas mocionit të iniciuar nga LDK-ja që për prodhim pati rrëzimin e Qeverisë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Ndryshe, qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit të vitit të kaluar,votuan për ndryshime dhe i sollën fitore VV në Krye me Albin Kurtin.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjodhën sot përfaqësuesit e tyre për në Kuvendit e Kosovës ku më pas do të zgjidhet e Qeveria e re me mandat 4 vjeçar.

Në një deklaratë për mediat kreu i LVV, Albin Kurti është shprehur se, ai dhe partia e tij janë të gatshëm që të ftojnë LDK për një koalicion paszgjedhorë për krijimin e qeverisë së re. Po ashtu Kurit ka deklaruar se do të mbajë të gjitha premtimet që ka bërë më herët.

''ishte viti 1941, kur shqiptarët ishin në gjendje të mjerushme politike, ekonomike, sociale e arsimore. Ja si e argumenton dhe si e “lexon” gjendjen politike të kohës z. Mekuli, në fjalimin e tij në Pejë: “Kosova bahet qendra e eksperimentave më antinjerëzore, gjithmonë në dam të popullit shqiptar” dhe më tutje, ndër tjerash shton: “Gjatë sundimit të Jugosllavisë ashtë thithun gjaku jonë, kanë dashtun me na ligshtue ekonomikisht, kanë dashtun me marrë me forcë tokat shqiptare, me formue artificialisht shumicën e elementit sllav në kto vende.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat